Nga Ramush Haradinaj
Të nderuar kolegë
Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:
Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.
Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.
Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.
Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.
Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.
Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.
Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.
Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.
Kosova euro-atlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë. Kurrë nuk është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.
Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.
Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.
I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.
Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, popullit, atdheut dhe shtetit tim Kosovës! Faleminderit.
gezuar ramazonin………
BURR TRIM LUFTETAR FITIMTAR SHQIPETAR. Jo gjak prishur DJALL percares por me nder .
Eh mer Ramush je shume i vogel me i perball me gjithe fuqite e medha USA Franca e Rusia. Ti çoi te falat Macroni nga Beogradi. Ish kon mire me nejt jashta politikes se ti ma mire ban per ushtri e lufte. Trimat e patriotat nuk i len kush me bo politika nderkombtare. Tash u dogje politikisht nje here e mire. Fatet e Kosoves i kane ne dore ata qe e krijuan di shtet, te husjt dmth.
Vendim i respektueshem. Shume pak politikane shqiptare do te jepnin doreheqjen nga posti i kryeministrit. Taksa ndaj Serbise duhet te mbetet.
Liria e dhuruar nuk eshte liri eshte nje tjeter roberi
Ju vrane ju dogjen shtepite ju diskriminuane ju perdhunuane
Me mijra nena kosovare nuk dine ku jane eshtrat e femijeve te tyre te fundosura ne vagone ne thellesite e danubit apo ne varre masive ne teritorin e bushtres serbe ne themelet e kulteve te tyre barbare dhe tashme ju ben edhe kriminela!!!!
Liria e dhuruare nuk eshte liri eshte nje tjeter roberi
Liria e vertete eshte ajo e ardhure me gjak dhe arme ne dore
Eshte turp nje komb i shtypur prej nje shekulli i diskriminuare nga fara sllave me pelqimin e kurves europe te dalin lideret e tij neper gjykata nderkombetare!!!!e ndersa ata qe kryen srebenicen racakun tu hapen dyerte e europes
Po sikur srebenicen ta kishin bere shqiptaret c fare denimi do kishin dhene si komb!!!!!!!
Sa here do therritet R Haradinaj nga gjykatat kur ka dale i pafajshem shume here !!!!!!
Nuk eshte vetem presioni qe i behet per qendresen e tij ndaj takses por me gjykata te tilla njolloset gjaku dhe perpjekja e mijra heronjeve qe vdiqen me arme ne dore per te mbrojtur shtepine nenat motrat dhe vellezrit e tyre nga barbarizmat e kucedres serbe
Me logjiken e ketyre keta perpara Hages do nxirrnin edhe A Jasharin ne qofte se do ishte gjalle!!
Sunitet osmane, jo vetem qe bene shtet, por I moren Greqise gjithe tokat mijevjecare, I mbajten si skllever greket per 600 vjet e kusur.
Bravo Ramush, je i madh.
Nje fjale e urte Shqipetare thote: Kure mos ri mbrapa mushkes dhe te madhit.