Eduard Prodani ka replikuar ashpër, ndonëse me finesë kundrejt Ardjan Takajt. Ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së thotë se Skënderbeu ka pasur disa drejtues dhe më të zgjuarit po tregohen ata që po heshtin.
Ai i del në mbrojtje edhe Eduard Dervishit, duke e cilësuar një legjendë për punën që ka bërë me futbollin në Shqipëri dhe për atë çka ka arritur në Spanjë, UEFA dhe FIFA.
Prodani, gjithashtu ish-drejtor i Partizanit, i ka çuar mesazhe të qarta Takajt, duke i thënë se nëse do të vazhdojë të krijojë insinuata që përbaltin emrin e tij, atëherë do të përballen në gjykatë bashkë.
Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, ish-numri dy i federatës e cilëson qesharake faktin që tani drejtuesit e Skënderbeut viktimizohen dhe thonë se klubi u dënua pasi i përket një vendi të vogël si Shqipëria.
“Sa për argumentet që KAS është sjellë në mënyrë diskriminuese me Skënderbeun, sepse është klub i një vendi të vogël, duhet të sjellim në vëmendje që në rastin e çështjes ‘Shqipëria kundër UEFA-s’ për rastin e ndeshjes me Serbinë ishte po ky institucion që i bëri një përmbysje spektakolare vendimit të UEFA-s në favor të Shqipërisë”, thotë ndër të tjera Prodani.
Ç’mendim keni për vendimin e KAS-it në Lozanë?
Unë isha ndër ata që mendonin se Skënderbeu e kishte një shans, së paku për të dalë me një dënim të reduktuar. Raporti që kam lexuar në media, nuk fliste për prova të mirëfillta, ndaj dhe kishte arsye të shpresohej që KAS edhe mund të shkonte drejt ndonjë vendimi në favor të Skënderbeut. Kjo nuk ndodhi dhe tashti mbetet të besojmë se raporti ka qenë vërtet juridikisht i bazuar. Të mos harrojmë se ekspertë të mirëfilltë të çështjeve të KAS-it kohë më parë e kanë vlerësuar pikërisht kështu këtë raport. Sa për argumentet që KAS është sjellë në mënyrë diskriminuese me Skënderbeun, sepse është klub i një vendi të vogël, duhet të sjellim në vëmendje që në rastin e çështjes “Shqipëria kundër UEFA-s” për rastin e ndeshjes me Serbinë ishte po ky institucion që i bëri një përmbysje spektakolare vendimit të UEFA-s në favor të Shqipërisë. Komentet e mëtejshme janë të tepërta.
A ju ka pyetur dikush rreth kësaj çështjeje, para, gjatë dhe pas përfundimit të gjykimit? A jeni në dijeni të deklaratës së Ardjan Takajt? Ai ka lënë të kuptohet se edhe ju jeni i përfshirë në komplotin kundër Skënderbeut…
Nuk e di se çfarë kanë lënë të kuptohet. “Analistë” që fantazojnë se institucione supreme të drejtësisë sportive ndërkombëtare mund të japin vendime të këtij lloji bazuar në intriga dhe thashetheme “oborresh” mund të arrijnë në çdo konkluzion. Koha do të tregojë se sa qesharake janë këto deklarata apo dhe insinuata qofshin. Mua nuk më ka pyetur askush, nuk kam biseduar me askënd, nuk kam pasur asnjë kontakt verbal apo me shkrim me askënd në lidhje me këtë çështje. Nuk ka dhe nuk ka se si të ketë asnjë fakt apo akt, të hapur apo konfidencial, që më lidh mua me UEFA-n apo KAS-in në këtë proces. Ata që do të implikojnë emrin tim, do të duhet të paraqiten më pas në gjykatë. Po e pres prej kohësh që ta bëjnë këtë.
A keni biseduar me Takajn ndonjëherë rreth kësaj teme?
Askush nuk ka pasur burrërinë apo korrektësinë të vijë dhe ta bisedojë me mua këtë çështje. Kanë dërguar si mesazherë miq të përbashkët, por asnjëherë nuk kanë pasur kurajën qytetare të flasin me mua për sa kanë thënë pas shpine. Kanë vepruar në mënyra tipike bizantine, duke fryrë në prapaskenë opinione tifozësh dhe rrethe njerëzish mediokër për të më përbaltur imazhin. Natyrisht që qëllimi kryesor ka qenë të largojnë vëmendjen nga vetja dhe nga ajo që është çështja kryesore që duhej analizuar dhe gjykuar në këtë rast.
A keni një mesazh për Takajn?
Nuk kam mesazhe të posaçme për askënd personalisht. Mos harroni se “projekti Skënderbeu” nuk ka pasur një drejtues. Ata që po heshtin po tregohen më të zgjuar.
Pse vijnë këto akuza në këtë moment ndaj zotit Dervishi?
Ato që dëgjova për zotin Eduard Dervishi më mbushën me keqardhje dhe dëshpërim. Për sa ka bërë për futbollin shqiptar tashmë është një legjendë. Për sa ai ka arritur në Spanjë, UEFA dhe FIFA ne vetëm duhet të jemi krenarë. Në Shqipëri është bërë tashmë një teknikë e zakonshme ajo që hajduti të thërrasë kapeni hajdutin. Në rastin e përbaltjes së zotit Dervishi ndoshta mund të ketë edhe arsye më të thella. Në mos vetë zoti Dervishi, do të na tregojë.
O Pordhen, ti nuk ke shanc te thuash asnje fjale per Takajn ose Skenderbeun se je me shenje nga Zoti me ato duar 30 centimeter te gjata e si kembe rosaku qe ke. Ju jeni pjese e mafies se futbollit dhe normal qe do mbroni punedhensit tuaj. Jeni te pafytyre bashke me ate Derr-vicin e derri jua befte nenat o te mallkuar. Ju doni te shikoni futbollin shqiptar po aq te shemtuar sa surratet tuaja tere lyre e pucrra te qelbura.
Deri dije Skenderbeu ishte shembull, per te gjitha klubet e shqiperise, ishte modeli me i mire per te pasur sukses si ne Shqiperi ashtu edhe ne evrope. Pas vendimit gjasme doli zoteria I feder bet qe na Pati hetuar per 6 vjet Skenderbeun zbuloi edhe skemen se si I shiste ndeshje Skenderbeu. Atere Lind pyetja ne ato 4 Mije ndeshjet e dyshuara si te shitura sipas feder bet sa ekipe te tjera Kane denuar keta zoterinjte ne Baze te dyshimeve! Asnje ekip tjeter keta edhe kur kapen fenerbahche me prova qe kishte trukuar ndeshje vetem me 1 vit u denua hajde pastaj ta denonin me hamendje ku do kishin shkuar, jo per gje po uefa mbahet edhe per e ndershme nuk ka korrupsion hic. Ju erdhi dita te flisni pse jo!!! Nuk e di nese gjykata federale e shpall te PA fajshme CA dreqin do dilni te flisni pastaj.