"Do bjerë tërmet i madh", Rama ironizon Metën: Ai nxjerr një dekret dhe e shtyn, jam i gatshëm ta ndihmoj presidentin nëse ma kërkon, jam shumë i keqardhur për të

30 Korrik 2019, 13:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili i adresoi një letër institucioneve më të larta në vend që të ishin gati pasi do të binte një tërmet shumë i madh.

Shefi i qeverisë, nga konferenca për shtyp ironizoi duke thënë se Meta do të nxjerrë një dekret për të shfuqizuar tërmetin dhe për të spostuar lëkundjet sizmike.

Por teksa Presidenti citon në letrën e tij drejtorin e Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, Akis Tselentis, ky i fundit e përgënjeshtroi duke thënë se “Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake. Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje