SHBA: Po shikojmë nga afër zhvillimet në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt

26 Korrik 2019, 17:42Rajoni TEMA

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se është duke shikuar nga afër se si Kosova është duke u përballur me dorëheqjen e një kryeministri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo ambasadë ka vlerësuar se “mënyra se si e trajton Kosova këtë gjë do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet”.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

2 komente në “SHBA: Po shikojmë nga afër zhvillimet në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt”

  1. undefined says:

    Ka ardhe koha te qerohet Trump….se keq do ta kete punen Kosova me Serbine por edhe Shqiperia me Greqine….

  2. antipatrea says:

    Oho … E hëngri pipiricken ky … Po të quajti ish… Daj Sami as Perëndia s’të bën dot derman…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje