Zyrtarë të Ambasadës së Gjermanisë, të Ambasadës së Britanisë së Madhe, të Ambasadës së Zvicrës dhe nga Zyra e BE-së në Prishtinë janë pyetur nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose të gjendet një mandatar i ri pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për shkak të ftesës për intervistim në Hagë nga prokurori i specializuar, zyrtarë të ambasadave të huaja që veprojnë në Kosovë po kërkojnë që sa më shpejt të formohet një Qeveri funksionale, siç kanë thënë ata, për ta vazhduar dialogun me Serbinë.
Megjithatë, ndërkombëtarët kanë refuzuar të përgjigjen konkretisht nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç po kërkon kryeministri dhe shumica e partive parlamentare në vend, ose ta formojë një qeveri teknike për t’ia hapur rrugën dialogut Prishtinë – Beograd, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë deklaruar se Kosova i ka disa sfida para vetes, të cilave duhet t’u gjendet zgjidhje, duke vënë theksin në dialogun Kosovë – Serbi.
Thirrja e Haradinajt ne Hage duket si nje legjendim i qellimshem dhe i pranuar edhe nga vet ai! Kjo thirrje eshte nje “casus belli” per te, qe t’ja bere me te lehte dhe me ndere terheqjen nga qeveria. Rruge tjeter me te lehte per te nuk kishte, Ai nuk mund te bente me te “fortin” me nderkombetaret.