Kreu i PD, Lulzim Basha ditën e sotme është ndalur në Devoll ku ka thënë se kjo bashki është uzurpuar nga ajo që ai e quan banda kriminale e Partisë Socialiste.
Ky takim i Bashës me militantët e PD në Devoll vjen një ditë pasi kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro shkoi dhe u vendos në zyrën e tij të re në godinën e bashkisë së Devollit.
Në mbështetje të Bashës kanë shkuar edhe një grup militantësh që e mbështesin duke kërkuar që bashkia të lirohet nga kryetari i ri Eduard Duro.
“Kam kënaqësinë të ndodhem në këtë manifestim të madh të Demokracisë dhe vendosmëris poër të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor nga një bandë që është në pushtet.
Pakica kriminale ka uzurpuar bashkinë e Devollit, shumë shpejtë do ta shporrim këtë pakicë nga Devolli dhe nga Shqipëira. Hajduteskë…me pushtimin e bashkisë si hajdutë me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për të vendosur mbi 94% të qytetarëve të Devollit.
Rama dhe sozitë e tij kanë shkruar fatin e tyre ne Devoll dhe në mbar vendit. Fati i tyre është ai që pret cdo hajdut. Shporrjja me çdo kusht me çdo mjet me çdo formë.
Kjo është dhunë antikushtetuese kriminale dhe antiligjore. Keqardhje për përdorimin e policëve duhet të arrestonin hajdutin. Nëse i njëjti fat do ti pres hajdutët në Shqipëri.
Hajdutët i kanë bërë llogaritë në ditët e fundit të Korrikut. Kanë kujtuar se me vapën e verës do të realizojnë vjedhjen. Nuk do të qeverisin dot asnjë ditë. Sot në Devoll, Kavajë Pogradec, Kamëz e në të gjithë Shqipëirnë…
Do të përballen me vendosmërinë tonë. Edhe në tiranë. Rrëzim i këtyre hajdutëve. ” ka deklaruar Basha.
Më pas militantët e PD kanë thirrur emrin e kryebashkiakët në ikje, Bledjon Nallbati ndërsa po mendohet që ata të hyjnë si grup brenda ambienteve të bashkisë.
Katastrof si ka mundesi qe keta te PD-se mbijne kudo ku ka konfrontime,duket hapur qe keta duan vetem rremuje por deri ne fund do merrni te gjatin!!
Fali ZOT,.. nuk dinë çbëjnë!
Le ta djegin pd te quhet organizate Kriminale.