Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga detyra e kryeministrit nuk është as akt burrëror, as etik, por kryekëput politik. Është akt tërësisht i pabesë ndaj atyre që shkuan deri në vetëmohim politik për ta bërë kryeministër dhe për t’u bashkuar si krah i luftës në përballje me Gjykatën Speciale. Ai u përmbys vetë, sepse ishte ngufatur nga rezultatet e sjelljes së tij të papërgjegjshme, që e modeluan më shumë si të llastuar e tekanjoz, se racional dhe të maturuar.
Haradinaj nuk dha dorëheqje për një intervistim fjalëpakë në Hagë, sepse sigurisht që do mbrohet në heshtje – si shumë të tjerë që ndajnë fatin e njëjtë, por dha dorëheqje për të zhurmuar dhe për t’i prodhuar një palë zgjedhje të zhurmshme. I bindur se retorika populiste e ka rritur politikisht dhe ka arritur pikun e tij, ai sistematikisht ishte në kërkim të rrëzimit dhe kur askush nuk rrëshqiti në ngricën e tij, vendosi të rrokullisej i mbështjellë me një simbolikë speciale, që as militantët e verbër të tij nuk e kapërdijnë dot.
Ndonëse dha dorëheqje nga detyra e kryeministrit, ai në Hagë po shkon si kryeministër në largim dhe sapo të kthehet, deri në zgjedhjen e kreut të ri të ekzekutivit, sërish si i dyshuar dhe si kryeministër në largim pretendon të kërkojë votë qytetare për ta rimarrë detyrën. Sikur të ishte parimor, siç edhe u mundua ta shes dorëheqjen e tij, ai do ta nominonte dikë tjetër për kryeministër, ashtu qysh kishte vepruar edhe në marsin e 2005-ës, por këtë nuk e bëri. Prandaj, bashkëdyzimi i intervistimit si proces me dorëheqjen e tij si marifet politik kanë prodhuar jo vetëm një dramë të panevojshme, por edhe tërësisht të pamoralshme politike. Ndërsa, kjo bredhja kryeministrore me përpjekje vajtje-ardhjeje dhe paketim të tejdukshëm mashtrues, sigurisht se duhet të ketë edhe kosto elektorale për të!
Me kamikazllëkun politik, ai u prish me amerikanët. U prish edhe me gjermanët. Edhe me francezët. U izolua tërësisht nga ndërkombëtarët dhe nuk i mbeti më vend ku të kapej, përveçse në sajesat miope të populizmit përçudnues të tij. U prish edhe me partnerët e tij të koalicionit. Madje, edhe me PSD-në, që i luti të përfshiheshin në Ekipin Negociator, por i mashtroi dhe më pas vetë i bllokoi.
I mbërthyer me gjuhën e tij populiste: emotive, agresive dhe shpeshherë banale. I armatosur me një njëtrajtshmëri të thjeshtë politike, që vetëm moralizon, sulmon popullorqe dhe përvetëson, Haradinaj asnjëherë nuk diti t’i ruaj dhe respektoj as kundërpeshat politike përbrenda vetë institucioneve shtetërore. Ai në fund mbeti i shoqëruar vetëm me kupolën e tij, që përveç kalkulimeve financiare, i kalkuluan edhe dy thirrjet: juridiken e zakonshme të Gjykatës Speciale dhe politiken për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Me këtë formulë ai arriti ta materializoi një ftesë koti dhe t’i elektrizoi politikisht shumicën e qytetarëve.
Haradinaj me veprimet populiste edhe mund të jetë bymyer pak politikisht, por jo aq sa për të dalë përtej membranës së tij. Zgjedhjet e shumëdëshiruara mbase edhe do të mund t’ia shtonin ndonjë deputetë, por performanca kryeneçësisht e papërgjegjshme tashmë veçse e ka bërë si partner tërësisht të padëshiruar.
Papërgjegjësia e tij ka shkuar aq larg, saqë duke kërkuar shteg të favorshëm për pezullimin e taksës, pas presioneve direkte të atyre me emisarët e të cilëve flirtonte, në kërkim të një përvetësimi të ri e rihapi edhe paketën e mbyllur për liberalizimin e vizave, duke rinegociuar me kokëgdhe veçmas kërkesa politike të shteteve sipas tekeve të tyre. Pra, u mundua ta përvetësojë edhe procesin e liberalizimit të vizave, siç përvetësoi edhe procese që nuk kishte haber për to, sakaq që nga 2014-ta vazhdon të jetë bllokuesi më i madh i tij.
Me kuturisje për të shpikur kauza të rreme, që pesë vjet ai e ka bllokuar edhe progresin e vendit dhe procesin e integrimit euroatlantik. Por, më pas, po këto kauza që egërsisht i mbron, pas vjeljes politike, vetë i hedh në shportë dhe i tjetërson.
Haradinaj e humbi rrugën në oborrin e Qeverisë, sepse pafuqinë e tij politike me vetëm tri vota në kabinetin qeveritar, u mundua ta kompensoi me arrogancë politike. Ai në fund e gjeti veten të prishur me të gjithë dhe mbeti i pafuqishëm për ta pezulluar edhe taksën e shtrydhur tejmase politikisht prej tij, pezullimin e përkohshëm të së cilës, dyshojmë shumë që për shkak të qasjes joparimore të tij përbrenda partneritetit politik, më as vetë partnerët e koalicionit qeveritar nuk do ia votonin.
U kurthua në vendimet e tij dhe u gjunjëzua prej vetë atyre, sepse luante jo fer dhe lojërat e tilla nuk zgjasin shumë. Por, edhe pse nuk zgjasin shumë, pasojat e tyre bëhen edhe më të mëdha kur për të dalë ndërveprohet sërish njëjtë dhe hapet një lojë e re edhe më e madhe.
Haradinaj e kishte mundësinë e tij si kryeministër. Këtë mundësi nuk ia humbi thirrja për intervistim nga Gjykata Speciale, por egoja dhe oreksi i shfrenuar politik.
Lojërat politike nuk do ndalen, sepse secili ka fushën dhe lojtarët e tij, fer apo jo fer gjykon arbitri, por marrëdhëniet me SHBA-në, deri sot të pakontestueshme, nuk duhet lejuar që të vihen në lojë nga askush.
Ruajtja e marrëdhënieve me SHBA-në është interes nacional dhe strategjik, sepse mbijetesa e Republikës së Kosovës, sovraniteti dhe integriteti territorial, janë kryekëput të lidhura me përkrahjen amerikane./Periskopi/
eh p. te s’emes,
kur nuk jep doreheqjen, te thone pse nuk e jep.
kur e jep doreheqjen, te thone pse e jep.
hajde merru vesh ti me ate popull.
Nuk e kuptoj artikull shkruesin ne se eshte me shqiptaret apo me serbet
Te vetmen di eshte se Haradinaj u vuri kufirin tek “Thana” komshijve verior
i ”gjati” i kojshijeve[sipas teje] se shpejti do te gjakose sumen e arabit Arradin dhe tenden …………..gezuar ramazonin!
@Kurre mos…..
ti more qe shkruan shqip nuk ke as respekt per vehten dhe jo per comentuesit e tjere…
Ketu nuk kemi te bejme me arrab apo israelit ketu jemi te gjithe shqipetar dhe pavaresisht se nga rrenjet (une jam orthodox) , por mbi te gjitha jam shqipetar …….
…..duket se fjalen arrab e ke perdorur shume ne fjalorin tend ….me sa duket do jesh pjelle arrabe se aty ku jeton ka shume arrab
@ “Kurre mos”
lol…..what a fuck!!!!
cpune kane arrabet ne shqiperi aty ke jeton ti mbase ka dhe ta kane sjelle ne maj te hundes , por Shqipot jane Shqipo e jo arrabe
Ate po thhote ky gazetari qe eshte populist dmth ben veprime qe ne dukje jane patriotike ndersane te vertete jan gomarlliqe qe nuk te cojne askund.
Dhe unë dyshoj që artikullshkruesi duvhet të je te serb se nie shqiptar nuk mund të jete kaq antishqiptar…
Po dha doreheqje pse dha,nese nuk jep doreheqje pse nuk dha…
Ne bote dhe per me pak largohen nga detyra, vetem ne jemi mesuar me politiqenet tane që dhe nami të béhet nuk e keshojne karrigen …
E dija pro PS e rilindjes gazeten Tema por nuk e dija që qenka dhe pro serbe…
Moro djali kush e ka shkruar kete ndrikull… mo. Lereni Haradinajt te veproje sic e mendon vete. Ne fund te fundit ai vete do te gjykohet per veprimet e tij.
Ps. Gazetaruc… sna the gje kesaj rradhe.
Hip ne lis se te vrava,zbrit nga lisi se te mbyta
Politikane te tille nuk ka ne Shqiperine tone heroike.Ketu kemi ca bythko qe permirem naten dhe diten kerkojne tja u hedhin te tjereve.
Duket shkrim dobiç. Kopil de se nuk ka as autoresi.
Haradinaj ka me mbet ne histori si nje Isa Boletini , taman atdhetar.
Rrespekte per RRAMUSHIN politikani thjesht por patriot i vertet , artikullshkrus plere nje bajg e gazetarive tona qe i gjen rendom neper gazeta , i uroj kurajo RRAMUSH HARADINAJT dhe nje te ardhme te gjat ne politik se esht nga te vetmit politikan patriot ne trojet SHQIPTARE sot per sot.
Rrespekte per RRAMUSHIN , politikan i thjesht por patriot i vertet , artikullshkrus plere nje bajg e gazetarive tona qe i gjen rendom neper gazeta , nje pler gazetar qe kerkon te bej buj duke denigruar te tjeret , i uroj kurajo RRAMUSH HARADINAJT dhe nje te ardhme te gjat ne politik se esht nga te vetmit politikan patriot ne trojet SHQIPTARE per te cilin kemi nevoj shum sot . RRESPEKTE.
Heroi Kombit Ramush Haradinaj!
———————————————-
Kosova kurr nuk ndahet tha Ramushi.
Refuzimi i dores Makronit.
Hakmarrja e Makaronit.
Thirrja ne Hage per here te trete.
Vrasja e Presidentit te Camerise Fedtin Lato ne Holenden kriminale antishqiptare nga sherbimi sekret francez-grek-holandez-serb.
Vrasja e Isuf Gervalles se Camersie eshte paralajmerim për Ramushin.
Skenar I erret kriminal për ndarjen e Kosoves
dhe zhdukjen e Çamerise.
Klasa dhe partite politike shqiptare jane tradhetare te kombit.
Presidenti Ilir Meta Ksaqi ne krye te ketij scenari greko-francezo-serbo-Jolande X me gorano-sllavo-bullgaren Monika Kokemadhi.
Kombi ne rrezik?
Shqiptar jeni vigjilent dhe te bashkuar.
Po na njollosin kriminelet europian duke na quajtur edhe si drogmena e terrorista laresa
esapesh te cilat i kane vet.
Lavdi presidentit te Çamerise Festim Lato!
Analiste si ky i keti artikullit qe don te thote dicka po nuk din ku te dalin i thuhet si puna e anekdotes.Si mi dhe gomarit te pije uje.Te nxehte apo te ftohte.Nese i ke dhane te nxehte.Me ke pervlue gomarin.Nese i ke dhane te ftohte ma ke ftofe gomarin.Hall me vdeke e gjyq me rrnue.
Qe gaboi me ndryshimin e kufijeve, per aq sa kuptoj une dhe aq sa me jepet mundesia te lexoj…
nuk do te thote qe mund ta nxjerrim dhe tradhetar.
E shikoj te ekzagjeruar shkrimin…te ishte permbajtur ne punen e Haradinajt si kryeminister dhe kaq.
Persa i perket takses 100% …JAM 1.000.000% DAKORT ME HARADINAJN
Persa i perket nderrimt te kufinjeve jam kundra Haradinajt
Persa i perket shoqerise se tij me Ilir Meten dhe Berishen jam plotesisht kundra.
Çerrja( fytyra) tregon shume, dhe ne fytyre Haradinaj duket njeri i drejt.
Ndersa kur dha intervisten mbas samitit te gjermanise,dukej ne çerre qe kishte humbur nje shans por si t’ja bente “burrerise” qe me then te verteten ne keto raste s’ka per burreri por per te ardhme me te mire…dhe….si t’ja bejme?! Burreria humbet pak kur ke te besh me politike gjitheperfshirse
Me bukur se pohimi qe Hajredinaj humbi Ameriken , Francen dhe se fundmi dhe Gjermanine, nuk ka menyre me koncize te spjeguari qe ai deshtoi plotesisht.
Po ti shtosh edhe problemet e brendeshme te prapambetjes se pergjitheshme, del se ai humbi dhe reputacionin si luftetar i lirise.
Humbi gjithcka por gjeti shoket e vet ne Shqiperi. Gjeti Salen dhe Ilirin. Ne akordance me ta, mbolli percarjen midis shqiptareve.
Njelloj si Sala dhe Iliri, vuri interesat personale mbi ato kombetare. Me veprimtarine e tij tregoi se mbeti rob i mentalitetit fshatar.
RAMUSH HARADINAJ ESHTE NJE MUSHK NE POLITIKE!
– A e dini kush eshte babai i mushkut !
Ai merr vesh nga pllitikabme shume se Ramushit.
Kur flitet per Haradinaj duhet pasur parasysh se ka qene aktiv gjate luftes, ka pare vdekjen me sy dhe ka terhequr kufomen e te vellait kur kerkohej vete koka e tij.
Kujtese
RAMUSHHARADINAJ DUHET TE MESOJE ABC-NE E DIPLOMACISE DHE POLITIKES !
– Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !
Faik Konica
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Atdhetaria eshte ti sherbesh qofte edhe me jete atdheut e popullit tend.
Por arma me e fuqishme qe Nena Natyre ose Zoti i ka dhene njeriut eshte truri !
Nuk e kercenoi as me arme berthamore, as me hidrogjen, as me nitrogjen … bile as me revole kaubojsish ish- Presidenti historik amerikan Ronald Reagan Mihail Gorbacovin por i beri vetem nje lutje ose kerkese krejt njerezore “ Tear this Wall Mr. Gorbachov!” “ Fshije nga faqja e dheur ate mur Zoti Gorbachov” per Murin e Berlinit simboli i Perdes se Hekurt komuniste qe ra pa asnje pike gjak e pa asnje plumb !
Politika eshte Arti i se pamundures ashtu si diplomacia eshte mjeshteria qe i ben topat te zbrazin pellumba paqeje ne vend te gjyleve vdekjeprurese e kobi te zi!
Ramushi duhet ti mesoje e mbi te gjitha ti zbatoje keto mesime elementare te te dyjave.
Po ashtu duhet te mesoje se korrigjim nuk eshte fjale shqipe. Korrigjimit ne shqip i themi ndreqje!
Dhe detyra e njeriut gjithe jeten eshte te ndreqe jo te carti, te prishi.
Edhe marredhenie midis shteteve do te thote me marre por edhe me dhene me njeri- tjetrin duke vendose ne peshore cka do marrish e cka do japish!
E se fundi, Ramush Harafinaj duhet te mesoje edhe parimin e burrerise dhe privatesise ose vetanakesise: rrobat e pista te familjes lahen ne shtepine tende… nuk nxirren ne pazar !
Ai ishte ne nje ze me kryeministren lesbike te Serbise kunder Edi Rames!
Akuzat e tij ndaj Presidentit te Kosoves Hashim Thaci, qe e beri Kryeminister dhe Edi Rames, qe eshte bere faktor sigurie e paqeje ne Ballkan, dhe simbol bashkimi te shqiptareve ne Ballkan per presione per taksen edhe me te egra edhe se ato te Vucicit jane sherbim ndaj Beogradit dhe jo Tiranes, Prishtines e Tetoves me krejt trevat Shqiptare ne Maqedoni e Mali i Zi !
Bashkimi ben fuqine !
Percarja sjell skllaverine !
Eshte koha qe Ramushi ti lere tupanat e folkokallashat ne Kullen e Gllogjanit e te beje kryeqeveritarin e krejt Kosoves jo lojera nacionaliste pa breke ne bythe per bajrakun e tij !
Po te kete dyshim le ta vendosi nje banderole me percaktimin gjenial te Faik Konices ne balle te zyres se tij:
“ Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !”
shum i sakt komenti i kudretit.Nuk i heq asnje presjeDhi e zgjebosur dhe bishtin perpjet thot populli
Artikull shume profesional, i.thelle, i argumentuar, qe analizon ne optiken e mendjeve te hapura. Analiza tw tilla formojne menyren e. re te menduarit te brezit te ri ne Shqiperi e ne Kosove duke e cliruar mendimin nga mbyllja dhe trushplarja foklorike .
Se sa serb eshte portali qe e ka nenshkruar le te shohim paragrafet e fundit.A mundet nje portal filoserb te promovoje si kusht te sigurise dhe prosperitetit te Kosoves partneritetin prioritar me SHBA?
SHBA eshte fuqia qe cliroj Kosoven.
Themeluesi i shtetit te pavarur shqiptar(1912), Kryetari i Qeverise Kombetare te Shqiperise, Ismail Qemal bej Vlora, dha doreheqjen kur ia kerkuan nderkombetaret europiane, sepse deshtoi ne realizimin e endrres se tij per te bashkuar Kosoven me trungun ame-Shqiperine; Heroi i Luftes Clirimtare te Kosoves, Ramush Haradinaj deklaroi doreheqjen, sepse enderron ta mbaje Kosoven te shkeputur nga Shqiperia.
Po cka pritet me mire nga nje avanturier, cub, mafioz bandit i shnederruar ne politikan/kryeminister.
Nuk ka dinjetet, moral, intelekt as lartepamesi te nje kryeplaky e lere me te nje kryeministri.
” Mos lyp kos te gabeli…” thote proverba.
Ky eshte nje kryeminister Enverist qe doli kunder Amerikaneve,gjermaneve,francezeve etj.me nje fjale mosmirenjohes dhe shkatrues i jetes se Kosovareve.Vetem injorantet e mbrojne,shiko ke ka mik Saliun e Meten kaq mjafton.
Artikull super BRAVO kho eshte e verteta,vec injorantet e barbaret mendojne ndryshe.
Shkrim poshtërues e ndjallëzor pa autor.
Tema publikon plerat ideollogjike…..
Paskeni qene te degjeneruar fare ju te Temes e semes. Njerez te deshtuar. Respekte per Ramushin
Artikulli eshte nje perpjekje per te perbaltur trimin dhe patriotin Ramush Haradinaj,Pas ketih artikulli fshihen ata qe edhe e kane nxitur e realizuar kete turp,therritjen e tij perseri ne gjykate.Si diti te luftoje e fitoje ne Rrafshin e Dukagjinit,kur bythecet artikullshkrues fshiheshin pas fustaneve te grave te tyre,Ramushi do te fitoje perseri.Ballin larte Ramush dhe pushka t’u befte top se ke te drejten me vete dhe gjithe ata qe jane dhe e quajne veten shqiptar dhe e duan Kosoven e Atdheun e perbashket,Shqiperine.