Sot ndeshjen do ta bëjmë në fushën e Teatrit!

26 Korrik 2019, 16:58Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Më treguan se një plak nga Alliasi, në shtratin e vdekjes me fjalët e fundit paska thënë “Po mbyll sytë… i lumtur që atë… binanë e theatrit …e lashë në këmbë.”

Nuk kishte faj i gjori. Duke lënguar i shtrirë, në ditët e tij të mbrame, pat kërkuar që t’ia mbanin televizorin hapur.
Nuk kishte ikur dhe ai pa deklaruar se cilën anë mbante.

Në Shqipëri, i madh e i vogël, politikanë dhe paparti, mëndje të ndritura dhe njerëz që s’kanë lexuar kurrë një libër, lypësa dhe milionerë, pa përjashtim në të gjithë kanalet televizivë, në të gjitha gazetat, këto ditë po ngrysen e gdhihen përsëri me shoshat e problemit të Teatrit Kombëtar!

Por mendoj se duhet të kthjellohemi dhe të arrijmë në një shkoqitje përfundimtare të temave, ku teatri, o miq, është vrima e fundit e kavallit. Në diskutimet e zjarrta shquhen dyshime për interesa fitimprurëse, interesa të publicitetit, të karrierës politike. Është e natyrshme që aty të shfaqen dhe preokupime kulturore, arqitekturale, apo urbanistike, por drithërimat dhe oshëtimat vijnë nga shpellat e politikës.

Ndeshen politikanët. Mbaron një ndeshje, fillon tjetra. Vetëm fushat ndërrohen. Dje u ndeshëm në fushën zgjedhore, pardje në fushën e gjykatave, para ca kohësh në atë fushën e lodrave të fëmijëve, te liqeni…

Sot ndeshja zhvillohet në atë fushën prapa ministrive, në Teatrin Kombëtar. Thonë do të vijë dhe presidenti, kryeministri, deputetë… Të djegur dhe të padjegur!

Politika është nëna e gjithë të këqijave. Plot grupime politike nuk merakosen as për nevojat e Shqipërisë e jo më të artistëve dhe të ndërtesave, ku shfaqet arti i tyre. Në rast se opinionet ndahen më dysh dhe si arbitër marrim organizma teknike të specializuara, ne i hedhim poshtë nëqoftëse ato nuk flasin si duam ne.

Në rast se për ndërtesën në fjalë, edhe shoqata e ndërtuesve mendon se teknikisht, ajo ngrehina e vjetër, nuk i qëndron dot më dhëmbëve të kohës, ne që jemi të asaj ane që është për ruajtjen e ngrehinës, nuk e kemi për gjë të themi që ndërtuesit janë të paguar të thonë ashtu.

Në rast se edhe zjarrfiksat paralajmërojnë rreziqe të dukshme nga zjarri, do të themi se ata janë rrogëtarë të qeverisë. Ata të organeve të shëndetësisë janë të paguar, specialistët e huaj janë të blerë, dhe kështu, të shitur e të blerë janë të gjithë ata që nuk flasin si ne. Çfarë do të humbim? Ne për një anullim marrëveshjeje ndërshtetërore deklaruam se, që të nëntë gjyqtarët e lartë të Gjykatës Kushtetuese ishin të ngallosur me ryshfete dhe nuk na gjeti gjë. Tek ne pushteti blihet, votat që na sjellin në qeverisje ne i blejmë. Tek ne shiten edhe vëzhguesit, kombëtarë edhe të huajt.

Edhe unë që shfaq këto mendime, nuk e vërtetoj dot që nuk jam i blerë.

Si mund të vazhdohet kështu me këtë atmosferë të ndohtur fund e krye?!

Interes politik, apo elektoral të drejtë për drejtë, në këtë rast, ka patjetër edhe kryetari i Bashkisë, ministrja e Kulturës dhe vetë Kryeministri. Në rast se ata ofrojnë zgjidhje, unë besoj se nuk ka nevojë t’ju a zbuloj se çfarë duhet të themi në kor ne, kundërshtarët:

“Ata nuk mund të kenë qëllime të pastra. Ata nuk mund të kenë dëshirën që Tirana të jetë e bukur, nuk u plasi për një ndërtesë dinjitoze, tërheqëse, me kushte teknike optimale. Bo-bo-boooo! Po e arritën ta ngrejnë atë ndërtesë, dhe sidomos po qe e përsosur, ajo do t’i ndihmojë ata të rrinë në pushtet edhe vite të tjerë.”

E tillë është platforma e politikës që kundërshton përpjekjet e çdo zgjidhjeje.

Unë nuk e dij nëse autoritetet qeveritare dhe bashkiake kanë interesa korruptive. Dëshira ime e sinqertë është që të mos kenë. Dhe besoj palëkundshmërisht në ta, si njerëz qëllimmirë dhe idealistë. Unë edhe Rrugën e Kombit që kushtoi aq llahtarisht shumë, kam dëshirë ta shpjegoj se paguam shumë si rezultat i gabimeve dhe paaftësisë për të zgjedhur një firme ndërtuese më të mirë. Ama, më mjafton lumturia që ato dy-tri herë që kam udhëtuar mbi atë autostradë, nga Tirana, pas tre orësh jam gjendur në Prishtinë!

Është abuzuar dhe njerëz të liq kanë përfituar nga financimi i saj? Sa keq! Po përse vononi të na e vërtetoni?
Po, dreqi e mori, nuk mund të shihet prapa çdo nisme të bukur njerëzore, dyshimi se sa fiton qeveria, bashkia apo komuna, se kështu vendi nuk do të përparojë kurrë! Të mos kemi më shpresë?!

Pra nuk do të ketë më asnjëherë në këtë vend kryeministra qëllimmirë, kryebashkiakë të ndershëm, deputetë të devotshëm ndaj atdheut dhe ministra të papërlyer?!

Mjerë ne, atëherë!

26 komente në “Sot ndeshjen do ta bëjmë në fushën e Teatrit!”

  1. F.A. says:

    Si qytetar kam vetëm një pyetje: po sikur,(larg qoft) zotit Berisha ti shkrepej e të thoshte se është për shëmbjen e godinës, vallë çfarë do thoshin dhe bënin Lulëzim Basha dhe përkrahësit e ruajtjes së godinës ekzistuese?

    1. Albana Budina says:

      Tender doni ju? Po tenderin e beri Lulzime Basha me aktoret e Pd qe vendosen te mos e leshojne godinen deri sa te vije ky bolia ne pushtet. O Lul bolia, je kokra e gamorit dhe ne pushtet me shpejt vjen Dash Shehi se ti. Ik ore pirdhu se na merzite gam gam gam pa bereqet. Hajvan e shkuar hajvanit. Hajdut e shkuar hajdutit. Spiun e shkuar spiunit. Brinar e shkuar brinarit. Shkurt: QELBESIRE.

    2. Burgajeti says:

      Hahaha…Sa mire ju ka vajtur mendja.
      Saliu dhe salovicet,do bertasin: Te prishet!,ne se do I kujtojme se,ne ate godine teatri,ka shijuar drama te realizmit socialist,Enver Hoxha dhe klika e tij…
      A nuk shkateroj Saliu,cdo arritje te popullit ne ato 45 vjet ne cdo sfere teprodhimit,sherbimit,artist,kultures dhe sportit,sepse ishin komuniste?
      Edhe kjo veper e fashizmit,eshte sipas PeDe-rave,njesoj komuniste….
      Kam deshiren qe keta “artiste” protestues,te japin nje cfaqje dhe te ftojne ta shohin komplet opozita,palo presidenti,Saliu,Lulushi,Monka dhe planet e tyre…
      Pastaj fati I tyre ne dore te Perendise….

    3. Jo vetem kjo qe thua ti qe sikur i cmenduri sali te thote qe te shembet,por edhe sikur i cmenduri edi tja japi kunatit te lulashit per ndertim,te gjithe keta rrangallet do heshtin dhe do e dredhin…
      Te gjithe teatrot i luan shpellari i shpelles vicidolit ,kurse keta aktoret me ne krye luljeten jane vetem per te lehur ham ham

    4. Komentuesi says:

      Mire e ke thene more vella,por Saliu nuk e thot kurren e kurres qe tatri te prishet, se ai eshte njeri me nje zemer te zeze,sterr.Pastaj nuk mund t’a ulin Bashen ai, se e ka tamam si djalin e tij.

    5. Bureto says:

      E ke dhënë vetë edhe përgjigjen.

  2. Al says:

    Servil e me pushtetin ngele gjithe jeten….Sala te beri dhe ambasador pa lidhje fare…nuk po kupton qe nuk diskuton njeri qe duhet i ri por pse I jepet nje oligarku pse nuk hidhet ne treg ta ndertoje me i miri dheme I liri si rregullat e tenderit…..

    1. PKulla says:

      O anonim! Kaq mee merak e ke te me edukosh?! Leme te mbetem shtu si me njeh!

    2. vang says:

      More Al :Nuk guxon tjetri te shprehi nje mendim se menjehere do i kujtoni qe Sala e beri ambasador sikur ambasadat jane prone e Sales dhe nuk ka nje Komision te politikes se jashteme ne parlament qe merret me emerimin e Ambasadoreve.As ministria e jashteme nuk ka te dreje te beje emerime te tilla. Sidoqofte,edhe sikur ta supozojme se Sala i paska bere ”nje nder” Kulles ky duhet te jete per mos shembejen e teatrit.NA vdiqet me keto mendesite tuaja .PERSE,per ceshtje politike do shembur teatri apo per inat te PD????

  3. Petro Tano says:

    Analize brilante!!!

  4. Fatmir Lohja says:

    Shume e bukur dhe e drejte per drejte.

  5. ILYRIA says:

    Jam plotesisht i mendimit tuaj Z. Kulla………mendoj se Shoqeria Shqipetare eshte plot me Agjent 007 te cilet pas cdo Sinjali per nje Veperzhvillimi apo Projektesh madhore ose edhe modeste fillojne e anatemojne Miljonat e perfituara nga vete Edi Rama apo Erjon Veliaj apo te tjere Shtetdrejtues……Kjo sdo te thote se nuk ka KORRUPSION……ka …bile mire do ishte te kishte shume me pak ne Shqiperine tone…..te pakten si Korrupsioni i shume Shteteve ne EU……….aq do te mjaftonte ….sepse Shtet pa Korrupsion ne Globin Tokesor nuk ka…..TUNG

  6. gimi says:

    Z. Kulla artikull brilant . Por desha ti kujtoj lexusit qe per 4 vjet qe ka drejtuar bashkine e Tiranes Lulzim Basha nuk mbajme mend asnje gje qe ka bere vetem pallate per vehte vjehrrite e fare e fisin e tij vetem vjedhje . Ndersa per 4 vjetet e Erjon Veliajt do ta mbahen mend me qindra vjet si shkollat çerdhet , kopshtet , kendin e lodrave te liqeni amfiteatrin po atu , kende lojrash per femi ne çdo bllok banimi , mbjelljen e pemeve , bulevardin , stadjumin , unazat , bulevardin e ri , tregun e ri etj etj qe duke i shkruar dhe vonon me i permend jo me me i bere . Tjeter eshte qe tashti thojne ato po e kuptojme qe nuk ne ka shkuar mendja qe vetem ti kishim projektuar kishim vjedhur shume leke se per ti bere nuk kishim per ti bere as per 100 vjete , keshtu e mendojne ato e keshtu eshte e vertèta . Prandaj dalin kunder çdo projekti rregullues se ato vetem kjoska dhe mejhane dine te bejne , dhe kane xhelozi per çdo gje se e dine qe Veliaj do mbahet mend brez pas brezi si po mbahet mend Èdi Rama qe shkatrroj qelbesirat pergjate Lanes è lulishteve te ndertuara nga shpellaret . Kjo e ploteso artikullin me se miri .

  7. Phoenix says:

    Ne nje vend ku gjykatat nuk jane te pavarura dhe te paanshme, loja dihet si shkon. Edhe zgjedhjet bëhen në data të ndryshme. Të gjithëve u duket vetja fitimtarë por të gjithe jane të humbur.

  8. pyetje says:

    Seriozisht e ke, qe prishja e Teatrit Kombetar me qellimin e vetem te tjetersimit 80 % te truallit publik qe i perket teatrit per te ndertuar kulla, ne truall falas per privatin dhe Ramen, eshte nje nisme e bukur e Qeverise?
    Perse Qeveria qe dashka aq shume nje teater te ri dhe Fusha shpk qe don ti fale Tiranes nje teater te ri, nuk e ndertojne kete teatrin e ri ne nje zone te lire te kryeqytetit pa prekur historine dhe vjedhur pronat publike?
    Vertet mendon se siperfaqja e teatrit te zhytur midis kullave dhe biznesit korruptiv qe nuk ka asnje lidhje me teatrin kompeson vleren e truallit qe merr privati? Sikurse vepruan edhe me stadiumin Qemal Stafa?
    Po 110 milion Eu demshperblim per Beketin qe do dale nga xhepat e shqiptareve per faj te Qeverise, cfare mendimi ke? A duhet te vazhdoje arroganti dhe hajduti Rama te qeverise duke vjedhur, mashtruar dhe varferuar cdo dite e me teper shqiptaret, qe nuk po e ndalin vrapin 30 vjecar neper rruget e botes? Sikurse zoteria jote?

    1. Isuf says:

      Ah ju po ne nje brime i bieni fyellit!! Tjetri te numeron 200 pune te Veliajt, 4 vjet gjume te atij palles tuaj e ju vazhdoni na cani trapin me truallin tuaj publik! publik jemi dhe ne te keqen qe na vret syte ajo grehine tallashi! Pse ju gjumêsat vleken me shume se ne? Apo ashtu kot se ju e frekuentoni shume teatrin! Mortja tu haje dini ju c’eshte teatri! Ju je i ca vemje erecjapa qe ju priri ai kafsha vicidolit dhe qe ndaluat ne Kamze e Bathore se kendej ju shtypte makina e ju “hante uku”
      Pika e mortja qe su bie karagjoze e pijanece si ata aktoret fshatare qe kane ngel aty!!! Pthuuuuu fare hislli!

  9. shqiptari i ilirise says:

    Tamam z.Kulla.
    Bisedoja me njërin që më thosh se oligarkët vërtet
    do ndërtojnë teatrin por ne nuk duhet ti lejojmë se po na vjedhin dhe po pasurohen me këto punët publike.
    D.m.th ti thua or mik -i thashë,që kur të vijë të na shtrojë këtë rrugën para shtëpive Bashkia,ne duhet të mblidhemi dhe ti marim me shkelma e ta përzëmë firmën duke i thënë se nuk e duam rrugë të shtruar se ti më siguri po vjedh me kryetarin e Bashkisë!
    Ajde mos qesh!

  10. X says:

    Jam dokort me ty zoti Kulla Sot : tri dite me Partine Komuniste. nje dite me Ballin Kombetar, Neser : tri dite me Ballin Kombetar, nje dite me Partine Komuniste, Vetem nje verejtje te vogel kam : Do i nxjerresh pune Shen Pjetrit se nuk do dije je per parajse apo per ferr (me c’fare flasin gojet e liga ATJE nuk ka si bicimi i socialdemokrateve

    1. Y says:

      Patite per keto dite duhen, o X! Fegjo Ypsilonin ti. Shiko se mos e ngaterron Kullen me ndonje tjeter. Ndonje faqezi qe na nxiu dhe ne. Ndonje SB apo KI. Mire thote ky Kulla me ca X si ty, mjere ne!

  11. Niku says:

    Opozita eshte pa vizion. Nuk di se cfare te beje dhe kundershton cdo gje, cdo investim ne Shqiperi. Teatri do te behet. Do te bejne pak zhurme kur te vene fadromat dhe pastaj di ikin ne shtepi. Pastaj, beteja e rradhes. Do fillojne me Astirin. Do bejne edhe atje pak zhurme dhe do ikin. Pastaj,? Ne pritje te investimit te rradhes se qeverise ne Tirane se ne rrethe…. lere mos u merr fare. Ato nuk ekzistojne. Nuk e keni vene re qe te gjitha jane perqendruar vetem ne Tirane. Opozita eshte shkrire dhe mbahet nga ca qe kane ngelur te SHQUPI. Pak kohe ka kaluar dhe shumicen e ish deputeteve nuk e mban mend njeri. Ju kujtohet psh. Ka qene nje HAXHINASTO, eshte bere si Spartak Poci.
    Kane mbetur 4,5 nga PD dhe 2.3 nga LSI. Te tjeret u avulluan ne pak muaj.

  12. ardi says:

    jo ore..njerzit binden vetem nga profesionistet..arkitektet histirianet urbanistet…e pastaj nga aktoret betj….kur flasin politikanet perfitimet shkojne direkt ne xhepat e tyre….nuk shte cudi….i hsikojme qe futen ne burg edhe politikane nga cdo vend kapitalist…sistemi eshte i tille ..vetem ligjit ti shpetojne…..te me mbushi mendjen veliaj apo rama per teatrin patjeter me bejne te mendoj qe e bejne vetem per para…sala e luli e meta po e po……

  13. Boston says:

    I paster ne shkrim ashtu sic je dhe i paster ne shpirt. Urimet me te mira i madhi i humorit shqiptar.

  14. Nik says:

    Buku, faleminderit Z. Kulla!

  15. Pokeristi says:

    Pellumb o i rralli i shpendeve!
    Si gjithmone nje analize e sakte.Nje gjuhe e sinqerte dhe e pranushme nga te gjithe shqipetaret e ndershem e patriote te te gjithave njgjyrave politike artistike..Nje retorike e mbeshtetur mbi nje llogjke te shendoshe e racionale..
    M’u kujtua dicka.Dikur Hysen Zaloshnja nje plak i mencur e me humor (une plak e kam njohur se kur ka thene kete ka qene i ri) ish kryetar komiteti diku.Duhet te mbante nje fjalim para popullit.
    Pasi e mbajti beri nje pauz dhe tha:Pika mua qe ju flas juve dhe pika juve qe me degjoni mua.Eshte nje thenije qe mendoj ka karakter universal e gjithekohore.

  16. Petrol says:

    O mercenare a do mendoni ndonjehere per Shqiperine per traditat kulturore e kujtesen historike apo vetem per fitime trojesh te grabitur nga pasuria kombetare e beton. Pse nuk paska mundesi te ndertoni ku te doni nje teater te ri pa prishur kete tempull kombetar kulture por edhe muze historik ku prej vitit 1938 kur u ndertua kane ndodhur shume ngjarje jo vetem kulturore por edhe politike. Mbi te gjitha te luftohet korrupsioni dhe grabitja e popullit nga keto projekte te pakontrolluara me cmime fantastike. Une si cdo shqiptar qe kam nje pjese te pasurise materiale e shpirterore ne kete tempull nuk dua te prishet e pervetesohet nga privati por me referendum popullor bashke me emigrantet te vendosim cfare te behet. Nuk dua delegim ne vendimmarrje per kete problem madhor kombetar .Shqiperia nuk eshte per ankand bosash e mercenaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje