Përfundon intervistimi i Haradinajt në Hagë: Do të mbrohem në heshtje

24 Korrik 2019, 11:36Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuar në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Haradinaj tha se ka qenë i ftuar si i dyshuar dhe se nuk ia lejon ligji që të japë detaje se për çfarë konkretisht është pyetur.

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që mos të përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fsheh diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon, këshilla ligjore ka qenë që mos të hyj në diskutim…

Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit e sovranitetit. Nuk kam dashur ta sjell kryetarin e shtetit këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. 

E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i Qeverisë kur del para hetuesve ka dalë Qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë. Kam dhënë shembull të respektimit të ligjit. Nuk po jap leksione, e kam bërë detyrën time”, ka thënë Haradinaj. (TemA)

3 komente në “Përfundon intervistimi i Haradinajt në Hagë: Do të mbrohem në heshtje”

  1. ¬ says:

    Duam ti bëhet autopsi para se të varroset te të afërmit e tijë.

  2. Emigranti says:

    Ne qofte se je i pa fajshem ti duhet te flasesh dhe ta demostrosh ate……siç duket je i zhytur deri ne fyte qe heshtë…..per rrethi e ke. Ndërsa per sa i perkete dinjitetetit te qeverise,nuk merret vesh se si po e mbron ti,nderkohe qe e ke qelbur ne te gjitha aspektet qe kurse ke marre postin e K/Ministrit,mjerë populli martire i Kosoves se dore te kujt ka mbetur…..?????????

  3. kujtesa says:

    O Ramush, po pse e di veten kryetar shteti ti? Po ti je kryetar qeverie dhe kryetar shteti eshte Hashim Taçi, me sa di une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje