Spiropali tallet me Metën: Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër. S’është më President, por udhëheqësi i njërës palë

26 Korrik 2019, 15:06Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi sot se “me letrën drejtuar OSBE-së, Presidenti Meta thjesht ka pranuar se nuk është mbi palët, por është udhëheqësi i njërës palë”.

Spiropali reagoi pas deklaratës së sotme të Presidentit Ilir Meta, i cili theksoi se “i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajčák (që ka kryesimin e radhës) dhe Presidentit të Asamblesë së OSBE-së, që të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve!

 Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve, po thjesht udhëheqësi i njërës palë. 

Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat: Export-Import Kafeje Qamili shpk”, tha Spiropali.  (TemA)

2 komente në “Spiropali tallet me Metën: Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër. S’është më President, por udhëheqësi i njërës palë”

  1. sancho panca says:

    Baba Xhikja do te beje pazar per europianet, ndaj i fton te hyjne ne mesin e krizen.
    Por atyre nuk u rruhet me dhe do e lene Like Floririn ne rruge kesaj rradhe.
    Gjithe ato arrongancat e shtangistit kundrejt europianeve, nuk jane me uje nen ure…

    Haj me te mbare!

  2. Vjola says:

    Kujdes Elisa Spiropali me keto thenje!Ti nuk e njeh mire ILIR MASKARA META. Hajdut i certifukuar,mashtrues,genjeshtar dhe per ne teper hedh gurin e fsheh doren.Di te vease me doren e tjetrit.Shpirterorin e tij maskarain tjeter Berisja tani e njohin te gjithe ,por i kane rene dhembet sa do qe te lehe ,por ky i shpifuri Meta kerkon me te gjitha mynyrat tu shmanget SPAKUT ,ERDHI KOHA QE KETA KRIMINELEVE TU HIDHEN PRANGAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje