Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e konsideroi dorëheqjen e Haradinjat shembull të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para.
Në një postim në Facebook, Bushati tha se vendimi i tij do lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt:
“Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para.
Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt.
Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes.
Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje.”
Respekt, për te dy
Po te ishte vertete ashtu , nuk do te duaje me kandiduar per asnje post se e ka ditur se do te kalojne ne gjykaten speciale, e per cka e di ma mire se ne te gjithe se vete ka vepruar keq!
Ka perdor politiken per t’u mbrojtur e per t’u pasuruar , e kete e ka bere me keshillat e nje ambasade historia e se ciles nuk ishte fort miqesore per kombin tone!