Agron Duka kundër Bashës: Po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme

19 Korrik 2019, 10:22Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Pas një takimi me strukturat e kësaj force politike në Berat, Duka shprehet se partia e tij po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme “me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve”.

“Në një shtet ku Parlamenti është i rremë, votimet janë të rreme, ekonomia është e rreme, vetëm hallet e qytetarëve janë reale.

Nga Berati, me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste, po bëhemi gati për zgjedhjet e parakohshme, me një alternativë konkrete për problemet reale të qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, agronomëve dhe veterinerëve të lënë në harresë”, shkruan Agron Duka, që del kështu kundër Bashës, i cili thotë se nuk hyn në zgjedhje pa u larguar Rama.

3 komente në “Agron Duka kundër Bashës: Po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme”

  1. Shtrigat dhe shtrigerit says:

    Zgjedhje te parakoheshme por jo me te njetet fytyra shtrigjerish !! Ju e keni mbaruar misionin ! Ky eshte produkti i juaj mor maskartenj ! Si mund te ricikloheni edhe njehere ??!!!

  2. Korabi says:

    Pergatituni e ndiqni dashin, sepse kane filluar t’i keputen .

  3. Nje qytetar . says:

    Saliu dikur thonte : Duka I krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje