Nga Arben Ristani
Para disa ditësh jam shprehur publikisht në lidhje me një fakt të qartë si drita e diellit: pavarësisht përpjekjeve, opozita nuk arriti ta ndalonte mbajtjen e zgjedhjeve vendore me Ramën kryeministër.
Zgjedhjet u mbajtën -edhe përkundër përbetimeve të disa personave publike, analistëve pro-opozitarë, njërit prej të cilëve jam i detyruar t’i përgjigjem sot me këtë shkrim.
Besoj ju kujtohet solemniteti i atyre që përbetoheshin se nuk do lejonin zgjedhje me 30 qershor – solemnitet që mbante nënshkrimin viral #metoo.
Zgjedhjet u mbajtën. Jo vetëm kaq, por mesa duket këtë vit në horizont nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, pa Ramën kryeminister.
Ky ishte përbetimi tjetër i madh që bëhet tym. Ajo që mbetet janë prokurorja e përgjithshme e përkohshme, përjetësisht besnike ndaj kryeminstrit Rama, ajo që mbetet është një katastrofë institucionale, ekonomike dhe njerëzore, me pak ose aspak dritë në fund të tunelit.
Në kete situatë jam shprehur se PD mund dhe duhet ta mundë në zgjedhje –dhe jo në llafe– Ramen dhe Rilindjen, si e vetmja rrugë qe kemi, edhe pas keshillave dhe insistimit të partnerëve ndërkombëtare, evropianë dhe amerikanë.
Kam shprehur mendimin se fakti që sot PD dhe populli opozitar mbeten të papërfaqësuar në nivel qendror dhe vendor është shumë i rëndë.
Ky rezultat, pavarësisht bindjes që na u krijua kur morëm vendimet tona për të dorëzuar si grup mandatet e për të mos hyrë ne zgjedhje me Ramen, ka nevojë për reflektim nga lidershipi i PD, mbi bazën e gjykimit të shëndoshë mbi atë që ndodhi, si dhe pasojave që ai solli.
Rruga që duhet ndjekur, sipas mendimit tim, kalon nga puna për të rritur besimin dhe angazhimin e mbështetësve të opozitës.
Na duhet një program i mirë, i qartë dhe i kuptueshem nga njerëzit. Por kryesor është besimi –na duhet të ringjallim besimin se jemi si parti dhe si individë, në lartësinë e premtimeve tona.
Shumë punë mbetet për të bërë për të rivendosur besimin dhe për të rilidhur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata amerikanë.
Gjithashtu kam përmendur nevojën për të bashkuar partinë me të gjithë ata që kane kontribuar për PD ndër vite, me ata që kanë ekspertizën dhe eksperiencën për organizimin e partisë dhe suksesin e saj në betejat elektorale, pavarësisht qejfmbetjeve, komplekseve, apo kontradiktave parimore.
Në menyrë të permbledhur këto kam thënë.
E gjitha kjo, për “këshilltarin mediatik / zërin më të afërt mediatik” (sipas medias ku e lexova lajmin), Gjekmarkaj, është konsideruar si një “gjuajtje e Ristanit ndaj Lulzim Bashës”.
Sipas analizës së analistit Gjekmarkaj, meqë atëherë unë nuk dola kundër vendimit për të dorëzuar mandatet e për të bojkotuar zgjedhjet e Ramës, që sot e tutje duhet të mbyll gojën e të hesht përgjithmonë.
Kjo nuk më duket një këshillë me vend – as për mua, as për këdo, që si unë, do që PD të vijë në pushtet, për të mirën e shqiptarëve.
Nuk më duket me vend që të mos kemi të drejtë të reflektojmë mbi gabimet tona. Nuk më duket me vend që një analist të mund të ketë të drejtën të ndryshojë qëndrime e deklarata sipas rastit dhe dëshirës, ndërsa politikanit i hiqet mundësia të reflektojë mbi gabimet e bëra dhe konkluzionet e nxjerra.
Vetë Gjekmarkaj, pak kohë më parë është shprehur se Lista “Basha” e kandidatëve për deputetë në 2017 ishte e fëlliqur, e neveritshme, e hartuar për të vjelë frytet e një marrëveshje okulte të bazuar në interesa financiare.
Akuza këto tmerrësisht të rënda, ndoshta të justifikuara në një farë mënyre nga lënia e tij jashtë listës së kandidatëve.
Megjithate, une besoj se në këtë moment kaq të rëndë, në një krizë të plotë eknomike, politike dhe juridike, kushdo që orientohet nga e mira nuk duhet të heshtë, pavarësisht mënyrës sesi analizon Gjekmarkaj; përkundrazi – çdokush duhet të flasë sa të mundet më fort, të bëjë gjithçka që ka në dorë, në mënyrë që të dalim të gjithë së bashku nga mizerja rilindëse.
Në kohën kur analistë e gazetarë, mendje “të bukura” e media “të pavarura” shkruajnë e komunikojnë si militantë partish, duke e kaluar Shqipërinë në plan të dytë në funksion të interesave të veta, lind nevoja që shqiptarët të aderojnë në formacione që mendojnë më shumë për Shqipërinë sesa partinë.
Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë me strategji të qartë, të mirëorganizuar, të fuqizuar me njerëz të aftë e të besueshëm.
Ideja se ne duhet të flisnim kur ishte koha për të folur, ndaj tani duhet të heshtim përgjithmonë, më shtyn të mendoj se, sipas kësaj aksiome Gjekmarkiane, njeriu politik është i destinuar të jetojë paradoksin e mërzitshëm në të cilin, nëse flet jashtë llafollogjisë së miratuar nga lidershipi, je i dënuar të quhesh automatikisht ose i shitur, ose i hatërmbetur.
Nga ana tjetër, nëse njeriu politik i mbështet dhe miraton tezat e lidershipit, me shpresë dhe besim në vërtetësinë e tyre, ai duhet të heshtë përgjithmonë, pasi duhet të kishte folur kundra tyre më parë.
Ku do na shpjerë ky qëndrim? Uniteti grusht-bashkuar rreth verbërisë ndaj realitetit të mban të mbërthyer në një rrugë e cila çon vetëm në një drejtim – drejt humnerës.
Goxha mire, nuk mendoja qe A. Ristani te shprehej kaq qarte dhe bindshem . Aresyetimi i ndjekur shtruar edhe mjafte rrjedshem!
PO TI JE KONTRIBUSI DHE SHERBYSI ME PA MORAL I VJEDHJES SE VOTAVE,DITEN ME DIELL,TI JE AI QE U SHPERBLEVE PER VJEDHJEN E BERE,TI E BERE ME ZOR LULIN KRYETAR BASHKIE,TI JE NJE NGA ATA KELYSHET E SALIUT,QE I DHE MUNDESI KETIJ KELYSHIT TJETER TE BEHESH KRYETAR PARTIE,DUKE ELEMINUAR ME VJEDHJE VOTASH OLLDASHIN,TI PRA ME SHOKE E BEKUAT KETE FARE BURRI,TI ME CA TE TJERE KENI EKSPERIENCE,PER TE BERE GJERA QE IKENI BERE VAZHDIMISHT,TI KE TE DREJTE TE NDRYSHOSH MENDIM,PO NUK MUND TE NDRYSHONI VES,VESI DEL ME SHPIRTIN-THOTE POPULLI DHE ME QE KETE POPULLI E DI SHUME MIRE KETE POSTULAT,JU NUK JU BESON ME,PRANDAJ JU DERI NE MOMENTIN QE NUK DO JENI NE GJENDJE TE PASTRONI VETEN,ATY DO JENI
Bravo Ristani! Paska qene pa pire.
Gjekleshi po shfrytezon humneren e PeDese per te pasur emrin ne liste ne 2021. Keshtu ju do partia Gjekleshi dhe Qim Peka. Lart me lart o vemje flamujt e Lulushit… Ahahah
Ky pijaneci jo vetem ka qene i pire, por tape fare. Si nuk e zure nje here me goje Bashen si pergjegjesin krysor per kete katrahure. Ju dhjesni te gjithe ne nje poce dhe po te gjithe e hani.
Mendoje se Ristani ka te drejte per dy gjera.Po ta maresh si Ristan,eshte shume i keq,i poshter sa nuk ka ku te vej,hajdut votash,servili i Saliut,por ama per ate qe thote se PD SOT NUK ESHTE E PERFAQESUAR AS NE PUSHTETIN QENDROR,AS NE ATE VENDOR,DHE KJO PARTI KA HUMBUR BESIMIN TE ELKTORATI SAJ,KA SHUME TE DREJTE.Sot pd-ke po endet rrugeve si ata qent e zgjebosur neper koshat e plehrave, me ato çirrje histerike,qe vetem e merzisin popullin,ulin imazhin e vete partise,aq shume sa e quajn parti fashiste.Nuk eshte me ajo pd-ke e vlerave te medha demokratike dhe shprese per popullin shqipetar.Kete gje nuk e ka dhe shume keq do perfundoi partia dhe lidershipi i saj.
Ristani thote qe PD duhet te vije ne pushtet per te miren e shqiptareve. Kur PD ben gafa kaq te renda dhe idiote si mund t’i besoje populli qeverisjen? Vetem nje reformim total i PD pa humbur kohe mund ta sjelle me pushtet. Me Lulin, Paloken, Noken, Ballinjte etj etj, nuk luajti mennsh populli qe t’u sjelle ne pushtet. Edi Rama me gjithe kusuret eshte shume me i mire dhe qendron shume me lart se Luli e Monika. Prandaj aty do te jete deri sa e djathta te rinovohet teresisht. Sa me shpejt aq me mire.
Mire Beni, mire! Besoj se rasti i zgjedhjes se Bashes Kryetar Bashkie perbene rast te reflektosh! Ne popull egziston mendimi se deformove procesin zgjedhor, bere krim zgjedhor dhe humbe ndergjegjen e juristit! Basha u zgjodh padrejtesisht Kryetar Bashkie! Veprimi yt njihet si njolle ne historine e zgjedhjeve shqiptare.
Gjeja me e mire qe mund te besh ti Ristani me qe je pijetar i kualifikuar pi nja tre kater dopio me eks raki Skrapari dhe pastaj pa hezitim mbaja vehtes.Do shpallesh pa dyshim hero nga ana ePD-se.
Pttuu mor funderine.!Mor sharlatan politik!Mor bastard i pa skruptullt!S’ka nevoje njeri per mente e tua.
Sa me behet qefi per ju PLERA…ashtu ju pafsha me ate kukull kryetar…se ngrini koken as per 20 vjet po nuk u zhduk e gjithe rraca e qelbur e juaj…
More Ristan po ala nuk e ke kuptuar se Ai qe e ka cuar PD-ne ne kete gjendje nuk eshte Basha, por Ai qe te urdheroi ty ne vitin 2011, qe ta shpallshe Bashen kryetar bashkie te Tiranes. Mos i bje ne qaf Bashes kot se Ai buk e kos po han. Mos ben sikur nuk e din qe plaku i PD-se po e perdor partine per interesin e tij privat. Shif kerkesat e opozites qe jane te parealizushme dhe nxirr perfundimin, se edhe njehere qe flet i pa pire sic thote komentuesi perpara edhe athere e dhjet se tregohesh budalla.
Bravo ,o hajdut i i votave te vjedhura nga rezervat i fute neper kuti. Ti je hajdut,por i nje lloji tjeter. Nuk i vjedh votat nga kutia ne kuti,po i vjedh ne kuti e ato perseri i zevendeson ,por u ndry shon emrin. Ndaj ti je hajdut me i moderuar. Ndaj ti me te vertet je pianec ,por si hajdut je i moderuar,ndaj dhe LUli yt , te vuri teneqene ….. Si do qw te jesh je i pabesueshem,madje i padegjueshem.
Rakia e bute bene qe gjerat i analizon me drejt dhe kjo me habit per ristanin se eshte dhe nip nga vunoi dhe rakin e pin 22 grade,avash avash risto po e kupton qe kontributi qe dhe per ate parti po te ik per lesh
Ristan , mire eshte te mos e provosh CORBEN E PRISHUR , e jo t’a hash , po e keqja eshte se ti ke ngrene jo nje luge , po nje kazan te tere .
Rëndësi kanë ato që Ristani thotë dhe jo kush është ai. Të paktën sa ishte në krye të KQZ tregoi se para shqiptarëve nuk ka moralin të jetë e ardhmja e PD. Po, dhe ne jemi ata që të paktën nga 2013 theksojmë një analizë të thellë për reformimin e PD. Kjo nuk u bë se nuk deshi Saliu dhe mu për këtë delegoi në vend të tij aty delfinin me brilantinë, bufonin politik, Basha, i cili ka deklaruar mëse njëherë që ai udhëhiqet nga filozofia politike e trashëgimisë berishiste. Kjo e thënë me gojën e Bashës është në të vërtetë kuintesenca e gjithë asaj çka ndodhur në PD, dhe që e ka sjellë atë në pozitën më të mjerueshme për një parti, që politikisht ka bashkëdrejtuar vendin për 28 vjet dhe mbi 13 vjet ka qenë në ekzekutiv dhe tani ka prekur fundin. Çka ka më keq se kaq? Ky besoj është shqetësimi i Ristanit dhe jo vetëm i tij, fatmirësisht. Po Ristani dhe të tjerë mendojnë gabim kur besojnë se shpëtimi i PD do të vijë nga bashkimi i saj me ata që ajo i flaku apo kanë ikur vetë kur panë me kë kishin të bënin. A mos mendon vallë Ristani se Genc Ruli, Besnik Mustafa, Jozefina Topalli, Arben Imami, etj, apo nga ata që ka ende brenda saj si Paloka, Spaho, Noka, Bumçi etj, për të mos e zgjatur më, se kjo listë është tmerrësisht e gjatë do të reformohet PD?! Po a nuk qe ky lidership që e neveriti ekektoratin shqiptar, sidomos atë gri, dhe e sikterisi atë për të mos i parë më ato fytyra?
Po të duan, për metodën shembullin e kanë tek Rama. Ndoshta, sepse ai pati sukses, mu për këtë dhe e urrejnë me e pa tëdrejtë, si nga brenda ashtu dhe jashtë saj. Ai e kuptoi se me gardën e saj të fillimeve ramizste postkomuniste katoviciane në PS, kjo nuk do fitonte ndonjëherë, ndaj dhe e pastroi atë dalngadalë, por me vendosmëri. Rezultatin vetëm ata që kanë vënë përjetësisht syze të errëta nuk duan ta pranojnë. Dhe këtë po e them unë, që qoftë për arsye historike, qoftë për bindje personale nuk e kam votuar kurrë PS (LSI se llogaris fare), por kuptohet as Ramën si kryebashkiak apo në zgjedhje politike. Kurrë! Po qysh nga zgjedhjet vendore të 1992, as PD që e shikoja si një konglomerat postkomunist, ku përfaqësonte çdo gjë përveç emrit ‘demokratike’. Ç’duhet bërë që PD ta sfidojë PS, që me ironi këta, apo të mënjanuarit nga Rama, e quajnë ‘Rilindje’? Analizë serioze, konstruktive dhe ndryshime radikale në lidership nga baza në qendër. Mbas gjithë kësaj, një kongres i jashtëzakonshëm i organizuar nga një ekip bindës (brenda saj, por jo vetëm, se ka mjaft intelektualë me integritet që e duan atë, por më shumë duan Shqipërinë dhe demokracinë) i cili të udhëheqë reformën radikale, të hartojë programin dhe të dalë para elektoratit si një alternativë qeverisëse e re dhe e besueshme. Të jenë të sigurt që pas saj jo shumë larg vjen dhe fitorja. Rama me disa nga bëmat e tij, ua bën këtë dhe më të lehtë. Por duhet filluar, ama jo me qejfmbeturit nga Basha, apo me fosilet brenda saj saj të tipit Pollo, Shehu e Shehi, apo Mediu, Nard Noka e Duka, si aleatë. Këta nuk i voton më njeri. As me Ristanin, por fatmirësisht ai sot ka të drejtë dhe duhet ta dëgjojnë. Ashtu sikundër nuk duhet të dëgjojnë ata të ashtuquajtur e të vetquajtur anal-istë, që për veç urrejtjes për Ramën, (ata e dinë pse), më pak se çdo gjë duan të vërtetën dhe demokracinë dhe më shumë se çdo gjë duan të kënaqin epshet e tyre. S’po i citoj, jo se druhem, por se lista fatkeqësisht është e gjatë. Sa për nxitje, mjaftojnë qim pekat, bushatët, zhejt, lehsit, rakipët etj, etj…pa i neglizhuar gjekmarkaët e markmarkët, që me irracionaluzmin e tyre proverbial, po e dëmtojnë rëndë PD, pjesë e së cilës duket se janë. Nga tufa e tyre ka mjaft zëra racionalë si Zogaj apo Çupi që duhen dëgjuar gjithsesi. Po nuk u ringrit nga e para PD, dhe pa u distancuar me vendosmëri nga Berisha dhe berishizmi, jo vetëm që ajo nuk ka të ardhme, por Shqipërisë do t’i mungojë një e dhjathtë e vërtetë, shumë dëshiruar nga elektorati relevant i asaj alternative që mbetet në pritje në zonën e imponuar të elektoratit gri, që si rregull nuk voton trashëgiminë komuniste dhe si rezultat katrahurën e tranzicionit të ideuar e zbatuar prej saj. Një ndihmë për këtë me shpresë të madhe do ta japë edhe drejtësia e reformuar që pritet të nisë punën. Reformatorët e PD, gjithashtu duhet ta marrin në konsideratë atë pa asnjë ekuivok si aleate të saj.
Jane perpjekje te kota me llafe nuk beheni dot pro amerikan partia juaj eshte drejtuar dhe financuar 30 vjet nga Moska koha juaj ka mbaruar kuptojeni kete majtas dhe djathtas
Ky personi mbeti ne histori si sharlatan, lolo pijanec. Edhe mbas 100 vjeteve kur te behen zgjedhje ky do te mbetet modeli i vjedhjes se zgjedhjeve ne menyre rrugaçerore . Ky turperon edhe partine e tij e cila e degjeneroi e flaku si leter higjenike me te cilen ke mbaruar pune. Tani angullin si qen i rrahur dhe gricet me malokun e Gjonmarkajvet te cilin dhe ate e lane ne te thate.
Pse nuk i botoni komentet, apo ju ka zene gjumi.