Udhëtimi i vështirë i Haradinajt drejt Hagës: Pas shtyrjes së fluturimit, niset me avionin privat të Pacollit

23 Korrik 2019, 22:40Rajoni TEMA

Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot drejt Hagës, ku do të paraqitet në Gjykatën Speciale.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, Haradinaj ka fluturuar me aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës kishte planifikuar të udhëtonte drejt Hagës me një fluturim të rregullt të kompanisë “Austrian Airlines”.

Por sipas zëdhënësve të tij, fluturimi është shtyrë për disa orë. Kjo e ka detyruar atë të gjejë një zgjidhje tjetër.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen të premten nga posti i kreut të qeverisë së Kosovës, e ndërtuar nga koalicioni mes AAK, PDK, NISMA e AKR.

Haradinaj njoftoi largimin nga detyra, për shkak të një ftese të Gjykatës Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK-së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Tashmë, pritet që presidenti Thaçi të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Pritet që shtetasit e Kosovës t’u drejtohen kutive të votimit më 8 shtator, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

3 komente në “Udhëtimi i vështirë i Haradinajt drejt Hagës: Pas shtyrjes së fluturimit, niset me avionin privat të Pacollit”

  1. Tajari says:

    Mbeshtetjen e çdo shqipetari te vertete.Ju jeni patriot 100%.love you.Ju do te ktheheni me I forte se kurre.❤️❤️????????

    1. undefined says:

      Trim dhe luftetar i vlerave te medha, por pak budall pasi vuan nga mitomanis.

  2. Hajradini says:

    Sa pa dale Facebooc budallin e njihte vetem shtepia,tash me daljen e facebooc e njeh Kosova e Shqypnia!Prsa i perket nderimit te avionit asht ba per dy probleme e para se ka pas frike se mos e arrestoshin qysh ne avionin e linjes ,dhe e dyta ne rast se ai kercenohet po ia hyp Paçollit e povjen si era me ba zgjedhjet ne Kosoven e Ramusheve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje