Kur do të jetë funksional SPAK-u? Flet Gent Ibrahimi

17 Korrik 2019, 16:58Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është në fazën përmbyllëse të konfirmimit të emrave që do të jenë pjesë e strukturës më të fortë të drejtësisë shqiptare, asaj të hetimit dhe gjykimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisjes dhe politikës.

KLP ka qenë tejet aktive në filtrimin e kandidatëve dhe mbi një perspektivë të qartë se kur SPAK do të jetë funksional,

Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, thotë se fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit mund të jetë periudha kur SPAK mund të krijojë strukturën.

“Kemi një listë që ka ardhur si rezultat i një procedure të dakordësuar paraprakisht, është rezultat i aplikimit sipas atyre kritereve vlerësimi që janë dakordësuar paraprakisht, çdo pakënaqësi që mund të shfaqet kur ballafaqohesh në fund me listën i hap rrugën vetëdijes që është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme.

Në këto kushte mund të them se shtatori është optimist si afat duke patur parasysh se institucionet e vetting-ut do të duan kohën e tyre për të procesuar të 15 kandidatët e SPAK-ut, por fillimi i tetorit do të jetë koha kur do të jemi në gjendje që të krijojmë strukturën”, u shpreh Ibrahimi për A2 CNN.

4 komente në “Kur do të jetë funksional SPAK-u? Flet Gent Ibrahimi”

  1. hikni mer puhta

    ju duheeni rras te gjithe ne burgje

    sepse jeni pjes me mashtrimit te shqiptareve
    bashkpuntore te bands politike te krimineleve

  2. Europa says:

    AKOMA NUK KANE KALUAR NE SITEN E WETINGUT KETA ,QE DO TE SHPETOJNE GJOJA SHQIPERINE, NGA KTHETRAT E DISA TE KORRUPTUARVE DERI NE PALCE ? DUAN TE PERFITOJNE KOHE , ME QELLIM QE MOS TE MARRI SHQIPERIA KANDIDATUREN PER NE BE .
    SPK DUHET TE KISHTE PERFUNDUAR BRENDA KORRIKUT .

  3. zoti monitoron shume me heret e me me cilesi se osbe says:

    Shtyje ta shtyjme reforms….Mos u lodhni kot te fshihni talljen me shqiptaret.Dhe gomari I xha tasit me prapanice ju lexon mendjen tuaj te coroditur deri ne perverse.Pot do i beje zoti te dyja; dhe hyjnoren dhe tokesoren! Ju te shitur, te kapur,ts korruptuar e te paafte do jeni turpi dhe mallkimi i.ketij populii.Nese nuk do te ishin ende ne popull 700000 arme qe nga 1997,ketu me shpejtesine e eres do ish instaluar dhuna e terrori shteteror e me e zeze do ish diktatura krahasuar me ate te meparshmen. Ne fund te fundir, nga fundi populli e ka dhe nje mundesi te findit vetembrojtese. Dhe nese bajonetat e traktatit te varshsves a nato do te tentonin tja drejtonin popullit shqiptar si gjoja popull barbar e i pamenaxhueshem,e sidomos ajo pjese mbi shkumbin!!! Por zoti shuajti dinozaure,perandori e diktatura pafund.Zini mend se jemi te dale borxhit me mijera here prej krijuesir.Njeriu eshte i krijuar e denuar qe dhe nje qime floku te mos ja preke tjetrit.Gjithcka tjeter eshte mekat,turp,krim.

  4. Bona Korcari says:

    Po pse ore ti me i mencuri i drejtesise, me ca nga ato fytyra llum e te paafte, zbarranike e maskarenj, qe dine te sajojne dosje me porosi do e krijosh SPAK ti. Nuk ke faj kur budallenjte besojne se ti e ca pazarxhi qe jeni mbledbur ne KLP do mund te jeni te afte te zgjidhni me te miret. Sa turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje