Këmisha e hekurt që i duhet veshur Bashës

25 Korrik 2019, 18:41Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Një grupim i vogël artistësh dhe qytetarësh, nga ata që me përbuzje Edi Rama i quan minoranca, ka përmbyllur sot një akt historik. Falë rrezistencës së tyre mbi dy vjeçare, duke sfiduar indiferencën e shumicës, tradhëtinë e miqve dhe kolegëve të blerë nga kllouni i bashkisë, duke këmbëngulur me vetëmohim, herë si heronj dhe herë si Donkishotë, ata e kanë detyruar opozitën politike në vend të përkulet përpara tyre.

Kontrata e fimosur sot mes Lulzim Bashës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është realisht një dokument i rëndësishëm.

Atë e bën të tillë fakti se PD dhe koalicioni i saj zotohen që një muaj pas marrjes së pushtetit, ta rikthejnë ish kompleksin “Skanderbeg”, në ansambël monument kulture; se ata zotohen ta financojnë rimëkëmbjen dhe shndërrimin në parametra optimalë të teatrit; se ata angazhohen të çojnë për ndjekje penale këdo që ka zhytur duart në këtë aferë të pisët 200 milionë euroshe, duke pasur si synim ngritjen e gjashtë rokaqiejve në zemër të Tiranës.
Por, përtej kontartës mes një grupi që mbron një kauzë dhe një force politike që synon pushtetin, marëveshja e kësaj të hëne përmbën edhe shumë mesazhe të rëndësishme.

Ajo e ka gozhduar një forcë politike të djathtë të vërë theksin te mbrojtja e publikes, tek ruajtja e pronës të përbashkët, tek interesi i bashkësisë para atij të individit që kanë qenë për tre dekada sistematikisht të nëpërkëmbura.
Ajo e ka detyruar atë të kërcënojë ligjërisht edhe ish klientë të saj të dikurshëm, si kompania Fusha, duke përforcuar kështu idenë se Edi Rama nuk mund të luftohet veçmas nga oligarkët e tij.

Ajo e ka shtyrë t’i shpallë luftë matrapazëve privatë që do të vazhdojnë të kryejnë veprimtari grabitëse nën ombrellën e kryeministrit.

Pra, kontrata e nënshkruar sot e ka bërë opozitën demokrate të thyejë dy tabu: Atë të prioritetit të privatit përpara interesit të bashkësisë dhe atë goxha të përhapur në radhët e saj, se nuk duhet të merremi personalisht me biznesin, sepse fajin e ka vetëm Rama.

Natyrisht, sado hapa të mëdhej përpara të përbëjnë krisjet e këtyre tabuve, sado të mirëpritura të jenë angazhimet për dëgjimin e zërit të publikut, për përfshirjen e grupeve të interest në vendimmarrje, për konfiskime pasurish, për një sistem zgjedhor më përfaqësues, për një kushtetutë më kontrolluese (të gjitha në kontratë) gjithnjë do të ketë qytetarë skeptikë që do të shohin tek nënshkrimi i sotëm vetëm një copë letër.

Dhe me të drejtë.

Kujtesa e zhgënjimit nga opozitat që rikthehen në pushtet është epokale. Nëse Fatos Nano i riktheu në qeveri ish ministrat që luftoi si të korruptuar në katharsis, nëse Sali Berisha e bëri klientin numër një Rezar Taçin që e antemonte si kontrabandist, nëse Edi Rama i emëroi kryebashkiakë, snajperët e grupit të zjarrit në 21 janar, gjithëkush është në të drejtën legjitime për të mosbesuar.

Në këtë kuptim të drejtë kanë vetëm ata –mes tyre edhe unë- që e shohin zgjidhjen tek shporja e kësaj klase politike përmes lindjes së forcave të reja.
Por, deri sa kjo të ndodhë, deri sa ata që mendojnë kështu të përbëjnë një shumicë, rruga e vetme është trysnia dhe presioni ndaj aktorëve që janë në lojë.

Pikërisht këtë kreu sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sipas një propozimi të studiuesit Aurel Plasari, që gjatë gjithë kësaj krize nuk ka mbajtur vetëm peshën e eruditit, por edhe aksionin e një vizionari, ajo e uli Lulzim Bashën në tryezën e një angazhimi.

Pra, jo më në deklarata mitingjesh: “Kur të vi unë në pushtet…” që më pas fshihen apo myken në arkiva, por në një kontratë precize anagazhimesh të shkruara.

Dhe kjo është në fakt rruga e duhur e gjithë atyre që nuk e shohin dot më me sy pushtetin makut të Edi Ramës, por që nuk i ngjall shpresë as rivali i tij. Ata duhet të marrin shembull nga “Aleanca…”. Ata paralel me betejën ndaj pushtetit të sotëm duhet të shtrëngojnë një këmishë të hekurt ndaj atij të nesërm. Ta bëjnë të përulet dhe përbetohet se do të mbrojë interesin publik (Basha e përmendi vetëm sot mbi dhjetë herë), se do të shkatërrojë oligarkët, se në vend që të ëndërrojë si do t’i rekrutojë nesër, të mendojë se si do të ndahet përgjithnjë me ta.

Shiritin e fillimit të kësaj rruge e prenë sot një grup i vogël artistësh dhe qytetarësh të angazhuar. Megjithëse shpesh të mpakur dhe të braktisur, ata dëshmuan se kokfortësia në kauza të drejta është shumë shumë më e rëndësishme se pesha e numrave. Sikur të tjera grupe dhe vatra interesi të këmbëngulnin në të njëjtat parime, me siguri që shumë shpejt do të kishim një Shqipëri më të mirë.

30 komente në “Këmisha e hekurt që i duhet veshur Bashës”

  1. Shoku Shpati says:

    Bushat, mbylle halen se na qelbe. Ashu kshu ste lexon njeri . Kar.

    1. Lili says:

      Lulushi do shkaterroje oligarket ? Lulushi njihet per mashtures ordiner qe nuk mban asnje premtim. Qellimi i tij i vetem eshte paraja. Nese e ka me te vertete kete premtim perse nuk permend as edhe nje emer ologarku ? Cilet jane ata dhe si do ti sekuestroje apo anuloje kontratat? eksperienca e ketij te korruptuari ka treguar se oligarket ne. bashkepunim me politiken arrijne ti kopsisin mire kontratat. Le te na thote lulush mashtruesi sesa nga kontratat e pd do ti anuloje se edhe ato po na e fusin prej vitesh doren ne xhep dhe po pasurojne berishen boden lulushin me
      Co A ka ndonje oligark nga pd apo vetem nga ps ?

  2. pjeter says:

    O zot i i madh ky miku i Meros,ç’do dite nzjerr ne trreg,na nje trrapllek,che Mero nuk ngurron iç,ja publikon ketij keshillkarit te Lulushit.Ne qofte se Bashes i duhet kemishe hekuri, tu te duhet nje klluf,te futesh i gjithi.o rrota e trapit,pur do te mbushet ty rradakja o debil burre,se kush wevertis sot,ma marre mandar nga shumica e shqiptateve,per te bere edhe nje pune te tille,ti vend rruspen,asaj shemtires.kur te ne ben zgjedhjet che te fiatone ai kllouni i vertet,me gjith ty se ne k….. i gjithe,ndryshon ligjet ne parlament che beni c’kemi per te bere,deri atehere,mos tani kur shume,se mi ben dem.

  3. ce botoni kete delirante nje analist qesharak dhe antikombetare.Ky njeri eshte kunder zhvillimit progresit dhe na e paraqet nje kapanon te ushtrise italiane se vlere kombetate.Farca Edi mos u terhiq nga keta lehaqener.

  4. Arifi says:

    Ik ore te qifsha budallane. basha esht ber per estrad. . Nuk ka me as vizion as ide as program as vet nuk e di ku eshte dhe c’far po ndodh . Kapet ku te mundet tani . Nuk oaska pas me burr bq se ky.

  5. Kodak says:

    Boll na hapet barkun me kete legen.

  6. rrok cubi says:

    KONYRATA E LULIT ME CA LULUSHE ARTISTA DHE CA POPULL MILITANT,U NENSHKRUA,PO KUSH E FIRMOSI,LULI,PO KUR DO E C’FUQIZOJE LIGJIN,,KUR TE VI NE PUSHTET,PO KUR VJEN LULI NE PUSHTET,NUK E DIME E PYTJE PA FUND.MIQ JU MIRE BETE QE I DILNI PER ZOT ATIJ OBJEKTI,PO E DINI JU QE LULUJA FUTET MENJEHERE NE PAZAR,CAKTON KUOTEN,SI NE RRUGEN E KOMBIT DHE HARRON SE C’KA THENE.ATA QE JU DOLEN PER ZOT,99% E TYRE,NUK E DINE C’ESHTE TEATRI,ATA NJOHIN LULIN DHE SHEFIN E ORGANIZIMIT TE LULIT,ATE BURRIN,QE BESOJ SE KENI HARRUAR,QE NA IKU ME VRAP TE PARLAMENTI,QE U BE GAZI I BOTES DHE U SAKATU,PRANDAJ SHIFNI MIRE C’FARE KERKONI,SE NUK MA DO MENJA QE NUK KA TIRONAS TE VJETER E TE RI,QE DO QE TE SHPALLIN MONUMENT KULTURE,QERPICET E TIRONES.KERKONI TE BENI NJE REFERENDUM NE TIRANE QE TA MERRNI VESH SE KU JENI JU DHE C’FARE PERFAQSONI,SE SA PER KERCENIMET QE BENI JU,NUK E RRUN NJERI KETU,SE JU NE ATE VATHE JENI QE U SOLLET VERDALLE 6 MUAJ DHE SE RRUJTI KUSH PER JU,SHTETI DO TE BEHET,SHTETI NUK ESHTE NE VARTESI TUAJ,ESHTE NE VARTESI TE VOTES SE QYTETORVE DHE PO E PRUTE LULIN ME VOTE NE QEVERI,E FITUT DAVANE,PO ME C’DUKEN BATHET,JANE LARG PASHKET.TE FALA ,BAFTJARI

  7. Kerric bushati says:

    O Mero kaq shok te mire e ke kete Bushatin qe nuk le idiotesi te tij pa postuar ketu tek tema?

  8. Alumi says:

    Oh ty te rafte pika o nipi i Hysniut. Po si mund te thuash se Basha do luftoje oligarket kur mikun e ka oligark, kur vete esht nje oligark i pasurur me pervetsimin e 230 million eurove nga rruga e kombit ku sipasoj kurre nuk u perfundu. Ti dhe ca lapera te tjere po ja zgjasni karrjeren ne PD ketij hajduti me qizme dhe pushtetin te paaftit Rama me keto servilosje qe i beni Lulzim Bashes. Ik ore i peshtire.

  9. Luani says:

    Ajo kontrata e firmosur sot me artistët më kujton ato shkresat me shkrim dore që ndonjëherë lëshonin komandantët partizanë për ndonjë “fshatar” që kish bërë “shpenzime” për luftën. Në ato shkresa, që firmoseshin me laps kopjativ, thuhej: “Lekët do t’i merrni kur të çlirohet Shqipëria”!

  10. Adrijon says:

    Eunuk mediatik mbete gjithe jeten o i shkreti ti.
    Basha e mori zarfin, vajti e vuri ne skene shfaqjen e fundit ne ate teater. Me ate palo kontrate lau duart e shpetoi “nderin” , se hesapi eshte mbyllur tashme. E gjithe loja ishte qe pjese e aksioneve te ishte dhe Kunati.
    MBAJENI MEND, TEATRI ESHTE NE TOKE ÇESHTJE DITESH!

  11. Hys Koqe says:

    kaq koqe eshte Bushati? Se mendoja kurre.

  12. saliu says:

    Aktoret thone se kjo eshte nje
    kontrate qesharake, ky kari thote eshte eshte historike.

  13. Likja says:

    JO KEMISH HEKURI.BREKE HEKURI.SE I DUHEN KUR TE KAPI SAPUNIN NE BURG…DHE CELESIN E BREKEVE TA KETE VETEM SALIU…

  14. Kreshniku says:

    Po të ishte gjallë gjysh Hysniu do të qëllonte me pëllëmbë në të dy faqet. Ata që gjoja mbrojnë teatrin nuk janë gjë tjetër vetëm disa militantë të PD. Teatrin e Ri e do shumica, o lepurushi i Hysniut. Luli do vi në pushtet kur të hypi gomari në fik.

  15. Sperma e skaduar e Besnikut te Partise says:

    Sperma e skaduar e Hysniut sot na deshmoi qe qenka edhe loloiI nje organizate kriminale me emrin PeDe. Qesharak deri ne ulerime. Po cfare eshte “historike” ne ate palo marreveshje? Qe eshte nje marreveshje ne kohen e ardhme???!!! Qe Basha dhe banda e tij kriminale mund te mos vije me kurre ne pushtet? Po ja ta zeme se erdhi. Partia con para drejtesise abuzuesit? Apo Andushi me konceptin komunist te Hysniut eshte rritur.Partia ben Prokurorin, gjyqtarin dhe ekzekutorin. Dhe Bashe komiku ka qeshur me ty o Andi. Akrobacite qe ben kllouni Basha per te shpetuar bythen e tij te fishkur nga humbja del dhe i mer seriozisht Andushka i Besnikut te Partise. Mjere pushtet i katert ne duar te kujt ke rene.

  16. Gri says:

    Stili i mbikalimit te Zogut te zi! Kete perkrah to mer race muti! Se as ty e as rraces teqe ju duket vehtja mbi popull, nuk ju jane dhimbs ndonjehere leket epopullit! Muze donte rraca jote e prape,prape muze Lulka dhe Ti!
    Fat i keq per kete kete! Shife opoziten e transporteve, don me prish prape edhe sheshin modern qe po fiton cmime ne Europe!
    Nashi turrju nje cike edhe ceshtjes se muzeut te sh. Enver. Duan ta bejne qender Teknologjie! C’ eshte kjo! Andi ne sulm! Perpara per fitorje te reja!

  17. Monitor says:

    Andi 5 rokaqiej! Njera eshte e rregullt, eshte e Lulit thone! Si puna pallatit ne Vlores i duhen prape 14 milion Euro nga mundi i popullit!
    Pthu karagjoz!

  18. FLUTURA says:

    Kesaj i thone te na hedhesh hi syve. Po sigurisht qe Basha do filloje te ndertoje ndonje perbindsh si ai qe e shembi Rama mu ne breg te Detit Adriatik, e nuk do ta shembe teatrin se nuk i intereson fare. Do beje ato qe ka bere kur ishte minister e Kryetar Bashkie….qe te mos i petserisim. ….
    Per budallenj na mer ne ky nipi i Hysniut?!
    Qenka bere burre i mire Basha se firmosi nje leter e u pastrua nga mekatet.

  19. Ruzhdi says:

    Basketbollisti gerti dhima I thote edi famed hajde prishe Pallati e sport it a rusi se eshte skandal po the ndihmojme she komunitetk I basketbolliste Aty Kane luajtur m permeti v shaka radoja a fagu k kasmi I trebicka etj a rusi a Bushati k Lena egj etj PSE teati I shkterruar plotesisht qenka me monument

  20. saliu says:

    ,Bushat, kjo qe shkruar sot eshte aq qesharake, po aq qesharake sa te keputen ushkuret e brekeve nga te qeshurat, me sakte nga te zgerdhiturat.Je komlet out my friend. Nuk kane asnje lidhje mashtrimet, rekomandimet, kontratat, paktet, oligarket, klounet e Teatrit Kombetar, pakicat me “fuqi magjike” me politiken reale. Nuk e njeh politiken ne demokraci, mendon me mentalitetin e Hysni Kapos mor kaposh plehu i bllokut. Edi Rama do te mbizoteroje ne politiken shqiptare deri ne momentin kur populli me vote do ti thote ik. Per te tjerat futja kot sic e ke zakon ose sic thote populli ” Ha mut se te zbut”

  21. Bureto says:

    Po mirë mo piçiruku i kapove. Ja tani Basha e bëri si burrat marrëveshjen dhe qenke i bindur se nuk do mashtrojë më, por a je i sigurtë ti që Basha do të bëhet ndonjë ditë kryeministër? Për të na mbushur mendjen ne skeptikëve ti si krye-annalist, që të gjitha profecitë të kanë dalë (!), aman shkrije dhe njëherë talentin në një shkrim apostafat për këtë. Pra që të mos e harrosh temën: Si do bëhet Basha kryeministër?….

  22. Apo jo? says:

    Ma sill shpejt kete kontraten historike se me mbaroi letra higjenike.

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Ste lexova komplet por po te them per aq sa lexova… Idjot me bri je.. Ata (artistet), u percan sot..

  24. Arber iliri says:

    Hahaha iku per lesh komplet ky nipcja hahaha.

  25. deda says:

    Dakort mo dakort marrë veshja do z batohet kur të bijë basha në pushtet .basha vjen në pushtet për nja 10 amë shumë vjet deri atëhere teatri shembet vetë

  26. matia says:

    Kësa i thonë:”Peshku në detë,tigani në zjarr”

  27. votuesi says:

    Andi shiko se kush ishte te aleanca dhe do bindesh. Shiko te kaluaren e tyre ne vitet 1994-1997 dhe do bindesh. Kane bere para me thase se si gjeje ti. Ne kete kontekst une nuk besoj më. Pra jam me idene se duhet urgjentisht nje force e re politike, qofte edhe me ty, pasi ti nuk je pjese e aferave. ke bere analistin sic ke dashur dhe kaq.

  28. @autori says:

    Ajo kontrate nuk ka asnje fuqi ligjore dhe administrative per te garantuar permbajtjen e saj. Se pari vete Aleanca Qytetare, e cila eshte nje levizje qe duhet perkrahur dhe mbeshtetur sepse po lufton e sakrifikon per nje kauze totalisht te drejte, ligjerisht eshte nje subjekt privat qe nuk perfaqeson asnje institucion shteteror. Nga ana tjeter, Lulzim Basha, aktualisht kryetar i nje partie politike, merr persiper atribute qe i takojne institucioneve te shtetit, sikurse jane Qeveria, Parlamenti, etj. Edhe sikur Basha te jete perseri kryetar i nje partie qe neser do te fitoje zgjedhjet dhe do te qeverise vendin, gje e cila ka pak gjasa per te ndodhur, ai perseri nuk mund te detyroje institucionet shteterore si me lart, behet fjale gjithnje ligjerisht, qe te marrin vendime sipas asaj kontrate. Sidoqofte, kontrata ka vlere morale dhe per kete faze mund te ndihmoje kauzen e artisteve dhe qytetareve ne mbrojtje te teatrit. Theksoj qe Teatri Kombetar duhet mbrojtur jo vetem per vlerat e godines dhe te truallit, por sepse ne radhe te pare ne kete afere korruptive te qeverise kemi te bejme me nje grabitje e tjetersim te prones publike dhe destinacionit te saj historik. Sa siper, kerkohet nje solidaritet me i madh me te gjithe ata qe mbrojne teatrin dhe nje rezistence qytetare kunder Qeverise dhe Bashkise ne Tirane per arrogancen qe po manifeston.
    Dje ka dale nje fakt tjeter qe nuk mund te anashkalohet tashme nga nderkombetaret dhe qe mund te permbyse regjimin kleptokrat te kesaj qeverie. Gjyqi i humbur me AGON Chanel per “aresye politike” dhe 110 milion Eu qe shqiptaret duhet ti paguajne Beketit, per fajin e Rames, mjafton qe njerezit dhe opozita te ngrihen ne protesta derisa Rama te dorehiqet dhe te dale para drejtesise per te paguar demet. Edhe sikur vetem ky rast te ishte..

  29. Ata artist e krijues që janë duke protestuar për teatrin pavarësisht a kanë të drejtë në çështjen e ryre se kjo është çështje optikash,në momentin që kanë pranuar të nënshjruajnë me Bashën “pakte ” kanë dëshmuar se nuk janë gjë tjeter veq vegla qorre të një krimineli.Të ulen një koloni intelektualësh e të bëjnë pakt me një vrasës kjo është më shumë se e pamoralshme,le të urojnë këta mjeran që Basha të vijë në pushtet dhe të dramatizojn një skenar të 21 janarit se do të ishte një prurje artistike e kulturore.Sa për katarsis viti 1997 në Shqipëri dhe paslufta në Kosovë ka dëshmuar se jo vetëm klasa poltike por as si shoqëri nuk disponojm, as vlera morale as kulturore e as emancipuese për të realuzuar transformime të tilla.Le të urojmë që amerikanët të na e përfundojnë reformen në drejtësi dhe europianët të na i hapin portat dhe më pastaj duke na detyruar, të fillojm që të instalojm shoqëri të së drejtë dhe të vlerave,rast shumë i ngjajshëm është Rumanija,se ne në këtë drejtim jemi të pafuqishëm edhe si klasë politike eshe si shoqëri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje