Këtë të premte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj planifikon të thërrasë mbledhjen e radhës të qeverisë që vetë e rrëzoi.
Nëse vazhdohet përpara me këtë plan, mbledhja e qeverisë do të mbahej një javë pasi që Haradinaj, në të njëjtin vend dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit, raporton KTV.
Neni 95.5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.
“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”, thotë Neni 95.5 i Kushtetutës së Kosovës.
Kushtetuta nuk ofron afate për mandatimin e kryeministrit të ri, në rast të dorëheqjes së kryeministrit paraprak.
Njohësit e rrethanave thonë se Kosova nuk ka qeveri, pas dorëheqjes së kryeministrit, dhe se Haradinaj nuk është në detyrë.
Analisti në Institutin GAP, Bekim Salihu, në një sqarim për Koha.net tha se “termi kryeministri në dorëheqje” nuk ekziston dhe se Haradinaj është ish-kryeministër.
Salihu thotë se vetëm në nenin 100, pika 6, thuhet se “nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”.
Edhe analisti Albert Krasniqi ka thënë se qeveria ka rënë.
“Kushtetuta po bën dallim në mes të rastit kur: 1. Kryeministri jep dorëheqje; dhe 2. Votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë. Në rastin e parë, nuk kemi fare Qeveri, postet janë të zbrazëta, ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët e tyre duhet t’i lirojnë menjëherë pozitat. Kjo qeveri nuk mund të marrë asnjë vendim. Në rastin e dytë, qeveria konsiderohet në dorëheqje, por që i ushtron detyrat deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Kompetencat e qeverisë në largim nuk janë të kufizuara ligjërisht. Ramushi nuk është kryeministër në detyrë, por ish-kryeministër”, ka shkurar Krasniqi.
Haradinaj do të kthehet menjëherë nga Haga dhe ka thënë se, me t’u kthyer, do t’i hyjë garës politike për zgjedhjet e reja.
ju paguheni ose nga rama ose nga rusia.
o mero, pse i je qep Haradinaj. Rri o burre ne Shqiperi, mos fut hundet aty ku s’te takon. vazhdo me reklamen qe i ben qeverise, bashkise (kjo e fundit e meriton ne shumicen e rasteve), pa qeveria jo dhe aq. Asaj opozites po , bjeri fort, qe te vie ca fytyra te reja se na lodhen fytyrat e korruptuara te udheheqesve te partive djathtas e majtas
Po ti Detari nga paguhesh???
Paguhet nga Greqia
Ja dhe gazeta mero baze qe ka shpallur armik haradinaj,cfare tmerri paskemi qene ne shqiptaret per njeri tjettrin
Ramushi i ka duart me gjak civilash te pagajshem para dhe pas lufte; kete here eshte i paditur nga vete kosovaret qe ka vra e plackit kur ishte gangster
Mero me gjithe respektin qe kame per ty per anen editoriale Harajdinaj eshte hero i Kosoves. Me mire me u marre me problemet politike ne shqipri qe per momentin eshte per te deshiruar. Nje stadium i Ri me kulle vetem ne shqipri kam pare.teatri vjeter eshte simbol i artit, kultures dhe nuk duhet prishur po te rinovohet the teater i Ri te ndertohet ne vend tjeter.The nje ekonomi 0 abuzive e korruptuar vetem per te pastruar para,me interes 46%do paguhen per te ndertuar autostrada.Po te financohen nga BE do ishin 4% .Kjo eshte antikushtetor se demton Taxpagusin dhe brezin e ri.Jemi 100vjet mbrapa greqise dhe 400 vjet nga Anglia nga xhvillimi ekomik.Nuk xhvillohet shqipria me mercenare te verber polikish.se e Kane betonuar te gjitha qytetet.Pensionet Duhet te behen minimum 250 mije lek.
ore qe ky eshte nje shpellar i papare dhe i pedegjuar,,,,kete e dine mire shqiptaret e kosoves,,,,por qe ky qenka edhe me te meta mendore,,,kete po e shohim qarte cdo dite qe kalon