Kampioni i botës shpallet i pafajshëm për krim të organizuar, por babai i tij e pëson keq

18 Korrik 2019, 21:07Sport TEMA

Fituesi i Kupës së Botës Vincenzo Iaquinta është shpallur i pafajshëm për krim të organizuar, por babai i tij është dënuar me 19 vite burg.

Iaquinta është nga regjioni i Kalabrisë dhe gjithmonë njihej lidhja e familjes së tij me mafien vendase.

Ai është shpallur fajtor në tetor të vitit 2018 për mbajtjen e armës së blerë në mënyrë të ligjshme, në shtëpinë të atit, diçka që nuk lejohet.

Megjithatë, gjyqtarët ditën e enjte kanë pranuar apelin e Iaquinta-s duke thënë se ai nuk ishte pjesë e mafies , por thjesht ndihmonte babanë e tij, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Babai Guiseppe është dënuar me 19 vite burg pasi ishte një figurë strategjike e krimit të organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje