Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar, duke shprehur keqardhje për disa fletëhirrje që kanë mberritur prej Gjykatës së Hagës në Kosovë, mes të cilëve të parin rendit ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, pastaj Haradinaj dhe disa eprorë të tjerë.
Ai thotë se do të veprojë konform Kushtetutës, pasi të njihet zyrtarisht me dorëhqjen e Haradinaj.
“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.
Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij.
Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë.
Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, shprehet Thaçi.
Druaj se ke dore dhe ti se kishe dale me origjine te afert serbe.