VENDIMI: Jep dorëheqjen kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Do përballet prapë me drejtësinë

19 Korrik 2019, 16:24Rajoni TEMA
VENDIMI: Jep dorëheqjen kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Do

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Në fund të mbledhjes së sotme të Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Arsye e këtij vendimi ka thënë se është një thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

“Sapo e informova qeverinë dhe pastaj do informoj dhe institucionet e tjera dhe partnerët politikë. 

Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të qeverisë. 

Pra, nga ky moment jemi në dorëheqje si qeveri. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat e posaçme, pra Gjykata Speciale. Javën tjetër do të kem paraqitjen.

Nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar, si Ramush Haradinaj.

Për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit kam vendosur që është e drejtë të jap dorëheqjen.

Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. 

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme.

Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve.

I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin.

Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. 

Por s’kam mundur ta çoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim

S’e kam zgjedh këtë realitet. Nuk mendoj se e meriton t’ia bëj këtë Kosovës dhe nuk e bëj”, deklaroi Haradinaj para mediave. 

Letra e plotë e dorëheqjes e Haradinajt:

Të nderuar kolegë

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

Kosova euro-atlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, popullit, atdheut dhe shtetit tim Kosovës! Faleminderit.

(TemA)

42 komente në “VENDIMI: Jep dorëheqjen kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Do përballet prapë me drejtësinë”

  1. muci-muci says:

    Bravo te qofte! Ti je patriot i vertete! nuk mban peng vendin per probleme personale!

    1. Raimond vlonjati says:

      Kjo Gjykate po vepron ne favor te Serbise, jo sepse do denoje Haradinajn

      Por e beri kete thirje per Haradinajn, ne menyre qe ky te dorehiqet dhe keshtu I hapet ruga heqjes s eTakses me Serbine,, sepse do vije dikush tjeter Kryeminsiter I cili do thyhet se nuk ka kurajon e Ramushit, dhe do e heqi taksen

      E gjithe kjo thirja ne Gjykate Speciale eshte nje loje per te ndihmuar Serbine ne heqjen e takses

  2. beni says:

    Mir që i thiri mendjes që kur sta varin shum bota duhet të bësh rolin e teatrit!
    Injoranti kërkon të luaj rolin e zengjinit,por ngelet ai që është,injorant!

    1. undefined says:

      A po e shifni bre burra, edhe injoranti po di me e ba dicka te majre.

  3. Johani says:

    Vertet e quditshme dhe poshteruese po luhet me nderin e kosoves sikur te ishim zogj mali apo si minj,tash kisha dashur ta dije se si po festojne isa mustafa e ismet beqiri por edhe lulzim basha qe krijuan e krijuan aktakuza kunder tij personalisht dhe uçk-s ne pergjithesi,vertet e tmerrshme dhe poshteruese per popullin shqiptar.

  4. Adi says:

    Bravo Rramush! Veprim I pergjegjshem. Jo si kta plerat qe kemi me Shqiperi qe se japin kurre dorheqjen. Ka Sale plehu 30 vjet dhe nuk Po shporret nga skena

  5. ja kush eshte politika e kurves plake

    nuk duan ti len shqiptaret kurr te qete ,

    te ndertojne Atdheun e tyre e zhvillohe si bota perrheth .
    duan ti mbajne nen frik ,nen presion psikologjike
    nen ndrydhje te pacliruar asnjiher ne shpirt .

    Edhe kjo thirrje qe i bejne Ramushit perseri ka per qellim kte

    prsionin psikologjik dhe sabotimin e Lirise e Demokracise hecjen perpara te Kosoves

    AGRESORI E KRIMINELI BALLKANIT ESHTE SERBIA

    JO KOSOVA O SHKERDHAT A O SATAN PTUUUUUUUUUUUUUUU

    SHPRESOJ QE RAMUSHI TE MARI KONSULENCEN E DUHUR
    DHE PREGATISI PERGJIGJET E NJIKOHESISHTE IRONIE E KSAJ THIRRJE -JE
    JO GJITHMONEE NE MBROJTJE POR SI TE BARABARTE SY ME SY I QET SIKUR

    KE PERBALL NJI NIX I QESHUR PERGJIGJE TE ZGJARA BUKUR FORMULUAR

    GJITH T MIRAT RAMUH

  6. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    fundi i nje suniti ”autocthon”……………..ne qeli,gezuar ramazonin!

    1. Cene says:

      Gjykatat e Hages duhet te hapen per shtetet kriminalo-genocidiale Greko-Serbe. Shko e merrja Janulles cibukun ne goje tani per sharje te Shqiptareve o plehre greke.

  7. Fredi says:

    I vetmi qe nuk ja ul koken askujt as sllaveve dhe as amerikaneve po ben interesin e kombit nuk e lene te punoje.Ajo gjykata e Hages ne fakt eshte gjykate kriminale dhe e padrejte se denon per interesa te caktuara jo per te vene drejtesine.

  8. Kostandin says:

    Populli eshte me Ramushin.Pazaret e Usa me Rusine nuk mund ti vuaje kombi yne.Neser atyre mund tu teket te ndajne dhe Shqiperine ne disa pjese.

    1. Tironsi says:

      Ik o pall mos fol ne emer te popullit. Kokcepshq injorant si ramushi duken qe nga emri ca malli jane.

  9. dardan says:

    Eh Rambo. Ti çoi te falat Macroni nga Beogradi. Franca i ka brinat ma te mdhaja se te Kosoves mor djal.

  10. Doktori says:

    A do te hiqet taksa me Serbine?po per te tjerat ja ke mare doren

  11. fanatik says:

    Me fanatizmin e tij klasik ishte bërë pengesë për zgjidhjen e problemit në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk hante pykë. Politika nuk do vetëm “burra të ndershëm”, por edhe pragmatistë, tejpamës. Duket se Macron ka nisur ta vërë në jetë planin e tij, mbase edhe pa Merkel.

  12. Edi says:

    Respekt,
    Burre shteti!
    Jo si palacot qe qeverrisin Shqiperine.

  13. Sit back and relaks■●rurud7▪%^* says:

    kush e di sa eshte gezuar Batoni tani qe do heqi taksen kunder serbise…

  14. EJ says:

    Bravo Ramush, po do të fusin nja një vit brenda sa të heqin taksën e Serbisë dhe mund të bëjnë edhe shkëmbimin e territoreve.
    Ka armiq brenda dhe jashtë Kosovës e Shqipërisë plot.

  15. Bureto says:

    Kam besim të plotë se edhe kësaj here Zoti Haradinaj do dalë faqebardhë. Është e qartë, ka një presion ndaj tij, nuk dihet nga kush, si dhe pse, por rezistenca e tij e kohëve të fundit për të ruajtur interesat e Kosovës ndaj intrigave dhe presionit serb, mesa duket kërkon shpagim.

  16. Alban says:

    Ti ben ben je kokra e gomarit

  17. juristi says:

    Po kjo ishte loja e takses 100 perqindshe me serbine,skishin si ta hiqnin ndryshe kete kryeminister dhe gjeten kete variant duke e perpunuar Ramushin qe doreheqja eshte akt qytetarie e pordhi kali.Ai e hengri i befte mire.Mos e rren mendja se ne zgjedhjet e tjera me 7-8 perqind elektorat qe ai ka do e bejne prape kryeminister.

  18. Karaburuni says:

    Thirrja ne Hage e Kryeministrit Haradinaj eshte rezultat I vizites te atij qe eshte martuar me nje grua 25 vjet me te vjeter se ai vet, Presidentit Frances Macron.

  19. Sophi says:

    Njoftje te reja nuk beri, nga disa shtete perendimor u tradhtua

  20. Nik says:

    Sa serioze jane keto gjykata”speciale”!? Ndalo Ramushin liro Ramushin, tash mbi dhjete vjet e njejta loje politike. Mesimi eshte i qarte: kush qendron e peson!

  21. aleko says:

    Keqardhje per doreheqjen e z. Haredin.Eshte e pabesushme thirrja per se treti here e z. Haredinaj,pas pafajsis.kejo nuk eshte drejtesi ,kejo eshte thjesht politike.Kerkojne tu ulin koken shqipetareve te vuajtje e masakruar ne shekuj, she ti ngrehin koken serbe pas gjithe atyre krimeve we bene ndaj shqipetareve dhe popujve te tjere ne ballkan…turp!..

  22. Arber says:

    Europe prostituta qe e mashtroi Haradinaj dhe Kosoven se do I hiqnin vizat.Duan te heqin taksen.Po sikur gjithe populli I.Kosoves te refuzoje te bleje ne treg qofte nje domate serbe ,cfare sebepi te ri do zene keto kurvat e vjetra te Europes? Ky debili i Frances ne kurriz te kosoves e shqiptareve do beje protagonistin ne Europe? Zoti i shofte armiqte e Shqiperise e shqiptareve!Qe tani!!?

  23. lesh e li says:

    Ne nje bote te hapur kokefortesia nuk eshte virtyt. Politika kerkon fleksibilitet, Jo sjellje prej mushke. A ju kujtohet kur Ramushi nuk degjoi dyshen Merkel – Makron. Dhe amerikanet reaguan ndaj tija. Pastaj vjen thirrja per te deshmuar, njelloj si Luli ne Tirane. Hajt, se me mire do behet.

  24. Emiljano says:

    Surrat fshatari. Edhe i perfshire ne krime. Ska nevoje kosova ne vitin 2019 per te tille harbutesh.

  25. undefined says:

    Loja e Serbise dhe kurvat europiane i bashkohen kesaj loje antishqiptare….vetem nje burre kishte Europa…Adolf Hitler…sot me kete leshko Europe tallin kkkk jevgjut e Anadollit(greket) dhe pic derrat e Uraleve(serbet) si tu doj kkkk….kot nuk thone….Hitleri vrau shume pak……

  26. Eri says:

    Filloi te vihet ne zbatim plani i Makronit.Pazaret midis Usa dhe Rusise nuk duan te dine per popujt e tjere as traditat e as zakonet e tyre.Vetem gjigandi Enver Hoxha i peshtynte ne surrat kur kuptonte sa ja kishin me hile si Jugosllavet Sovjetiket apo Amerikanet.Mos kujtoni se Amerikes i digjet shpirti per shaiptaret.E vetmja gje per ta jane interesat e tyre.

  27. Detari says:

    Ndiq lekun…serbia kerkon me cdo menyre te heqi taksen 100% Kosova.
    Ju qe gezoheni jeni me te zinj se serbet

  28. Daniel says:

    Donte ti bente karshillik amerikes rrota. Amerika ja shtiu ne byc. Sbehet rob katnari joo.

  29. A says:

    Nuk e di ne se Haradini u pasurua gjate luftes ,po Thaci kur do parasitet ne gjykate?

  30. undefined says:

    E vetmja menyre per te ndare “KOSOVEN” ishte kjo , te largohet RAMUSHI nga detyra e kryeministrit dhe THAQI te bej ate punen perqfar eshte paguar bashk me VUQIQIN. Bravo.

  31. Spectrum says:

    Te paralajmeruan ne France kur te mbajten ne arrest nuk luhet me SHBA-te ik futja nja 3 vjet burg tani

  32. Iliria e bashkuar says:

    Bravo Ramush. Kjo eshte loja e demokratve te Europes qe destabilizojne shqiptaret. Ne djall te vene.

  33. tonia says:

    I dashur Ramush!T’u befte pushka top,sikur ishe ne Rrafshin e Dukagjinit e te thashe ne telefon:Bjerini fort se e gjithe bota do t’a degjoje pushken tuaj.Konsideroje veten prape ne Rafsh qe tradhetaret qe ke perreth te dridhen nga frika e popullit qe eshte me te drejten dhe jo me dallkauket qe e kane sajuar kete turp te ri.

  34. KuqeZi says:

    Ramushi dhe shume te tjere mund te shkojne para Gjykates Speciale, te dalin te pafajshem pse te denohen me faj ose pa faj ( qindra mijera shqiptare u masakruan pa faj nga turkosmanet, grekofonet dhe turkoshkiet ) .. nje gje eshte e sigurte ..Procesi i clirimit dhe bashkimit te Shqiperise nuk ndalet..kurre me Turqia, Serbia, Greqia nuk do kene pushtet ne tokat shqiptare..cfaredolloj letrash apo marreveshjesh te nenshkruajne, me pak apo me shume gjakderdhje do ti dorezojne tokat shqiptare te mundura dhe te poshteruara..edhe 1000 vite lufte do behen dhe 1000 000 veta do vriten po te duhen..vec Shqiperia do clirohet dhe bashkohet..

  35. F.A. says:

    Si rregull, në histori, aplikimi i një takse të këtyre përmasave ka qënë i mjaftë si shkak, që shtetet të hynin në luftë me njëri tjetrin. Zoti Haradinaj duket humbi mbështetjen nga ata që e kanë garantuar për një veprim të tillë. Ndaj duhet të lusim zotin që, ata të cilët udhëheqin botën, janë aq zëmërgjërë sa ta frenojnë Sërbinë për një sulm eventual ndaj Kosovës dhe ta kthenin situatën në gjëndjen para shpalljes së pavarësisë. Klasa politike në Shqipëri, por sidomos në Kosovë, duhet ti lërë lojrat zbavitëse dhe të heqin dorë në ndërmarje arbitrare pa një konsultim paraprak me ata që kanë në dorë fatin e saj. Sërbia është e gatshme ti ngrejë monument për së gjalli zotit Haradinaj për mundësinë e artë që u krijoi me taksën 100% për realizimin e qëllimit të tyre konstant,një sulm eventual ushtarak dhe pushtimin ushtarak të Kosovës. Por thuaj shyqyr që bota e sotme ka kujdestar të arsyeshëm në marëdhëniet ndërkombëtare. Natyrisht, kjo nuk do të thotë aspak, që ne duhet të lozim me fatin tonë, duke vënë në provë kufirin e durimit të tyre.

  36. babo says:

    Zakonisht, “Baba i Madh”, Daj Semi, pasi i rrit zogjtë, i bën pula, i mbron dhe ushqen deri sa u merr vezët dhe pastaj … u përdredh qafën… (?!)
    (Sadami, Kadafi, Bin Landen etj.etj.) Ramo, mos të është sosur qiriri…???!!! Shiko të shpëtosh veten, pa lëri hajvanët të ulërasin për “patriotizma”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje