Ngjarje e rëndë në Greqi: Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

17 Korrik 2019, 19:36Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi kur një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur tri herë me thikë nga i njohuri i tij.

Ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare po drekonin midis tyre në shtëpi.

Rreth orës 16:30 minuta, biseda midis tyre është “ndezur” dhe për pasojë 45-vjeçari ka qëlluar tre herë me thikë 38 vjeçarin, ku njëra prej goditjeve ka kapur në pjesën e zemrës.

Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi.

Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia.

Thuhet se sulmuesi kishte probleme me alkoolin edhe në të kaluarën.

2 komente në “Ngjarje e rëndë në Greqi: Po hanin drekë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve”

  1. Hoxh Armandi says:

    Dije u gezuat per ate grekun po sot?

  2. Toni.D. says:

    Jemi dhe do m’betemi gjaku keq ,dje po ne greqi e vrau nga m’brapa shpine me dy plumba… sot me bojaneta… sa keq jemi katandis si shoqeri…. s’na ndalon dot njeri pasi jemi shumica pa KULTURE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje