Jakup Krasniqi ftohet në Hagë

20 Korrik 2019, 12:46Rajoni TEMA

Ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha të shtunën se është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Posaçme në Hagë për t’u paraqitur më 24 korrik, por nuk e bëri të qartë se në çfarë cilësie është ftuar atje.

Ftesa u bë publike një ditë pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj paraqiti dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i tij.

Në një vendim të papritur, ai tha se arsyeja për dorëheqjen është “ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”.

Zoti Krasniqi, i cili pas luftës ka shërbyer në poste të lartë politike në vedn, tha të shtunën se “pavarësisht bindjeve të mia që Gjykata Speciale e ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Evropës, i cili fund e krye është sajuar në Beograd me shpifje e gënjeshtra dhe me motiv e qëllim të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkundër qëndrimit tim të hapur kritik e kundërshtues për krijimin me presion të kësaj gjykate, unë do të prezantohem në hetuesinë e saj në datën e caktuar në cilëndo cilësi.

Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike”.

2 komente në “Jakup Krasniqi ftohet në Hagë”

  1. Lona says:

    PO KY NUK DHA DORHEQJE

  2. Baliu says:

    Lopari i Brojes aka Hajni i Farmerkave vitin e kaluar pat thene: Kush nuk ndryshon, ndryshohet. Ska balo, duftet mu kon dredhaxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje