VIDEO/ 5 shqiptarët nga Miloti tmerri i Firences: Vetëm të vdekur mund të na kapin

28 Korrik 2019, 18:37Politika TEMA

5 shqiptarë kanë rënë në pranga mëngjesin e së shtunës nga policia e Firenze-s pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal që merrej me grabitjen e banesave.

“Vetëm të vdekur mund të na kapin”. Kjo ishte motoja e pesë djemve nga Miloti. Ata i përkasin moshave 21 deri në 37-vjeçare, por emrat e tyre nuk janë bërë publike.

Sipas mediave, djemtë ishin të afërm dhe i përkisnin familjeve me mbiemër Veseli, Gega dhe Cera. Tre prej tyre kanë precedentë të mëparshëm penal, ndërsa dy të tjerë nuk janë të njohur në drejtësinë italiane.

Sipas karabinierëve, njëri nga grabitësit në momentin e operacionit u mundua të arratisej. Ai u hodh nga kati i gjashtë i një pallati në ballkonin e një apartamenti në kat të katërt të pallatit përballë.

Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar 3 policë, ndërkohë që anëtarët e bandës nuk pësuan asnjë plagë.

Shqiptarët për policinë italiane ishin shumë të rrezikshëm. Ata kryenin grabitje edhe nëse pronarët ndodheshin brenda banesës.

Një prej drejtuesve të policisë franceze, Nino De Santis, ka treguar se vodhën 30 gramë ar nga banesa e një plake ndërkohë që ajo flinte.

Nga përgjimet është zbuluar se për të nënkuptuar arin thoshin fjalën “pikë”. Gjithashtu kapja e tyre ishte shumë e vështirë.

Kjo, pasi për një kohë të shkurtër ndërruan 5 makina, ndërsa punët nuk i kryenin gjatë orëve të vona të natës, por mbrëmjeve.

Bazën grupi i grabitësve e kishte në një apartament në Isolotto. Ndërkohë në rrjetet sociale mburreshin se kishin çuar drejt përplasjes një makinë karabinierësh ose se kishin grabitje prej “200 pikësh”.

7 komente në “VIDEO/ 5 shqiptarët nga Miloti tmerri i Firences: Vetëm të vdekur mund të na kapin”

  1. lisi says:

    Habitem si i kapi policia se keta ishin nje kontigjent i mirestervitur nga forcat e nderhyrjes se shpejt ne kohen e berishes, keta i perdorte dhe per shtyllat e tensionit me c4 dh sigurisht per vjedhje votash ne kurbin

  2. mik says:

    Vidio nuk tregon asgja, asnji fakt konkret, por asht vetem nje propogande perpjesen e popullsise injorante. Vjedhjet i bajne hajdutet e Salvinit per me fajsu shqiptaret.
    Sa here ka ndodh qe kane akuzuar Shqiptaret, dhe fajtoret e vertete kan qene Italianet ?
    PS : Jo se Shqiptaret jane engjej, por te ngresh akuze duhet treguar fakte, e jo disa foto qe nuk mbeshtesin as genjeshtren.

    1. Lleshi says:

      ti or tru peshk qenke kokrra e carit njerez si puna jote dhe e ketyre qe ka kapur policia na bejne ne emigranteve te ndershem te na vije turp te themi qe jemi shqiptare,, coglione sei pezzo di merda,,

    2. Ish pd-isti says:

      Or ti majk.Ti qenke fare rrote cari.Po kush te beson ty perveç ndpnji budallai.

  3. Refugjat says:

    Refugjatet jashte, ( padyshim nje pjese) mendojne si dhe sa te vjedhin, sapo zgjohen ne mengjes, njelloj si politikanet shqiptare.
    Na felliqen fare, kudo qe shkojme na shofin shtrember
    Asnji nuk do te punoje, vetem dun me vjedh

  4. Komentuesi says:

    Jane mafiozet shqipetar te stervitur nga kryeqeni Sali Berisha.Shkojn ne vendet e botes vjedhin,grabisin,vrasin,duke lene nje imazh te keq shqiperise.Ata jane kafshe dhe si te till te kalben ne burg.

  5. Pellazgos says:

    Ne Firence jane kapur,policia franceze thote “gazetari”!
    Jo mor zoti ne comentin mik (amiko) armiko,nuk eshte (este)ashtu.
    Poshkruaj “shqip” a derebardhe,gluhen e “Perendive) te Albanistanit dhe te “Pellazgeve”.Vidio fact,concret,propagande,popullsi ignorante,hajdute,”fajsu shqipetaret”,acuzuar,facts foto,etj jane fjale te huaja.
    Ne qofte se ky fact concret nuk ta mbush mendjen dhe shpirtin (mind and spirit) qe ndikon ne degjenerimin dhe mospasjen “krenarine me te shkuaren”,atehere me fal,por nuk jeton ne kete bote.
    Al-banos jane quajtute ata qe luftuan kunder Arvanitasve,Epiroteve,plackitnin Orthodhokset se kishin mbeshtetjen e Sulltanit,prandaj ju Alvanosat e kini ne gen urrejtjen se jini bij Pashallaresh,Bejleresh,Agallaresh,Spiunesh dhe tradhetaresh,(spy and traitor).
    Ju zoti amiko nuk kini lidhje me historine dhe krijuat nje shtet ne institucione Arabe si Xhamija,Medrese Shkolla Turke etj.
    Pyetja lind.
    A jemi “cliruar” nga Turqia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje