Riatdhesohen nga Franca 29 shqiptarë të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së për shkelje të tjera, edhe 17 shqiptarë të tjerë.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me 5 anëtarë.
Gjithashtu janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë me motivin ”Qëndrim i parregullt në territor”, ”Përfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE -së”, ” Tentativë kalimi ilegal për në Mbretërinë e Bashkuar”, ”Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor” dhe ”Refuzim azili në vendet e BE-së”.
“Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero. Njëkohësisht Policia Kufitare në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
JO VETEM QE NUK DUHEN PRANUAR POR DUHEN SHPALLUR PERSONNE NON GRATA NE U.E .
NJE VENDE KANDIDATE NE U.E. NUK KA ME TE DREJTE TE KERKOJE AZILE POLITIKE
Z. Gazetare/Gazetar azilantet nuk deportohen, por kthehen. Nazistet deportonin njerez.
E bastarduat shqipen!
Ate qe beri Enveri per 50t vjet qe nuk lejoi shtetasit SHQIPTAR te emigronin jasht atdheut , sot po e ben perendimi dhe europa per qytetaret SHQIPTAR.