"Telenovela Babalja", gjykata thërret Erzen Breçanin si dëshmitar në gjyq

17 Korrik 2019, 13:38Kronika TEMA

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për dosjen ‘Babale’. Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Fredi Alizoti akuzohen për “kallëzim të rremë”.

Si dëshmitar është thirrur ish-zyrtari i policisë, Erzen Breçani, ndërkohë që  i pranishëm ka qenë vetëm i pandehuri Fredi Alizoti. Gazetari Olldashi përfaqësohet në seancë nga avokati, ndërsa Albert Veliu po gjykohet në mungesë.

Partia Demokratike publikoi në maj të 2018-ës një audio-përgjim, në të cilin pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedonte me ‘Babalen’ për trafik droge.

Audio-përgjimi u konsiderua i sajuar nga prokuroria ku u zbuluan dëshmi dhe prova për manipumilin.

2 komente në ““Telenovela Babalja”, gjykata thërret Erzen Breçanin si dëshmitar në gjyq”

  1. USA says:

    Brecani ka lidhje te tjera ne ps e keqja eshte se Rama ka besuar kete shpellar dhe ka demtuar shume njerez te ndershem. Mbaje me shendet erzenin tabulate telefonike majit 2014 lindita nikolla Erzim brecani qe edi nuk beson.

  2. LORA says:

    Nje vit,pas fillimit te babalo-komedise,po
    paskemi mundesi te ndjekim perfundimin e saj.
    Sic duket ,me shume do te shohim testimin e gjykates
    sesa ndeshkimin e intriges se babaleve.Ja tek e keni
    babale-ziun,ne Hungari,,,,po t’ju doje suma e merrni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje