Teksa është paralajmëruar që në javët e para të vjeshtës kryedemokrati Lulzim Basha dhe aleatët e tij do të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama, duket se Artur Zheji mendon ndryshe.
I njohur për kritikat ndaj shefit të qeverisë, analisti thotë se vjeshta shumë pak gjëra do të sjellë dhe se Rama do të vijojë të mbajë postin e kryeministrit.
Ndërkohë, ai sjell edhe shembullin e Ahmet Zogut.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Presim Shtatorin dhe Tetorin që do vijë… Kështu pëshpëritet vesh më vesh, në bregdet apo në gryka mali e shtrate lumenjsh… Do ndodhë diçka e do të plasë shumëçka…
Por, për vitet që kam dhe për kqyrjet e gjata që me dëshirë apo me pahir kam bërë, shumë pak gjëra vërtetësisht thelbësore do të ndodhin ndryshe, nga ato çfarë kemi parë. Vetëm se “Urrejtja” e panginjur mes nesh, do të marrë forma të reja dhe etja për para, për shumë para, do të gjarpërojë në përplasjen politike me një vrull dhe me një afsh të ri.
Pakica, qoftë kjo elitare, qëndrestare apo vulgare, do të shkelet dhe do të mënjanohet, sepse “Protokolli i mbrojtjes së Pakicës”, në një vend si Shqipëria, ka mbi 100 vjet që nuk ka hapësirë jetike, nuk ka të drejtë qytetarie, e nuk ka përfillje.
Një vend që ska bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një grryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërmuar më të dobtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë.
Kemi qenë dhe mbetemi një vend bejlerësh dhe Shqipëria ka qenë dhe mbeti një çiflig për tu rrjepur dhe zhvatur pa dhimbje dhe deri në pikën e fundit të palcës së qënies së saj të brishtë.
Presim Shtatorin dhe Tetorin që do të vijë…
Pak gjëra ndryshe do të sjellë Vjeshta, kryeministri do ta çojë me sa duket, deri në fund sfidën e tij. Sepse ai nuk jeton dot ndryshe, nuk jeton dot pa adrenalinën që bart sfida, pavarsisht Kahjes. Nuk jeton dot pa rreshtuar ushtarakisht puthadorët e tij të mirëushqyer, për të hovur sërish mbi kundërshtarët. Kundërshtarët do tendosen, do të bëhen gardh e do shtrëngojnë rradhët dhe do të mundohen ti bëjnë pritë hovit sulmues, me aq sa munden dhe me gjithshka munden.
Dhe Urrejtja e Gojëligësia, do të jetë përsëri në fronin e vet Mbretëror, në Shtator dhe në Tetorin që vjen, e kështu me rradhë. Kështu kanë bërë përgjithësisht kryeministrat tanë, që nga koha e Ahmet Zogut të Parë (dhe të fundit). Një malësor dinak e bukurosh prej Mati, një shqiptarnjohës i pagabueshëm, që u vetëshpall nga puthadorët e tij të dikurshëm, edhe mbret i shqiptarëve, me motrat princesha të dashuruara nëpër Europë… dhe me plot Poema të rrejshme si stërnip i Skënderbeut, ky Matjani ambicioz e dorëhekurt, që e bënte dhe vetë Gjergjin e Kastriotëve, të lëvizte e të rrotullohej në varr nga sikleti e bezdia, e këtyre emërpërmendjeve krejt të pavend!…. Po dikur iku plot “valigje”, me motra e oborrtarë, e nuk u kthye më ay ndë Dheun që e lindi, mbeti mbret pa Mbretëri e mbet pa Atdhe…
Por emri ju përmend për dhjetëra vite, si më i keqi i të këqinjve, nga ata që përgatisnin një të Keqe edhe më të madhe, të kuqe si ngjyra e gjakut…
Kështu, në këtë gjarpërim urrejtje, Internacionalja na solli këngë e frymë të reja, e kështu përmbysëm bejlerët e vjetër me bejlereshat e tyre, ca fshatarka injorante me shpenzime të pacipa, gjithmonë të pikëlluara, të pikëlluara pangushëllim, se gabimisht kishin lindur ndër katunde ku të kafshonte gjarpëri, ku të përdhunonte çobani apo ku të pinin gjakun mushkonjat dhe kërkonin streha luksoze në Paris apo Romë, e së fundi në London.
Dhe ngritëm me kazëm e pushkë, me drapër e çekan, bejelerët e rinj, të kuq kësaj rradhe, me kasketa bolshevike e jaka të bardha këmishash mbi xhaketa, por të dashuruar me Mercedes Benzat e zinj, më së shumti jashtë serie, sidomos ato që vinin për KryeBeun apo udhëheqësin dhe që i sillte në Shqipëri Sigurimi i Shtetit, pacipërisht të shtrenjta e në mënyrë sekrete…
Me shtëpi të mëdha në kryeqytet e me vila verimi në mal e në Det, e më këngë partizane në gojë (partizanët mbetën një prapavijë morale përherë e më e largët…), por me plot urrejtje për armikun e “kllasës”, që veç duhej shtypur e përdhosur, edhe pas përmbysjes…
Dhe vrisnim armiqtë me toga pushkatimi në emër të Popullit, (të një populli që nuk ishte kërkund), ose i kalbnim burgjeve, si qënie pa të drejta, si jonjerëz, si vemje, si kufoma të pakallura apo si insekte të neveritshme.
Ishim gjithmonë po ne, apo njerëzit para apo rrotull nesh, që na trashëguan ligjërimin e padrejtësive në emër të Popullit, popullit gojëkyçur, kokëulur, bejtexhi dhe qejfli njëkohësisht dhe ngritëm e gdhendëm Maleve tona të larta, vetë kryefjalën e Urrejtjes së Kuqe… dhe emrin e KryeUrrejtësuesit të Ri, “Mësuesit largpamës” bujk i përkushtuar i urrejtjes brez pas brez, të shqiptarëve kundër shqiptarëve…
Presim Shtatorin dhe Tetorin 2019 që do të vijë…
Me plot Urrejtje mes nesh, që do ta përplasim shesheve e sfidave gjygjësore, në emër të një Populli në ikje nga sytë këmbët, dhe të një Drejtësie, që Zoti na ruajt prej padrejtësive të saj.
Asgjë e re pra, përveç fijeve te kalendarit që thinjet vit pas viti dhe emrave të ndryshëm të “Urrejtjebartësve” të rinj, të gjatë apo të shkurtër, të hollë apo të trashë, të gdhendur apo me plot qoshe, por kurdoherë me helm të ntrashur nën gushë dhe me plot urrejtje të ndezur e të zjarrtë, në shpirt dhe në zemër…
Dhjetra e viteve ikin dhe këtë Urrejtje e mbajmë midis Sheshit, si lëndë djegëse, për të çuar përpara, apo drejt Askundit, makinerinë e zymtë të Pushtetit apo të të gjitha Pushteteve…”, shkruan Zheji. (TemA)
loqja dhe koqja
Ne vjeshtë në vjeshtë kur t’na rriten leshtë.Ky karuci te shkoj prape ne France e te filloj zanatin e vjedhjes ne magazinat .Dhe me ate rast femrat e shtepise gjejne hamshoret zezake qe te pallohen se ketij trapit si punon me.
Sa gota ke pirë kur e përgatite këtë shkrim ?
Ti flori
Edhe 1 recete supe qe te dhane nuk e kuptove dot dhe e nxore
PILAF.
ti je shembulli I ketij popullit qe flet zheji.
Per cfare ikje e ka fjalen ky Zheji se mesa dime ky ikjen jashte e pati ne kohen e Berishes dhe tani po jeton ketu.
Ju urrehuni, nginjuni duke u urry, por vetem zjarr e bomba mos na hidhni se na rikthejnë ndjesine e keqe te vitit
te mbrapshte 97.
Përse bënë të çuditurin , zoti Zheji. Ne kemi qënë nën sundimin e dy ideologjive internacionaliste për më tepër se 500 vjet, myslimanizmit dhe komunizmit, ndjenja jonë e mëvetsisë pothuaj nuk ekziston. Edhe dashuria jonë e pakufishme për tu përfshirë në ëndrrën perandorake europiane, këtu e ka bazën. Ne nuk mund të rrojmë ndryshe, veç si një element i një bashkësie ku përgjegjësit kryesore për mbarvajtjen e jetës të drejtohen nga të tjere. Nuk është aspak për tu çuditur, që brënda një perudhe jo më shumë se 10 vjeçare ne shtarruam sakrificën e botës së qytetëruar me lirinë që na dhuruan në Kosovë, duke i zhgënjyer ata keqas me mënyrën tonë të vetqeverisjes. Ne mund të punojmë vetëm për të tjerë. Kot nuk mburremi që kemi nxjerrë kaq kryeministra të perandorisë osmane, që udhëheqësi ynë ishtë për të drejtuar internacionalen komuniste, që brënda ditës Boris Jonson e përcaktuam me origjin shqiptare, e ku di unë. E thënur më shqip, ne kërkojmë, që nga ajo mikrrobythë me të cilën na ka paisur zoti, të lëshojmë pordhë të atilla, gjëmimi i të cilave të jetë i krahasueahëm me një shpërthim bërthamor.
Bukur.Hamet Zogu iku…….nuk u kthye ne vendin qe u lind,mbeti mbret pa mbreteri,mbeti pa atdhe.Kete e ke thene shume mire,kurse te tjerat jane per t’u hedhur ne koshin e plehrave.
Ky i vetequajtur “analist”,di te beje vetem Hartime ! Asnje lloj analize nuk di te shkruaj.. Vetem komente “kafenesh” ! Kur keni lexuar ndonje shkrim domethenes prej ketij “auto-analisti” ? Cdo analize ka nje “strukture”, pavaresisht pikepamjeve…ky eshte thjesht i vete-pompuar ! Ja ka ulur shume vleren familjes nga vjen ! Lymi Tutit
a mor artur dijetari si stu plotesuan asnjehere enderrat e tua me dashuri,paqe ,bashkim mireqenie e progres,ama vetem ne enderra se kur zgjohesh je nje tjeter nje bicim servili i pushteteve te vjeter ,nje nihilist i thekur nje shares i klasit te pare sikur shpirti jot jeton mes mbeturinash organike e bien ere te qelbur ,akoma ske kuptuar se je nje ushtar leckaman i ushtrise humbese zvarranike,asnjehere seshte vone te gjesh arsyen te dalesh nga bunkieri i marrezive ku gjuan perdite me topin e baltes e m…t ,behu me njerezit qe punojne perdite ne driten e diellit e mjekohu nga ilaci i realitetit ,bota nuk eshte vetem me kronika te zeza ato jane vetem 1 perqind jeta ka shume shume te mira edhe ne shqiperi qe ti e shan perdite ,uroj te kene mbetur dy fara ne koke……
E di qe na rroitet trute ti dhe nje tabor si ti, ngelet budallenj. Nuk ka nevoj te te lexoj je shume i parashikueshe. Nuk e kuptoni qe vetem ndonje i mare mund te merret me ju, kazan.
BRAVO ZHEJI !
MË NË FUND E KUPTOVE, QË PAKICA DUHET TË SHËROHET,ORGANIZOHET, PËRMIRËSOHET, TË VERË SYZA DHE PROVIZORISHT PATERICA DHE TË BËJ DURIM DERI SA TË KALOJË NË MAXHORANCË. ME MERITA.
DERI ATËHERÊ, PUTHUNI ME LELËN ! EDHE ME MILON , I MIRË ËSHTË EDHE AI .!
Dolën bllof këta të dy, por s’turpërohen .
S’kanë faqe , e kanë bythë .
Ky, Sesilia Plasari, Medi Malkaj… të gjithë qenkan delirantë dhe jashtë realitetit. Nxjerrin në shesh kokë-boshësinë si dhe kotësinë e personalitetit të tyre, përmes shpërthimeve inatçore e regresive të përroit të tyre psikik, deformimeve patologjike, urrejtjes me parafytyra makabre, subjektivizmit të sëmurë për vdekje, egoizmit kriminal…
Sa keq paskan shkuar punët e formimit moral e dituror të njeriut në kohën tonë…
Kjo botë u shthur, o prapësi, o dreq!
Askush nga kjo kategori nuk po e ruan veten nga gjyqi i arsyes apo i opinionit si dhe nga plasja e cipës…
Jetë të çuara dëm në një realitet fiktiv!
Kazanë plehrash që duhen spërkatur me pluhur të bardhë klori!
Lajm, Turi na u zgjua, thame se 360 do na behej 180. Po me sa duket do shkoj 90, pra kemi perthyerje te kendit.
Nje opozite me koke te qelbur qe ka kuterbuar gjithe Kombin, ne vjesht do ti jete qelbur krejt trupi dhe dote kalbet si humus per plehrim te gjelberimit te vendit.
KY ESHTE ARTIST,JO ATA QE THOTE META,KY QYSH NE KRYE TE HERES,E PARASHIKOI SITUATEN NE MENYREN ME TE MIRE TE MUNDESHME,KY THA ME KOHE QE LULI DO DESHTOJ NE AKSIONIN E TIJ POLITIK,KY DEKLAROI QE LSI,DO TI MBESE VETEM EMRI,PD DO TE KTHEHET NE SHOQATE,RAMA DO QENDROJE NE PUSHTET DERI NE 2025,E SHUME E SHUME TE TJERA PARASHIKIME TE BERA ME GRUPIN E KAZANIT,PO CPATI QE PRISHI QETSINE TANI NE KULMIN E AKSIONIT OPOZITAR,HE,KA LENE PA THENE ATE QE NE FILLIM TE TETORIT,OPOZITA DO JAPE GODITJEN PERFUNDIMTARE,NARKO-SHTETIT.TE FALA BAFTJARIT,PO DESHE DHE JARIT
Doni apo nuk doni Kjo Eshte Historie e Shqiperise.Ku dhe vete Zheji eshte Aktor apo Puthador i Krajlave te veçante.Filozofia eshte Jo te ike Lena e te vije Prena.,po te zhduket njehere e mire >Kjo Klase Politike Hajdute Grabitqare ,e pameshirshme ndaj popullit dhe antishqiptare.
Siç duken bathet asgje nuk do te ndryshoje.Pozita Tall prapanicen me kete Opozite Mjerane .Opozita bashke me Presidentin Hajdut ,jane pa asnje Alternative.recitojne Premtime Boshe te pa realizueshme dhe genjeshtare dhe Populli nuk i Beson.Njoh shume qe nuk votojne fare .E perbuzin kete TROK te Politikaneve
Edi Rama eshte i pandjeshem sepse eshte i droguar. Eshte cinik sepse asht pjelle komuniste. Eshte pa dinjitet sepse gjithnje ka ushqyer vetem egon e tij te semure. Eshte mashtrues aventurier dhe elokuent sepse vetem me keto ka jetuar.
Eshte rrezik kombetar dhe emergjence kombetare vdekja e tij politike! Duhet eleminuar tani! Eshte detyre kombetare heqja e ketij cibani qe kancerosi Shqiperine dhe shqipetaret !
Ne vjeshten e kujt viti or Arturo Ui dhe me ke do e rezosh me ate hardhucen qe ke ne foto apo me rrushin e skraparit?
Idjot i neveritshem
o hale u sherove ti !