Çështja e teatrit, Rama i përgjigjet Bashës me regjisorin që ishte shënjestër e diktaturës: Ky teatër është është turp

28 Korrik 2019, 10:39Politika TEMA

Debati për Teatrin Kombëtar vijon nga të dy kahet e politikës me deklarata dhe postime në rrejte sociale. Pas Bashës, që postoi në rrjetin social “Facebook” deklaratën e një viti më parë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, që i përgjigjet kundërshtarit të tij politikë me një prononcim të hershëm të regjisorit të njohur, Mihallaq Luarasi.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë deklaratën e regjisorit i cili shprehet se ky teatër është i pandreqshëm dhe është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në kohën e Italisë.

Një ditë më parë, kryeministri Rama publikoi mesazhin e aktorit të madh, Ndriçim Xhepa, i cili ishte i po të njëjtin mendim se Teatri Kombëtar duhet të prishet dhe të ndërtohet një godinë e re.

Ja çfarë shkruan kryeministri në rrjetin social “Facebook”:

Mihallaq Luarasi, regjizori i famshëm i Teatrit Kombëtar, u kthye në shënjestrën e pamëshirshme të diktaturës komuniste, gjatë gjuetisë së egër të shtrigave që Enver Hoxha shpalli në vitet ‘70, kundër artit e kulturës së degjeneruar perëndimore. Ai u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u cfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandës enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar.
MIHALLAQ LUARASI:

Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në kohën e Italisë. Qysh në vitin 1966, drejtuesve të asaj kohe i është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht nuk u ndërtua kurrë. Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri.

Më 1966 në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i byrosë politike atë kohë. Naimi i tha: “Nuk po mendon partia për një teatër të ri?”, ndërsa përgjigja e Manush Myftiut ishte: “Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë”. Pra ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një teatër të ri kombëtar”.

13 komente në “Çështja e teatrit, Rama i përgjigjet Bashës me regjisorin që ishte shënjestër e diktaturës: Ky teatër është është turp”

  1. Qytetari says:

    Po shof disa aktore qe puthin muret e teatrit dhe qajne ….. . Nuk e kam fjalen per keta katunare qe akoma qelben, por e kam fjalen per disa te tjere qe filloren e kane bere te shkolla ” KOSOVA” .
    Kur e dogjen kriminelet kete shkolle , asnji nga keta nuk shkoj te shkolla te pakten te merrnin nje cope qymyri, sa per nostalgji…

  2. Don says:

    Ere myku me lageshtire tamam ne skene. Pluhur skene ndofta me azbest i kesaj karakatine te shemtuar qe ska as arkitekturen e nje stalle kuajsh eshte bere veper historike nga PD per ta patur gomar beteje duke vene te recitojne per te ca kerrica te paguar. Godina eshte e degraduar qe nga themeli dhe nuk ngjallet me. Kjo karakatine ka semurur shume aktore qe kane lene skenen per arsye shendetsore. Ashtu si dhe PD ajo duhet rrafshuar dhe te behet e re mbi themele te reja. Zoterinj aktoruce! Jemi ekonomi tregu. Me ekonomi te pavarur ju falimentoni. Vetem te talentuarit do hane buke. Kerricat qe hingellijne nuk jane as aktore per te qene. Ata jane bythelepires dhe e kane shtyre mire duke dredhur zinxhirin.

  3. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Artistet dublante kerkojne te tregojne talentin ne politik !
    PD nepermjet forces dhe shantazhit kerkon te motivoj antarsine e saj .
    Ajo mendon se I duhet nje fushe betej,ka zgjedhur teatrin
    PD ne baze nuk ekziston ,por nepermjet “kauzes” se saj perpiqet te mbaj rreth vetes berishjanet e saj.
    Kjo eshte ,forca dhe dhuna ,per PD bibla e saj.

  4. jaho says:

    Ne çdo mengjes fusni nga nje batut , qe populli te kete me ç’fare te merret, e neveritsheme. Me qellim te largosh vemendjen nga problemet ekonomike ekonomike, njerzit merren me shallavaret e tua o zoti Rama. Na peshtirose Shqiperine.

  5. theatrical says:

    z.Rama,
    te qendrojme larg politikes..
    teatrin eshte gabim ta prishesh,sepse ka vleren e tij historike,
    nqs nuk ke mundesi ta rregullosh,le ta rregullojne te tjeret qe do vine me pas,por ta prishesh eshte gabim per te mos thene krim..teatri i ri le te ndertohet diku tjeter

    1. ben says:

      theatrical-po me karakatinen e Teatrit te vjeter c’mund te bejme? Na e trego zotrote se ne te tjeret nuk marrim vesh nga historia. Sipas mendjes tuaj te ndritur, duhet te mbajme cdo karakatine te se kaluares komuniste, pasi paskan vlera historike. Na e bete kakakatinen e lene qe nga koha e Italise sikur qenka Notre Dome.

  6. ¬ says:

    Mund të ndërtohen teatër të rinj (në të gjitha rrethet), pa prishur të vjetrat (që ngjasojn si monumente dhe muze). Artistët të zgjedhin se ku duan të ushtrojn aktivitetin.

  7. jaho says:

    Ka qene gazeta me e lexuar dhe e repektuar per mua, pasi ke qene opozitar me çdo pushtet, tani i lepiesh Rames .
    Te dhjefsha ty dhe gazeten tende.

  8. a.f. says:

    Turpi dhe krimi do ti mbeten Edi Rames! Nje dite arroganca dhe vjedhja do te denohen me siguri! Me shume se te tjeret do ta poshteroje neser “mileti” qe sot e brohoret. Nostalgjike mund te kete, por ata do jene vetem anonimet e sotem. Mercenaret e shumte qe popullojne kete truall, do te jene si gjithmone ne sherbim te feudalit te radhes.

  9. a.f. says:

    Turpi dhe krimi do ti mbeten Edi Rames! Nje dite arroganca dhe vjedhja do te denohen me siguri! Me shume se te tjeret do ta poshteroje neser “mileti” qe sot e brohoret. Nostalgjike mund te kete, por ata do jene vetem anonimet e sotem. Mercenaret e shumte qe popullojne kete truall, do te jene si gjithmone ne sherbim te feudalit te radhes..

  10. XheJ eN Bi says:

    E kam ditur që Manush Myftiu ka qënl gjë e zgjuar dhe kjo e vërtetoi përgjigja konçize : nipat tanë ta ndërtojnë.
    Erdhi dhe koha a nipave ,po nipat e sotëm u mësuan të flenë në kasolle me kashtë dhe nuk duan një apartament.

  11. Partia jo hajdute says:

    Ky ehte idiot prishe dhe boje lulishte jo kulla mor krm idiot zgjero vendin mos e ngushto me kulla po ti e ke nda mendjen prishe dhe mos nderto kulla dakort

  12. Ed says:

    Turp , turp nga i cili linda do nxjerre miliona?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje