Shiste kumbulla buzë rrugës në këmbë, policia rrugore i bllokon makinën!

15 Korrik 2019, 21:37Kronika TEMA

Fiks Fare denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Kavajës, të cilat i kanë bllokuar makinën një shitësi ambulant, që shiste kumbulla në këmbë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

Afrim Rrethi thotë se prej 20 vitesh shet kumbulla dhe misra te “Bishti Zhurit”. “E di që jemi në të zezë, po ku të shkojmë. Kemi 1 mijë halle. Gruan sëmurë, dy fëmijë. Vetë pa punë. Me këtë punë mbajmë familjen. Kam shkuar te bashkia dhe s’kanë punë. Puno më thonë.

Vetëm mbaj familjen. Disa ditë më parë na erdhi policia. Unë kisha disa qese me kumbulla në dorë dhe më thanë mos shit këtu se është burim aksidentesh. Dakord i thashë, po dal pak më tutje. Çfarë të bëj? Ku të shkoj?! Më tha polici ik shko merr makinën dhe futi kumbullat në makinë. Makinën e kisha nja 200 metra larg, të parkuar afër një magazine. Për mos t’i kundërshtuar, shkova e mora dhe ngarkova kumbullat.

Kur i ngarkova më thanë t’i ndiqja për në komisariat se do të bllokojmë makinën. Shkova me ata dhe më thanë se makina është bllokuar për 60 ditë. Tani do të paguaj 5 mijë lekë të vjetra në ditë parkim. Unë 2 mijë nxirrja në ditë, nga t’i gjej? Makinën e kam marrë me kredi. Do të bëja ndonjë tregti të vogël me kumbulla në verë dhe misra në dimër” thotë Afrimi.

Më tej shton se Policia Rrugore e Kavajës i thotë se do të dalësh në komision në Tiranë. “Unë s’kam bërë asnjë shkelje, makina ka qenë e parkuar, nuk shes me makinë. Shefit të Policisë Rrugore të Kavajës, Edi Veliut, i thashë përse ma bllokove. Më tha se kështu doja unë” pohon qytetari. Pas ankesës, Afrimi shkon të takojë shefin Edi Veliu në Policinë e Kavajës.

Ai i tregon hallet dhe problemet dhe i thotë përse ia bllokoi makinën, kur makina ka qenë e parkuar dhjetëra metra më larg. Shefi i thotë se makinën ia bllokoi se është bërë pengesë në rrethrrotullim. Qytetari i kërkon shpjegim dhe i thotë se në rrethrrotullim ka qenë në këmbë, nuk ka qenë me makinë. Shefi i përgjigjet se nuk ia zgjidh ai problemet dhe tani çështja ka kaluar në komision në Tiranë. “Ik zgjidhe atje. Mos ta zhbllokojnë ata” i thotë shefi.

Qytetari këmbëngul se përse i është bllokuar se ka edhe mall brenda dhe makinën e ka marrë me kredi. Shefi i thotë se, “boll të dëgjova, dil jashtë”. Pasi qytetari kërkon arsyen, shefi ngrihet nga tavolina dhe i drejtohet qytetarit duke i thënë “mos të kap me duar e të nxjerr nga zyra”.
Disa ditë më vonë, qytetari del para komisionit në Tiranë, ku tre anëtarët ia lënë në fuqi gjobën dhe bllokimin e automjetit. Afrimi duhet të paguajë 70 mijë lekë të vjetra gjobë dhe dy muaj makinën e bllokuar.

Për çdo ditë/natë në pikën e bllokimit, ai duhet të paguajë 5 mijë lekë. Pra, në total, për shitjen e kumbullave te “Bishti i Zhurit”, Afrimi duhet të paguajë 370 mijë lekë të vjetra.

8 komente në “Shiste kumbulla buzë rrugës në këmbë, policia rrugore i bllokon makinën!”

  1. Drini says:

    Ca thote Mithat katunari ?

  2. Hallexhi says:

    Ai mund te jete hallexhi, mund te kete provuar ti perplasen dyert ne fytyre e te jete sfilitur per 5 lek ne punera te mundimta, POR ne kete rast jam me policine. Ai njeri hallexhi kishte shkelur ligjin disa here dhe per disa vite me rradhe.
    Dukej qe fshehte dicka, dhe ajo dickaja me duket se ishte pikerisht parkimi i makines ne ane te rruges.

  3. Tironsi says:

    Po te jete e vertete eshte nje turp,skandal qe sduhet lene pa ndeshkuat

  4. EJ says:

    E kemi të fortë policinë?️ . Atyre që kalojnë me maune me ‘miell’ dhe me ‘bar’ u rri gatitu policia.
    Këtyre të shkretëve me barkun bosh ju bën zbor.
    Shtet muti i korruptuar , ku të drejtit , atij që i takon diçka me ligj dhe të varfrit ju qihet nëna nga gjobat sa del nga dera e shtëpisë e deri sa kthehet në shtëpi. Horrat e kusarët janë bërë një kancer I keq në administratë që do shkulur me rrënjë.

  5. Tutu says:

    Policite rrugore te rretheve jane kthyer ne banda grabitesish qe nuk njohin as ligj e as rregull… ne autostraden Tr -Dr eshte nje polic monument qe asnjehere nuk eshte esell dhe kontrollon me radar… ben si i don trapi i tij… le te nderrohen qeveri e ministra ate lapidar me radar ne dore e ke ..policia rrugore nuk kryen asnje funksion… ku ka police rrugore vetem kaos sjellin… kampion policia rrugore Vlore ne zonen e radhimes… ca fshatare injorante qe u bejne fresk atyre qe parakalojne si i do qejfi dhe e bejne trafikun corap…. shkrijeni policine rrugore dhe vini kamerat dhe do shikoni si do ndryshoje trafiku e rregulli… pa folur pastaj per ato komisionet e fameshme idiote…!!
    Ka vetem nje funksion… vend pune per militantet .. eshte katandisur si ajo policia gri e Likes qe flinin rrugeve dhe i grabisnin automjetet e mallrave…

  6. qytetar says:

    Eshte turp per nje tv dhe shtypin qe mbrojne shkelesin e ligjit. te gjithe kujtohemimper ligjin kur na ndodh dicka. Ne cilin shtet europian ke njerez ne ane te autostradave qe ecin, shesin kakoljne mes per mes? Nuk ju ka ndodhur qe kur ecni me makine ne autostrade t’ju shkoje gjaku ne fund te kembeve nga injorantet e autostradave? Shefi i policise zbatoi ligjin dhe u soll korrekt. Kur do marre fund kercenimi dhe fyerja e zyrtareve publike brenda zyrave a jeni ne vete apo jo? Gazetaret bejne mire te lexojne ligjet para se te flasin dhe mbrojne antiligjin.

  7. bosi1 says:

    Bravo Edi Rama, Ja keshtu vendoset rregulli, duke shtypur popullin e varfer. Kurse kriminelet mund bredhin me makina 100 mije euro pa asnje problem. Ja keshtu behet shteti. Shtypi te varferit Edi Rama shtypi se prape per ty do votojne. Merrua te gjitha, makina, Leke , kumbulla, prishua shtepite , merrua edhe buken e kalamajve …. se ky popull eshte idiot, se ky popull prape per ty do votoje ..
    Hajt suksese o diktatori yne i ri …

  8. mond says:

    media duhet te tregoje realitetin dhe jo ate qe i pelqen , qytetari dhe cdo qytetar qe shet anes rruges eshte nje mundesi me shume per aksidente dhe per informalitet, nuk mbahet shtepia me shitje kumbullash, duan vetem pune te lehta dhe pa detyrime, ne gjithe vendin kjo gje ndodh por dhe bleresit duhet te kuptojne se nuk ja vlen te ndalosh vend e pa vend per blerje gjoja “bio”, ata jene shndruar ne tregetare sepse nuk mund te kene prodhime te tyret gjate gjithe vitit, por i blejne ne treg dhe i shesin si prodhime te tyret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje