Nga Ylli Pata
Sapo erdhi për herë të dytë nga Haga ku u shpall i pafajshëm për të njëjtën dosje, atë të vrasjes apo torturimit të kundërshtarëve të UÇK-së në vitin 2012, Ramush Haradinaj tha se i hanin duart të punonte si kryeministër.
Dhe lejtmotivi politik i tij ishte se kishte energji pa fund, pra ishte një gjenerator politik, por edhe se kishte ngritur një ekip me ide e vizion nga më të mirët për të punuar shumë për Kosovën.
Ja kërkoi Thaçit menjëherë detyrën e kreut të qeverisë por kur ai nuk ja dha, nisi luftën ndaj ti. Kur Hashim Thaçi zgjodhi në vitin 2014 koalicionin e madh me Isa Mustafën, Ramushi bëri namin, duke përdorur edhe vetë bombat me gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës së bashku me Vetëvendosjes për të rrëzuar qeverinë Thaçi-Mustafa.
Edhe pse motori i koalicionit reaktiv që përdori edhe gueriljen urbane kundër qeverisë, braktisi Albin Kurtin për të krijuar të ashtuquajturin “koalicionin e luftrës” me dy ish-komandantë të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin e Fatmir Limajn. Por sërish nuk kishte numrat, përdori lidhje e lëvizje edhe personale duke marrë pjesë të familjes Rugova por edhe përfaqësues folklorikë të ardhur në Parlament në mënyrë për të siguruar mazhorancën.
E nisi ditën e parë si Kryeministër në Trepçë, ku me një operacion të shkëlqyer marketingu, mori një copë bukë thatë nga mensa e uzinës për të shuar urinë e mëngjesit.
Premtoi punë, shumë punë, projekte, shumë projkete. Pra një kryeministër i punës dhe jo i intrigave politike apo marrëveshjeve të nëndheshme, të cilët klasa politike kosovare i ka arritur si pasojë e një sistemi që nuk nxjerr një fitues shqeto nga zgjedhjet parlamentare.
Ramush Haradinaj ka dy vjet si kryeministër i Kosovës dhe i vetmi vendim i fortë që ka marrë është vendosja e taksës 100% për mallrat serbe dhe ato të Bosnjës, çka është një akt që ka rritur ndonjë bonus politik brenda vendit por e ka armiqësuar atë fort me ndërkombëtarët.
I pari faktor që nuk e ka pritur mirë këtë vendim ka qenë SHBA që në një rast i refuzoi edhe vizën, megjithëse lobuesit e zotit Haradinaj në Ligën Shqiptaro-Amerikane kanë akses në qarqe të rëndësishme të Kongresit.
Gjithashtu dihet nga të gjithë përplasja që Ramushi zhvilloi në Berlin me Angela Merkel dhe Emanuel Macron ku refuzoi edhe një propozim me bonus të presidentit francez për një pezullim të taksës.
Ky vendim i fortë e mban Kosovën pezull apo në një statukuo ku si shtet i ri as nuk përparon politikisht e as nuk zhvillohet si duhet ekonomikisht. Realisht me vendimin e mosliberalizimit të vizave, Kosova është një shtet “karantinë”.
Po cilat kanë qenë arritjet e kryeministrit të “punës” në dy vjet që është në fakt edhe pse jo mjaftueshëm ndoshta të duhura për të lënë një shenjë si kryetar qeverie?
Në terren gjërat nuk duken të qarta. A, politikisht situata është më ndryshe? Ramush Haradinaj ka shtrirë fuqishëm influencën politike në administratë me punësime, siç në fakt e kanë bërë edhe paraardhësit e tij, sidomos PDK-ja e Thaçit që klientelizimin e ktheu në moto.
Ka krijuar një aleancë me një pjesë jo të vogël të Vetëvendosjes që u largua pasi Albin Kurti u zgjodh kryetar. Të cilën e kryeson Shpend Ahmeti, kreu i Prishtinës.
Me këto premisa, Ramushi, i cili ka drejtuar një parti më shumë gjeografike që merrte vota kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, nga është edhe ai, shpreson të hyjë edhe në kryeqytet, duke përdorur edhe joshjen që i ka bërë një pjese të elektoratit të LDK-së.
Shkurt, Haradinaj është në momentin më të volitshëm për të kaluar kufirin e 8-10% që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ai e drejton ka marrë mesatarisht në çdo zgjedhje.
Ndaj, realisht manovra e tij e fundit ku dha dorëheqjen me kusht që të shpallen zgjedhje të reja është e pastër politike dhe jo aq shumë veprim prej shtetari, megjithatë kjo e fundit edhe ha diskutim e secili ka opinionin e tij.
Por çështja e ikjes në Hagë apo problemet me drejtësinë ndërkombëtare po e humbasin atë efekt që kanë pasur në fillim. Në vitin 2005, Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës si pasojë e një pakti me Ibrahim Rugovën, i cili kërkonte një aleat të fortë për të përballuar rritjen e PDK-së së Thaçit progresivisht. Ai dha dorëheqjen kur Prokurorja e Hagës e akuzoi për krime Lufte.
E përballoi dinjitetshëm sprovën e parë. Duke dhënë dorëheqjen dhe me një lëvizje edhe ligjërisht briliante, me anë të një avokati britanik fitoi ligjërisht. U lirua për mungesë provash duke pritur gjykimin në Kosovë, e më pas sërish u rikthye në burg për të triumfuar duke marrë pafajësinë më 29 nëntor 2012. Në Kosovë u prit si hero nga Hashim Thaçi, kryeministër në atë kohë.
Ramush Haradinaj ka ecur në rrugën e tij në shtegun e një heroi të gjallë por që ka bërë politikë tejet pragmatiste, madje mund të thuash pindarike.
Si luftëtar, “Ramboja” siç e ka edhe nofkën është një legjendë e gjallë e trim i çartur. Ka mbajtur peshën e madhe të luftimeve në kufirin me Shqipërinë dhe formacioni që ka drejtuar Zona Operative e Dukagjinit ka qenë kontigjenti që është përplasur më egërsisht me makinerinë e frikshme serbe. I janë vrarë dy vellëzer dhe familja Haradinaj është ndër më martiret në Kosovë dhe nismëtare e rezistencës.
Metamorfoza e një heroi në politikan nuk ka kursyer askënd, qoftë Churchill-in famëmadh, ndaj edhe Ramush Haradinaj këtë rrugëtim e ka pasur me mjaft zigzage.
Kur në vitin 1999, largohet nga Trupat Mbrojtjëse të Kosovës ku mbante postin e numrit dy, themeloi AAK një parti ku si mentor kishte Mahmut Bakallin, ish-liderin komunist të Kosovës, si dhe disa formacione marksiste si LPK-ja e Emrush Xhamajlit etj. Nga e majta shkoi në qendër për të lëvizur djathtas, njëjtë si Hashim Thaçi, me synimin për të marrë elektoratin e LDK-së i cili është përgjithësisht konservator, antikomunist dhe europeist.
Në Shqipëri ka nisur si aleat me zogistët e Legalitetit me shpresën që të marrë me vete të thekurit e monarkisë në Kosovë, më pas me Sali Berishën, me të cilin nisi edhe një pakt për të ndikuar në ndarjen e LDK-së, për të përfunduar si mbështetësi më i fortë i Ilir Metës në Kosovë. Në çdo Kuvend të LSI-së, fjala e Haradinajt ishte pjesë kryesore e të ftuarve prej partive aleate.
AAK-në i bashkon me LSI-në aspekti se si parti politike forcohen në pushtet e dobësohen në opozitë. Haradinaj harxhoi rreth 5 vjet energji jo për të forcuar partinë e tij e për të përpunuar një vision fitues apo aleancë që do ta sillte triumfues në pushtet, po për pazare me të gjithë që nga Thaçi, Veseli e Limaj, deri te Shpend Ahmeti, Pacolli, familja Rugova, madje edhe me personazhe të shobizit Kosovar si Labinot Tahiri për të siguruar mazhorancën që e solli në karriken e kryeministrit.
Që e la me një deklamim se po sillej si shtetar me standarde i Kosovës. Duke kërkuar zgjedhje të reja dhe kërkuar mbështetje për aktin që ai po bënte për të dëshmuar në Hagë nga Gjykata Speciale për Kosovën.
Në këtë status kanë shkuar thuajse të gjithë kolegët e Ramushit që kanë qenë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Disave i është shkaërruar plotësisht karriera dhe imazhi si ish-kryekomandanti i UÇK-së Sulejman Selimi, i cili shërbeu pak kohë si ambassador në Shqipëri, dhe që kurrë nuk u viktimizua. Po ashtu të njëjtën gjë kanë bërë edhe Rustem Mustafa e disa të tjerë.
Por ky viktimizim tani duket i tepërt. Nëse në 2008, kur Kosova u shpall e pavarur dhe mos qënia e Ramushit në Prishtinë u përjetua nga të gjithë me një ndjenjë dhimbjeje për mungesën e një heroi të gjallë, sot, nesër apo të gjithë jetën politike të tij Haradinaj duhet ta lërë në Gllogjan petkun e tij të heroit. Në kullën e Haradinajve. Nëse në politikë hyn si komandant, e qara nuk vlen, por fitoret…
Perpos disa gjerave te tjera jo pozitive qe ka z. Haradinaj, si psh : stopimi i njohjes se Kosoves nga shtete te tjera, e vleresoj qe ngriti deri diku ekonomine e Kosoves.
E vleresoj gjithashtu qe nuk ka asnje ngjashmeri me keta kryehajdutet e shqiperise, te majte e te djathte qofshin, llumi njerezimit
Problemi me Haradinajn eshte i dyti. Ai nuk eshte nje politikan i llastuar.
Megjithese eshte gabim ta krahasosh me Berishen, sepse Haradinaj e ka ne gjak patriotizmin, ai ka vetem nje gje te perbashket me Berishen – Jane te Dy katunare.
Duke qene me mentalitet kstunari, ata qeverisin si kryeplaku i fshatit, mbi baze kanuni dhe force.
Kaq, nuk ka me.
Por pastaj Haradinaj ka ane pozitive qe Berisha nuk i njeh edhe se ekzistojne tek njerezit si – besa, burreria, vendosja e interesit kombetar mbi gjithshka.
Jane sulur ne kete gazete gjithe servilat e Rames dhe i kundervihen Haradinajt , pa asnje arsye fare
Boll o qelbesira se lat nam duke treguar se cfare krijesa mizerabile qe jeni
duke sulmuar nje Kryeminister qe jep doreheqjen me dinjitet
Nderkaq qe Kryeministri juaj esht nje hajdut i diskretituar nga cdo aspekt dhe as qe i shkon ndermend te jape doreheqjen
Wou Grigor po Lulush shalengjituri a eshte katunar Dibre
Po harrohen edhe lidhjet e hapta te “Rambos” me shefat e strukturave paralele serbe ne veri te Kosoves, si Veselinoviq dhe Radojqiq. Madje mbas nje akcioni arrestimesh ne veri, gazetat shkruanin haptas se u arrestuan disa serb te dyshuar, por miku i “Rambos”, Radojqiq i shpetoj arrestimit. E pabesueshme, por e vertete. Mandej ai “komandanti” i pa-viktimizuar Sylejman Selimi, i denuar per krime lufte, mbas daljes nga burgu u be “keshilltar” i “Rambos”, por me kembenguljen e nderkomtarve u shkarkua nga ai post, mirepo ai “i shkreti” tere kohen, ne burg e pas burgu, ende e mer rrogen e “ambasadorit” tu Kosovs ne Shqiperi. Mandej “Rambo” mbas burgosjes se trete ne Colmar te Frances, u kthye prap si triumfator ne Kosove, por te gjithe dashamiret qe e prisnin si faktor per qlirimin nga Banda e Zanzibarit, i zhgenjeu me paskrupullsi te plote, duke iu bashkangjitur pikerisht Bandes se Zanzibarit. Kjo eshte ndoshta arsyeja se pse tash “Rambo” po qane, sepse edhe nese kthehet nga Haga si i pafajshem, askush nuk do ta pres me si triumfator, perveq disa krijesave te uleta te krimit te organizuar.
Eshte familje martire , qe ka mohuar veten , per Kosoven . Si Kryeminister ka te tera te metat , qe u thane nga shkrimi dhe nga komentusit . I mungon nje lloj pragmatizmi diplomatik , qe duhet ta kete nje shtetar I larte I nj e shteti te vogel me shume probleme . Kjo cilesi eshte shume e nevojshme , per nje titular . Me taxen , e ka demtuar me shume imazhin e Kosoves , se sa e ka ndihmuar . Dyshoj se eshte I pa komlentuar me arsimin minimal , per nj detyre te tille . Kjo duket ne komunikim dhe ne biseda te lira . Fjalori mjaft I kufizuar ne shqip. Mbase ne gjuhe te huaj , mund te jete me mire . Do te ishte me I gjetur , ne ndonje detyre te larte ushtarake , ku jeta rregullohet me rregullore . Afiniteti I tij me S. Berishen, eshte nje minus I rendesishem ne veprimtarine politike . Zgalem
CFARE TE MIRASH EKONOMIKE, KA POPULLI I KOSOVES NGA QEVERIA E RRAMUSHIT , GJITHASHTU PACOLLI PREMTOI PARAJSEN PER VENDE PUNE , PO TE ISHTE NE QEVERI .
Taksa dhe vija kufitare jane nje nga arsyet qe te gjithe i jane turrur Ramushit perfshi dhe ket Kosovollogun Ylli Pata, ndersa doreheqja dhe arsyetimi i saj me fletethirrjen per tu intervistuar ne Hage eshte nje goditje me efekt te vonshem i Ramushit ndaj Thacit President, i cili ne rast se thirret ne Hage do duhet te dorehiqet njesoj si Ramushi ne respekt te standartit te krijuar. Presionet per te dhene doreheqje kane qene konstante ndaj Ramushit qe pas Takses se famshme dhe kundershtise se ndarjes se kosoves, bile ka pasur se fundmi levizje edhe per te shfrytezuar parti te koalicionit qeverises per ta rrezuar Ramushin nga brenda. Presioni me i forte ka qene ai i jashtem ndaj takses dhe heret a vone Qeveria do binte e kete Ramushi e dinte por rezistoi kaq gjate duke pritur momentin e duhur qe largimi te vinte jo si deshtim por si fitore dhe njekohesisht si kercenim per te gjithe kundershtaret e tij qe do te thote If I Go Down, We All Go Down, dhe besoj se Thaci ne Prishtine dhe Çuni Tirones prej Laberie e kane marre mesazhin. Une nuk di nese Ramushi taksen dhe kufirin e perdori per lufte dhe perfitim politik personal por di te them qe ne historine politike te kombeve ka raste kur interesi i politikanit perputhet me interesin kombetar dhe kjo qe beri Ramushi me Taksen dhe kundershtimi ndaj ndarjes se Kosoves eshte nje nga ato raste, ashtu sic perkrahja e demarkacionit me Malin e Zi i tregoi Ramushit fytyren e vertete te Perendimit dhe ai mesoi The Hard Way qe jo cdo llokume qe te japin Europianet eshte e embel ne fund, i premtuan liberalizim vizash nqs ai aprovonte demarkacionin, gje te cilen Ramushi e beri duke mbajtur fjalen e tij ndersa Europianet e shkelen premtimin duke u sperdredhur dhe duke shtuar kushte te tjera e duke e nxjerre Ramushin ne syte e kosovareve si bashkepunetor te nderkombetareve e mashtrues ndaj kosovareve ne rastin me te keq ose si lolo debil me rastin me te mire, e kete Ramushi nuk besoj se ua fal kollaj Nderkombtareve. Ndoshta fati e do qe per te miren e Kosoves pragmatizmi aktual i Ramushit perputhet me interesin per ruajtjen e teresise territoriale dhe interesin Kombetar, neser nuk i dihet.
Ramushi luftës është një Gjergj Kastriot por Ramushi i politikës është një adoleshent i llastuar është fatkeqësi qe i ka hy politikës.
Ky, Yllo Rosa duket qe eshte nje servil e Meros dhe Edit.Ramushi mund te mos kete bere asgje, por vendin nuk e shiti, prestigjin e Kosoves e ngriti shume me larte, udheheqesit serbe i beri te flasin me vehten e tyre, jane turrur sa tek nje ambasadore tek tjetri, duke u qare ke ” zjusha”per Ramushiin.Ky nuk e rruajti as per mikron e as per dykron, sepse e dinte dhe e tha me shume se kushdo tjeter se: Kush e don Kosoven dhe kushe e urren ate.Ky eshte problemi, jo si zorraxhit e tjere te Prishtines apo Tiranes, qe shkojne dhe marrin eren e pordhes te atyre qe nuk duan te miren tone.Sa per ekonomin beri aq sa mundi me hajnat qe ka ne qeveri per arsye se eshte ne mini minorance, dhe prape nuk po vjedh me ppppp e Tiranes.Mos e vrit mendjen Ramush, je ne rruge te drejte.Shqiperin nuk do ta bejne as amerikanet dhe as gjermanet, Shqiperine do ta bejne shqipetaret , miqte ndihmojne nuk komandojne.Sa per shtetet e tjeta i kemi kundershtare, duan injorance dhe percarje ne Shqiperi.Ky eshte problemi, thuajeni popullit o zorraxhinj, dhe mos ikni sa ne Stamboll e sa ne Bruksel.Ndiqni trekendshin,TIRANE-WASHINGTON-BERLIN.KY ESHTE SHPETIMI E FORCIMI SHQIPERISE.KETO THONI DHE JU GAZETARET E TEMES SI MERO APO MARUKU DHE JO BROCKULLA TE POROSITUR NGA BATONI ME SHEFA.URIME MERO, BOTOJE SE SHUME HERE QE TE KRITIKOJE ,ATA SERVILAT E TU NUK I BOTOJNE.KUSH TE KRITIKON TE DON TE Mero,SERVILAT TA FUSIN. URIME.
Qeveria me debil qe kemi pasur qe moti me gjithe ato zevendsministra e keshilltare qe i kane kushtuar kosoves pare sa per me ngrit nje fabrike cdo 6 muaj!
Vetem per me i koordinuar gjithe ato ishte probleme e lere me me vendos dicka!
Kur krenohesh se nuk ke lexuar asnje liber, mos u cuditni :aq di ,aq beri!
Deme ma shume se hajr !
Vetem per shpenzimet e tij ne svicer lindin shume pyetje kur arxhon ne kazino ne Bazel 10000 euros si te ishin 100 euros!!apo pushimet ne duitat e milliarderave ne st Moritz!
Se me gjet ne nje krevat normal nuk mundet me ‘ luftetari qe ka fjet per toke ( luftetar ishin vellezerit , ky profiter te luftes se tyre do ishte ma korrekt)
Bye bye!
Shyqyr se shkove,
Taxa eshte e vetmja gje me te cilen per pak kohe e shqetesove serbine!
Cope katunari
Keshtu eshte kur e merr rrembyer dhe kur u ben karshillek atyre qe te mbrojten nga zhdukja si komb. Sado te jesh i zoti ata duhet ti degjosh dhe bindesh. Dha 35 Miliarde Euro Amerika qe e shpetoi Kosoven, e tani dalin ca dhe nuk e pyesin me.
Hapeni syte o njerez! Kush eshte aleati me i ngushte i ramushit ne shqiperi? Eshte ilir kokepalari ! Shikoni qendrimet e ramushit dhe ilir metes ne raport me nderkombetaret qe jane apsolutisht te njejta te dy i kane shpallur lufte nderkombetareve (shba be) te dy qysh kur jane krijuar si parti kane 10-12% te elektoratit .a ishte ky ramush ptrioti i madh qe fuste gaz lotsjelles ne parlament kundra demarkacionit me malin e zi dhe sapo u be kryeminister e miratoj . Ne cilin vend te botes behesh kryeminister me 12% te elektoratit?
Puna me e madhe ,si k/minister i Rapushit,-beri rrogen e vet 7000 euro ne muaj , sa u tallen me te prishtinasit me pasarelat e kravatave neper rruget e Prishtines.Atij i lexohet qarte ne fytyre,egersia,dhuna,e perzjere me nje lloj idioti te frikshem.
Artikulimin gjuhesor e ka”perfekt”,madje duhet ti rrish larg ,kur bisedon ,se copat e peshtymes te bejne helaq.