Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në zonën e ish Bllokut në një biznes privat.
Nga informacionet e para mësohet se ka shpërthyer një bombol me helium që përdoret për fryrjen e tullumbaceve.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur të plagosur tre vajza që ndodheshin brenda dyqanit dhe një djalë. Ky i fundit, ishte në një argjendari që ndodhet ngjitur me dyqanin e tullumbaceve.
Gjithashtu nga shpërthimi i fuqishëm është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur, një argjendari.
Janë thyer xhamat e argjendarisë, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh të tjera.
Tiranë/Informacion paraprak nga policia:
Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(TemA)
te blloku jam, te charla dhe su trondita fare. mos nxirrni kshu lajme paniku kot o bole se ai ha me njeri
Jane plagorur tre vajza dhe tri djem. E shkerdhejne me qellim gjuhen shqipe keto injorane prvinciale.
Gjithe ai shperthim duke gjykuar nga demet. Bombola gjigande dhe jo nje po dy bashke. Gjithsesi e kaluar qofte.
Pame edhe nje makine urgjence. U fut e plagosura e pare. Pastaj pame qe u fut edhe nje tjeter. Nuk kuptuam a ishte urgjenca apo furgoni i linjes. Ambulanca duhet te kishin ardhur me shume se nje. Pasi ne keto makina jepet ndihma e pare me oksigjen apo behen kontrollet e tjera te rastit.
Info: heliumi eshte gaz iner qe as nuk digjet as nuk eksplodon.
Heliumi nuk shperthen, hapni dy libra para se te shkruani