Ramush Haradinaj ndëron mendje: Do qendroj kryeministër deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

22 Korrik 2019, 17:00Rajoni TEMA

Ramush Haradinaj ka ndërruar mendje.

Ai i ka dërguar një letër presidentit Hashim Thaçi dhe partive opozitare, ku iu bën të ditur dorëheqjen e tij, por ndryshe nga sa deklaroi më parë, do të qendrojë kryeministër deri sa të krijohet qeveria e re.

Pra, do të shkojë nesër në Hagë për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale si kryeministër i Kosovës, jo siç deklaroi të premte, si një njeri i lirë, që nuk përfaqëson asnjë institucion të Kosovës.

“Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, shprehet ai.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, jo-zyrtarisht raportohet se ato do të zhvillohen më 8 shtator.(TemA)

7 komente në “Ramush Haradinaj ndëron mendje: Do qendroj kryeministër deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”

  1. Burgajeti says:

    Edhe Sali Berisha dha doreheqjen nga drejtimi i PD-se,por eshte perseri ai drejtuesi real I saj…
    E mburren Ramushin si burre trim,patriot,te zgjuar dhe kembengules,por me kete qe tha tani I ktheu kembeperpjete te gjitha…
    Doreheqje e revokueshme eshte aqjo e cila prej doreheqesit aktivitet I te revokuarit,duke ja kaluar kompetencat dikujt tjeter deri ne zgjedhjen e nje te riu…
    Kush dhe per cfare aresye e nderoj mendjen apo kush ja nderoj mendjen Ramushit?
    Te presim te reja ne te ardhmen…
    Une do kerkoj drejtesi per te,por vetem drejtesi.Nuk mund t’i jap titullin e heroit me qendrimin e tij,pa perfunduar hetimi dhe pafajsia e tij…

  2. SHKELZENI says:

    KY ESHTE GOMARE

  3. Tutu says:

    Efelti Like floriri….

  4. Flm says:

    Hahaaaa sa gallat …. c’kane per te thene tani kaposhat e politikes Shqiptare per vendimin e Ramusht.
    Ku fshihet Majko, …. dhe koqet e tjera te politikes, qe garonin se kush “lepin” me forte.
    ###
    Jeni te peshtyr dhe pa moral, jeni turpi i njerezimit.

  5. Fatos says:

    Zgjedhjet beji ne 18 Tetor, pyet MEten, shokun tend. Dhe ne shqip eshte “kombetare” dhe jo “nacionale”. Ju s’dini as shqip, vaj medet.

  6. tirona says:

    Heroi e dha dorheqjen qe te shkonte ne gjykate si qytetare i thjeshte dhe jo si kryeminister ,por trimeria e tij zgjati deri sa pa shku ne gjykate se atje do te shkoje prap si kryeminister.Pse jeni kaq injorante dhe besoni nje politikan mashtrues,arritet dhe e bete dhe hero,kur qellimi i vetem i zotit kryeminister eshte se i ishte shternguar shume laku nga GJermani-France dhe Amerika per taksen ndaj serbise dhe nuk mund te justifikonte heqjen e saje ne opinionin e brendeshem qe e trajtuan si patriotin me te madh qe kishte pare historia pas Skenderbeut dhe tani n.q.s fiton qe gjasat jane shume te pakta pasi u kuptua mashtrimi i tije ti thote europes dhe uashingtonit qe une skam cfar te bej per taksen se populli me votbesoje pikerisht per te.

  7. Dixhiderrisha says:

    E po tash do dalë para xhykats bashkë me kosovon se dhe pak kujtona se do shkonte vetëm me rugën xhelalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje