Ishte dënuar me 12 vite burg në Itali: Pranga shkodrani në Rinas

18 Korrik 2019, 13:37Kronika TEMA

Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka arrestuar në Rinas një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Burime bëjnë me dije se në pranga ka rënë Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Ky i fundit është arrestuar teksa po hynte në Shqipëri, ndërsa do të esktardohet në Itali.

“Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, njofton policia.

2 komente në “Ishte dënuar me 12 vite burg në Itali: Pranga shkodrani në Rinas”

  1. mik says:

    Shkodrani ketu e Shkodrani atje !!
    Nuk lexojme ndonjehere Tiransi, Durrsaku, Elbasansi, Fieraku apo Korcari ketu e atje !!
    Si gjithmone, Tema i fokuson lajmet negative te Shkodres. Asnje gazete nuk e ban kete, vec ju.
    ” Bravo ” Tema.

  2. qa shkruni pa lidhje, po ku asht shkodran ky halabak kriminel si tan shokt e tij e kane ba shkodren me tardh turp me permend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje