Dhimbjet e goditjeve, edhe pse i kujtohen si rrëqethje kohë pas kohe, tani janë shuar. Shenjat e plagëve janë zhdukur. Sëmundja e përkeqësuar në qeli, që për pak i mori jetën, është shëruar, por Feridum Doko ka një plagë në zemër, që nuk mbyllet. Kanë kaluar mbi 65 vjet nga ajo kohë, por atij ende i dhemb që, në gjyq, pasi kishte duruar tortura të pafunda për të mos e pranuar akuzën e arratisjes, dëshmitare kundër i doli e ëma. Ndoshta, dënimi me 10 vjet burg, pas asaj dëshmie të pakundërshtueshme, ishte gjëja që i dhembi më pak djalit 19-vjeçar, që kishte vendosur të arratisej nga diktatura.
Teksa ka mbushur 85 vjeç, Feridum Doko, i lindur në Berat, ka treguar për evenwallshaveears.org, historinë e tij që ngjason me historinë e dhjetëra të rinjve që kanë jetuar në Shqipërinë komuniste, që nis me një plan për t’u arratisur, vazhdon me nuhatjen e një tradhtie e më pas me kapjen nga policët, tortura, presione, hetuesi dhe një gjyq ku shpallet vendimi që, brenda pak çasteve, u merr rininë djemve, për t’ua zëvendësuar me vite të kaluara në burgje dhe kampe pune, por diku, historia e tij ndryshon nga historia e të tjerëve dhe e bën atë më të dhimbshme seç do e bënte çdo torturë, sepse përmban zhgënjimin më të madh që dikush mund të pësojë, atë që nuk të shemb thjesht planet dhe një pjesë të së ardhmes, por vetë themelet e qenies.
“Insistimi për pafajshmërinë time rezultoi në 4 seanca gjyqësore; nuk bëhej fjalë që unë ta pranoja që kisha thyer ligjin. Gjyqtari (që në atë pikë ishte irrituar) ftoi si dëshmitare Myzafere Dokon, mamanë time. Ajo kishte qenë personi që më kishte kallëzuar te kryebashkiaku i Beratit; ajo ishte arsyeja se pse më kishin arrestuar dhe ajo ishte personi që dëshmoi kundër meje në gjyq. Ajo tha që: “Këto janë të njëjtat ide që kishte edhe gjatë luftes; ai nuk ka besuar kurrë te Partia Komunise; ka qenë gjithmonë shumë i vendosur për pakënaqësirat ndaj sistemit; donte të tradhtonte vendin duke u arratisur në Greqi. Përpara se të konfirmonte përsëri që ishte ajo e cila më kishte denoncuar”.
Feridumi kishte bërë plan me tre shokë të tij nga Vlora për t’u arratisur për në Greqi përmes Përmetit me ndihmën e një personi që ndihmonte për arratisje persona të rëndësishëm. I tha së ëmës që do të shkonte të vizitonte vëllanë e tij, që ishte mësues në Ujanik të Skraparit duke marrë me vete “një pistoletë të cilën nëna e tij e mbante të fshehur në shtëpi për vetëmbrojtje” dhe u nis drejt Skraparit ku kaloi një natë, por ndërkaq ishte tradhtuar.
U kap, u fut në një qeli të shtruar me baltë dhe fekale. U tortura rregullisht për të treguar emrat e shokëve, por ai nuk pranoi, nuk pranoi asgjë. Mendonte që duke mos pranuar, mund të shpëtonte. Siç Feridumi tregon për evenwallshaveears.org, qelitë ishin shumë të ngushta dhe të zhveshura, ai duhet të hiqte këpucët për të mbrojtur gjoksin nga ftohtësia e çimentos kur shtrihej natën. Pas 15 ditësh, nisi hetuesia me pyetje dhe tortura. Ai kujton që ia mbajtën duart pas me pranga, për 15 ditë, duke e liruar vetëm kur duhet të hante apo të shkonte në tualet.
Mjaftuan dy muaj me këtë regjim që të përfundonte kockë e lëkurë. Në këtë pikë, pas çdo goditjeje, i binte të fikët. Kërkesa për të treguar shokët ishte këmbëngulëse dhe ai vendosi të thoshte dy emra që e dinte që ishin pushkatuar në vitin 1946 në Berat, gjashtë vjet para kohës kur zhvilloheshin ngjarjet, sa për ta ndalur furinë e goditjeve dhe ato ndaluan me të vërtetë.
Më pas u shfaq një hetues tjetër me maniera më të sofistikuara sesa i pari i cili i tha që ishte “një budalla kokëfortë që nuk i tregonte shokët e tij” dhe më pas i tregoi një dokument ku shkruhej që nuk kishte rëndësi çfarë thoshte i pandehuri, sepse prokuroria, kishte tashmë një dëshmi të firmosur që vërtetonte akuzën për të.
Tashmë Feridumi vendosi të firmoste me idenë që do të mohonte sërish në gjyq, siç kishte bërë gjatë dy muajve torturash, por do të ishte e kotë. Në gjyq, ajo dëshmia e pakundërshtueshme dhe fundosëse do të vinte nga e ëma. Indoktrinimi kishte arritur në atë pikë sa të ndërhynte në marrëdhënien më të fortë, në marrëdhënien mes një nëne dhe një biri. Në shumicën e rasteve, propaganda komuniste dhe frika e mbjellë në shpirtra, nuk ia arriti këtij qëllimi duke shkaktuar shumë vuajtje te ata që rezistuan, por regjimi diktatorial këmbënguli gjithmonë në to, duke ia njohur vetes të drejtën për të qenë mbi gjithçka dhe, diku, ia doli të triumfonte.
“Më dënuan me 10 vite burg, meqënëse trupi im po luftonte me një temperaturë të lartë 39.5 gradë Celsius. Këshilli i mbrojtjes shpalli që çështja ishte e mbyllur për shkak të dëshmisë së nënës sime. Ajo ma mbylli gjithçka. Mamaja erdhi më vizitoi në burg. Siç duket, disa të afërmit e mi e kishin shtyrë që të më takonte pasi isha diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Kur u takova me nënën time, ishim të dy mbas hekurave – me hapësirë në mes.
Erdhi dhe qau, ndoshta ishte penduar; nuk e përmendëm si çështje atë ditë. E pa se në çfarë gjendjeje të mjerueshme isha, ku më duhej të pushoja mbas çdo 4 hapash, sepse ndihesha i rraskapitur, megjithëse isha një djalë i ri. Sërish, për hir të Zotit mbijetova”, tregon Feridum Doko për evenwallshaveears.org.
Një vit më parë, kur është marrë kjo intervistë, Feridumi jetonte në Berat, ishte 85 vjeç dhe ishte bërë gjysh prej vitesh. Vuajtjet ishin larg në kohë, por dhimbja ishte ende brenda tij sepse diktatura kishte mundur të ndërhynte në një nga siguritë e fundit të njeriut mbi tokë, te siguria që nëna nuk mund të të tradhtojë kurrë. Çfarë ishte mbi tokë dhe njerëzore, nuk ishte e paprekshme për regjimin komunist. Vetëm hyjnoren nuk mund të preknin dhe me sa shihet, vetëm prej asaj, dashurisë së Zotit, disa ia dolën të mbijetonin.
Nga A.Çano-Kujto.al
E paska qare statusin e te perndjekurit ky dhe me e bukura eshte se demshperblimin ia dha te emes!O Berat çe pate fat!
Kopilat Ko-MUNI-st, terbohen nga te vertetat e krimeve dhe te masakrave mbi popullin e vet Shqiptar.
###
Kaq shume jane krimet e tyre (te pakten ato qe jane vertetuar), sa qe c’do dite, per vite me radhe mbushin faqet e gazetave.
Perralla! Nena paska tradhtuar! Nena paska thene “Keto jane te njejtat ide qe kishte qe gjate luftes. Ai nuk e ka besuar kurre te Partine Komuniste” Feridumi gjate luftes (1943-44) ishte 8-9 vjec. Ide per t’u arratisur ne 1943! Marrezira te nje plaku te rrjedhur. Pse ia ulni seriozitetin gazetes. Turp, Turp, Turp, Turp, Turp, Turp!
Sa kar je o Xhoxhi. E shkreta ajo familje qe te ka!
Xhorxhi dhe deda.!!! Ju te dy jeni kelyshe te diktatures me kanibale qe ka pare historia….. Raste te tilla ka me qindra. Nena velllai baba ju I detyronit te deshmonin kunder te rinjve per nje fjale goje… Turp Albanistan p turpi eshte per ju qe moret rinine e njerezve. Sepse deshironin nje jete te lire!?!?!?…. Edhe sot vihen re traumat qe u Kane mbetur njerezve….. Albanistan hesapi. Me vjen ndot te qendroj afer njerezve si bicimi juaj.
Cfare ka te beje ketu regjimi komunist?! Per mua asgje,ketu ka te bej karakteri i nje pjese te shqiptareve qe edhe sot qe komunizmi nuk ekziston,ne kokat e shpirtin e tyre eshte e mbrujtur,poshtersia,tradhtia,hajnia,kurveria,xhelozia,pangopesia,spiuneria,pabesia,genjeshtra,servilizmi etj.
Te arratiseshe ne kohen e komunizmit, do te thote te ishe dy here kriminel: ndaj vetes dhe ndaj familjes dhe rrethit familjar. Aventuriere si puna e ketij dumdumit ka patur plot, qe kane marre veten me qafe dhe shume persona nga familja dhe te afermit e saj, te cilet jane persekutuar per kete shkak, duke u perjashtuar nga partia, duke i hequr nga puna, duke i internuar, duke u hequr te drejten e studimeve etj, etj.
Perse eshte tronditese kjo ngjarje? Mamaja e ka dashur prane djalin e saj, jo rrugeve te botes apo, me e keqja, te vritej ne kufi sipas ligjit per kalim te paligjshem te kufirit.
Po te jete e vertete kjo qe thua paska patur shume te drejte nena jote. Ti je nje bastard. Po a nxirret ne pazar NENA more plehre!!!
E lexova deri në fund dhe mu kijtua një ngjarje me vjehrrin e një gazetari.
Po punoja te shtëpia e tij(vjehrrit) në 2011 dhe në një moment në ekran të një TV doli surrati i Lulit të Bashajve dhe më doli nga goja një shprehje: Ou, doli ky hajduti, sa ishin vjedh votat e Kryetarit të Bashkisë në bashkpunim me japonezoamerikanin Arvizu.
I zoti i shtëpisë më tha: ky hajdut?
Kshtu thon TV e tjera dhe gazetat.
Mbas revoltimit të tij më thotë i biri: S’ka faj se nga regjimi komunist ka bërë burg se e denoncoi e motra!!!!
Po mir mër i thash, motra e vet e ka denocu, s’e kam denoncu as unë e as motra ime.
E ç’faj kishte regjimi kur e denonconte e ëma????
Lexoni Historia e civilizimit te Anglise nga Henry Thomas Buckle e shkruar me 1860 ne 3 volume. Pavaresisht se shkruan Angli ne te vertete i kushton shume kohe Frances, Spanjes dhe Skocise. Psh ne V3 per Skocine ne shekullin e17 kur pushteti ishte ndare se bashku midis mbretit dhe kishes thot : se vuajtjet ishin te pafund, cdo dite te javes duhet te benin dicka ne baze te ligjeve, buzeqeshja ishte e ndaluar, lojrat te papranueshme, shenja te dashurise te ndaluara, burrat dhe grate duhet te mos takoheshin,cfare duhet te hanin, te dielen duhet te rrinin te pakten 12 ne kishe, sa kohe duhet te punonin per kishen etj etj. Spiunlleqet ishin te pafund, brenda ne shtepi dhe neper fshatra. Kush z’batonte ligjet denohej ashper dhe nqs konsiderohej heretik digjej apo i pritej koha. Nga ana tjeter duke e njohur epoken e komunizmit une do thoja se Skocia ne ate kohe ishte 5 here me keq. Sigurisht skocezet me vullnetin dhe inteligjencen e tyre, se ulen koken, marrshuan ne fitore. Te njejten gje mund te thuash edhe per Italine, Francen dhe Spanjen. Pra ajo epoke me te drejte quhej « Dark Age ». Dikush do thote – Cna duhet neve cfare ka ndodhur 400 apo 500 vite me pare, ne po vuajm sot apo me sake 50 vite me pare. KY eshte pikerisht thelbi. Problemi s’eshte nqs dikush ta shtyp koken, kejo gjithmone ka ndodhur dhe do ndodhi. Por nqs di si ta ngresh koken gjithmone lart. Ky eshte ndryshimi midis krenareve dhe sevilave. Tipa te tille I gjen kudo por te dytet dominojne ne Shqiperi.
Na dhit gazit me keto budalleqe , po ty kur te ka denoncu nena jote çfar muti paske qen ti kur nuk je dasht nenes tande merre me mend ca je dasht shoqnise po ti pasķe qene ßter i poshter more bajg .
O ju te instituti dhe ju gazetare , pse baheni injoranta po njashtu ka ken ligji ne ate kohe dhe kush shkelte ligjin u denonte sipas ligjit qe kishte shkel . Po me thuani sot qe medemek quhet demokraci rri ne nje shtet te Europes me shume se tre muaj ta qine nenen e nuk te lene tè futesh per 5 vjete . Shko ilegalisht ne Angli dhe po te kapen ete kthejne ta qine nanen nuk te lene te futesh ne asnje shtet te Europes se je i deportuar nga Anglia e sot çfare do te thoni . Çdo shtet ka ligjet e tija çdo kohe ka ligjet e saje por ju jeni mesu me gri sallat kot gjoja se po thoni diçka .
E themebindje të plotë:
JA NJË RACË SAFI PJELLË E ASAJ NËNE. Qe rdhe nëvarr nuk e lë tehat.
Nuk e njifkaBLASFEMINË përtë vdekurit.
Haram qumeshtin e Nanes.
Njeri legen. I ri injorant e plak matuf.
Ste vjen turp. Turp te kesh ti dhe ky gazetar qe shkruan gjerat pa verifikua.
Nga i merrni kto gazetar o gazeta Tema?
Te gjitha I keni thene por mungojne dy momente te rendesishem:1,Nga e mori vesh e ema se I biri donte te arratisej,kur thuhet se Feridumi e genjeu duke I thene de do te shkonte ne Skrapar;2.Si shpetoi nga kanceri ne mushkeri duke qene edhe I keqtrajtuar?Kush dhe si e ndihmoi te sherohet?
Perralla te tilla me mbret nuk jane dinjitoze per nje gazete serioze e sigurisht edhe per ata qe I shkruajne.
Te tille njerez , ulin ne fund prestigjin e te perndjekurve . Ta pranojme , qe e ka bere Nena . Ky po ben honor me qendrimin e Nenes , qe askush nuk e diskuton . Ka bere mire Nena , qe ka sinjalizuar . Te ka njohur cili ishe dhe do te vriteshe ne kufi . Me siguri ky ka marre demshpeblim , qe nuk I takon si mijra te tjere , qe marrin 20 $/dite burgu . Ata qe punonin jashte dhe ushqenin qenie te tilla merrnin 1/20 e shperblimit te ketij plaku, qe kerkon te behet I famshem , duke denoncuar Nenen . Edhe pas ketij denoncimi , Nena mbetet nene . Ky ai qe ka qene , njeri kot . Zgalem
Cte beje nje nene me shume femije, kur nje prej tyre
do to marri jeten te tjereve? Ne ate kohe nje vella tradhetar, ishte varr per familjen. Ky kokebosh nuk e kupton se edhe po qe se e ka bere kete nena e tij, e ka bere per te ruajtur femijet e tjere. Nena ka qene zemermadhe dhe e ka bere kete nga dashuria per jeten. Ka dashur qe femijet e tjere te kishin jete te zakonshme ne ato kohe te trubullta. Ky matuf do vdesi dhe do iki ne boten tjeter me helmin qe ka ne shpirt ndaj nenes. Vetem kjo tregon se cmonster eshte….
KAQ GOMAR KE QENE SA DHE NENA TE BERI LANET.
Ky eshte nje shkrim injorantesh, ose me mire shkrim te paditurish. Po te isha une redaktor i Temes, me siguri nuk do t’iu hapja porten ketyre shkrimeve, etj. NJe analfabete, petdor konceptin Ide…65 vjet me pare….Nuk e donte PKSH…PKSH ka dale nga ilegatdti aty nga vitet 1946-1947. Para ketyre viteve njihej vdtem FRONTI NACIONAL-CLIRIMTAR…Ju lutemi, celi dy rubrika ne gazete, nje per gjuhen shaipe, me rregullat e drejtshkrimit dhe nje rubrike per aspekte te Historise Shqkpdrise. Ju flm
Ngjarje qe nuk duhej publikuar, kjo edhe ne interes te protagonistit te ngjarjes. Ma do mendje qe nese protagonisti i kesaj ngjarjeje, do ti lexoje komentet, nuk besoj se do te ndihet fare komod!?
Epo ky s meritoka titullin “i perndjek politik”,por dekoraten “bir kurve”..
DEBIL ,INJORANT ME KRAVATE, …..DERISA TE KA BERE LANET JOT EME KUSHEDI CMONSTER KE QENE .S KE TURP TE TURPEROHESH ……..KE SY E FAQE DHE E PUBLIKON …….IDIOT
Perse duhet te cuditemi?Kjo e vertet e hidhur duhet te tregohet ashtu sic ka ndodhur.Personi ka bere burg.Ka vuajtur te zite e ullirit.A e dinit c’do te thoshte burg ne Kohen e Enverit?Familja persekutohej dhe tere fisi alarmohej.A ishte e drejte?Dikur kufinjte ishin te hapur.Perse u mbyllen?Dikur moter e vella nga Kosova kaluan kufirin dhe erdhen ne Token Meme qe quhet Shqiperi.I akomoduan ne nje konvikt te nje Qyteti.Kaluan dite,jave,muaj.Po ndjenin merzitje,lodhje.Nuk ishinte lire.Nderruan mendje.Do te kthehemi nga erdhem moter I tha vellai.Hyne ne kontakt me autoritetet vendore.Ja bene te qarte hallin qe kishin.Kjo smund te ndodhe kurre I thane.U larguan.Vendimi qe moren.Te shkojme ne Kosove.Diten qe shkuan prane kufirit.rojet I zbuluan qelluan menjehere. Na vrane tha vellai.Pushka krisi dhe njehere ra permbys dhe moter e mjere.
Nuk eshte degjuar e besuar qe nena te denoncoje djalin, por nejse. Vetem nje gje nuk shkon fare. Ai thote se u diagnostikua me kancer ne mushkeri. E para ai lloj kanceri eshte shume veshtire te kurohet edhe sot ne klinikat me te specializuara, kurse ai u sheru ne qelite mostruoze te atij sistemi. E dyta, qe eshte me e rendesishmja….me ate diagnose te lironin me njehere nga burgu. Ky pse e kreu denimin??????