Në studion e Top Talk, gazetari Artan Hoxha, si një ekspert i analizës së kriminalitetit në tërësi, vuri në dukje se Fieri, edhe pse një qytet që nuk shfaqet mediatikisht si problematik, është “baza” e kokainës në Shqipëri.
“Çdo ngarkesë e madhe me kokainë që ka destinacion Shqipërinë, bazën e ka në Fier”, theksoi Hoxha.
Duke vijuar më tej, ai nënvizon se botës së krimit nuk i intereson të ekspozohet në media, duke evituar edhe përplasjet me armë, por kjo siç thotë Artan Hoxha nuk do të thotë se nuk do të ketë, apo s’ka vrasje.
“Fieri ka marrëveshjen më të çuditshme të botës së Krimit. Paqja është se aty nuk e shohim ne, nuk e raportojnë mediat. Ti dëgjon lajmin që një kufomë u gjet në pyllin e Semanit dhe nuk ka vijim nga ai informacion. Dëgjon lajme që mbyllen aty për aty. Pra në Fier kujdesen shumë që të mos ekspozohen përballë mediave dhe vëmendjes së publikut”, u shpreh Artan Hoxha.
Sipas tij, Fieri, Tirana dhe Durrësi, janë kalatë e fundit ku funksiononte marrëveshja e krimit.
“Në marrëveshje hyjnë edhe segmente të caktuara të agjencisë të zbatimit të ligjit, përfshirë Polici, Prokurori, SHIK. Brenda Marrëveshjes, pra ti nuk më shqetëson dhe unë nuk të shqetësoj”, u shpreh Hoxha.
Më herët Artan Hoxha foli edhe për shfytëzimin e shpërqëndrimit politik nga bota e krimit të organizuar.
“Përqendrimi i vëmendjes mediatike dhe opinionit publik te zhvillimet politike kanë mundësuar nga krahu tjetër që të ketë zhvillime të rëndësishme në atë që njihet si bota e errët e krimit, e cila i shfrytëzon më së miri, sidomos këto momente”, u shpreh Hoxha, duke treguar se mediat e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë krimit të organizuar në Shqipëri gjatë kësaj periudhe ndërsa në vend media është përqendruar më shumë tek politika”, tha ai.
Te paskan paguar mire per te hedhur shashka. . E ka mire saliu kur thot je i inkriminuar. Nga i nxore keto konkluzione??? Apo “ujku ujku dhe cakalli ben kerdine” ik ore legen
O Artan je larg gjerave,larg realitetit.Me bela (kokaina) nuk meret me keta qe thua ti te krimit te organizuar sepse te gjithe jane kthyer ne biznesmen te paster e fitojne miliona euro pa plumba e pa te vrare,po pse s ka te vrara sepse s meren me keta me keto gjera.Mesuan nga bota ,po te meresh me mall se ke te gjate se te vihen miqte nga pase,po shpetove nga ata do plasi dyfeku e pas dyfekut o do jesh i vrare o gjysmen e fisit do ta kesh burgjeve.Keshtu qe c do gje ne paqe e me droge do meren trimat qe nuk dihet si e kane fundin.
Po me Fierin cfare ke? Ne ishim ne qetesi edhe ne gjendjen e jashtezakonshme te 1997! Apo do qe te behet si Shkodra?
Fieri, qyteti i enderrave te mia ?
Fierkaet gjithmone jane me droge e me femra, por kane ditur te mbajne low profile.
Ata qe i drejtojne keto pune ne Fier jetojne akoma…