Gjykata vendos: Holanda 10 për qind fajtore për masakrën e Srebrenicës

19 Korrik 2019, 12:10Rajoni TEMA

Një gjykatë e lartë holandeze ka mbështetur një vendim se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata tha se shteti kishte përgjegjësinë 10 për qind, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë, që ushtarët holandezë, mund të kishin parandaluar vrasjet.

“Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata.

Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30 për qind, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër.

Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995.

Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.

Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.

Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen.

4 komente në “Gjykata vendos: Holanda 10 për qind fajtore për masakrën e Srebrenicës”

  1. Lili says:

    90 eshte faji i viktimave pse ishin aty?!!!
    Pfffff

  2. Nje qytetar . says:

    Pse sa Gjykata te Larta ka Hollanda !
    Mos ka dhe Luli yne nje Gjykate ne Hollande !?
    Kazani

  3. Hahahaha says:

    Ju shkerdhata hollandeze jeni po aq fajtore sa jane edhe pic derrat e Uraleve(serbet) ne ate masaker….prandaj mjaft me moralin tuaj prej bucje….popull b..q…

  4. perralla nga hollanda says:

    droga e hollandes majm politikanet hollandeze.ulja e perqindjes se fitimit pasoje e futjes ne loje te droges shqiptare i ka egersuar dhe per kete bejne presion me hapjen e negociatave.kjo puna e 10 % duket tingellon sikur keta jane pergjegjes per 800 persona nga 8000 te masakruar.a thua sikur jeta e njerezve eshte perqindje.kjo eshte fytyra e vertet e hollandes politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje