Tensionet e rritura midis SHBA dhe vendit të Lindjes së Mesme, Pompeo: I lumtur nëse do flisja direkt me popullin iranian

26 Korrik 2019, 12:10Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se do të donte një mundësi për të shkuar në Teheran dhe për të folur direkt me popullin iranian, mes tensioneve të rritura midis Uashingtonit dhe vendit të Lindjes së Mesme.

“Do të mirëprisja mundësinë që të flas direkt me popullin Iranian. Do të doja një shans për të shkuar, të mos bëja propagandë, por të flas të vërtetën tek njerëzit iranianë për atë që është lidershipi i tyre dhe si e ka dëmtuar Iranin”, theksoi Pompeo në një intervistë për Bloomberg TV.

Komentet e Pompeos erdhën pasi Uashingtoni është në mes të tensioneve në rritje me Teheranin lidhur me transportin e naftës në Ngushticën e Hormuzit dhe rrëzimin e një droni amerikan nga ana e Iranit.

Sekretari i Shtetit gjithashtu deklaroi se do të vendosë sanksione të reja për Iranin, pjesë e fushatës së presionit maksimal të Uashingtonit për të ndryshuar politikën e jashtme të Teheranit nëpërmjet shtrëngimit ekonomik.

“Ne jemi duke u përpjekur të aplikojmë presion të mjaftueshëm për t’i treguar udhëheqjes iraniane se ky pushtet që ata kanë, nuk ia vlen, dhe për t’i bindur ata të sillen si një komb normal që populli iranian mund të jetojë një jetë normale”, tha Pompeo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje