VIDEO/ "Ulërima dhe panik", ja momenti i përplasjes me armë te ‘Folie Marine’ në Jalë

29 Korrik 2019, 08:44Politika TEMA

Është publikuar një video nga përplasja me armë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në plazhin e Jalit. Nga pamjet e publikuara nga Jeta Osh Qef shihen njerëzit që vrapojnë dhe ulërasin nga frika.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e njohur në këtë vend, në “Folie Marine”, që është shumë i frekuentuar nga të rinjtë.

Dhe pse pamjet tregojnë që të gjithë të pranishmit vrapojnë që të largohen sa më shumë ose të fshihen, Policia e Vlorë nuk ka asnjë të shoqëruar.

Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë dhe ndaj nuk kanë nisur asnjë hetim. Sipas tyre kjo ngjarje nuk ka ndodhur, pasi kur kanë shkuar ata në Jalë, s’kishte asnjë shenjë.

 

5 komente në “VIDEO/ “Ulërima dhe panik”, ja momenti i përplasjes me armë te ‘Folie Marine’ në Jalë”

  1. Doda says:

    Policia le te arrestoj personat qe e kan sajuar kte ngjarje , ti denoj me burg per shpifje dhe te paguajn dhe sherbimin e policis me nje fler maramence , dhe ta krrujn prap bythen jeta qefit , po aty ska shtet , vari karet , dhe te gjith tallin bythen me shtetin fallco.

  2. antipatrea says:

    Pra – Siç e morët vesh të shtëna s’ka pasur …

  3. Gregori.Uk says:

    Filmi lulekuqe mbi mure.
    Kush ka degjuar krisma? -heshtje- Pra krisma nuk ka patur!!! Dhe pastaj habitemi pse 80% e shqiptareve duan te ikin nga syte kembet.

  4. vlora.vlora says:

    shko per pushime tani ,cdo vit keshtu behet dhe si per cudi ndodh qe mund te jete ndonje djale deputeti ,policia gjithnje i ka fshehur ngjarjet ,mos te harojme ngjarjen me ate turisten ruse qe i prene koken me motor deti ,dhe qe s meret vesh si perfundoi hetimi

  5. Studenti 1 says:

    Pilicia te fuse brenda pronaret e ketij lokali dhe pastaj i gjejne vet ato se cilet ishin iniciuesit e dhunes.
    Me parullen “ja qe krisma su degjuan”, nuk muk ecet ma,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje