Reforma në drejtësi në Shqipëri po shkon sipas planit Perëndimor, anti-amerikanët të pashpresë

30 Korrik 2019, 21:00Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Tani që Shqipëria dhe shqiptarët janë mu në prag të shpëtimit të tyre historik, është mirë të kujtojmë historinë.

l.Kemi bërë luftë historike kundër hordhive osmane, kur kemi qenë në këto troje 4 milionë shqiptarë në luftërat kastriotiane, me Gjergj Kastriot Skënderbeun në krye, tani një hero kombëtar dhe një figurë e madhe e historisë botërore…

Pastaj? Na kanë pushtuar… dhe përsëri gjallë mbetëm, sepse kishin shqiptarë të mëdhenj që na kanë mbrojtur, por…

Na kanë luftuar me tmerr në 200 vjetët e fundit. Na kanë genociduar dhe na kanë shpërngulur nga trojet tona në favor të të ashtuquajturve grekë që kanë ardhur nga Anadolli e janë vendosur në trojet tona; dhe sllavëve të jugut. Na kanë marrë 100 mijë km2 territor me zjarr dhe krim sllavët e jugut dhe grekët, në aleancë me Rusinë dhe Francën. Kemi mbijetuar në 28 mijë km2, dhe me këtë shtet kemi shpëtuar gjuhën. Por, kemi marrë para 20 vjetësh edhe një shtet tjetër shqiptar. Kemi sot përkrahjen e superfuqisë unike në këtë rruzull dhe dy shtete shqiptarë në Ballkan.

Ndërkohë gjithçka e kemi në favor për të rimarrë historinë tonë të humbur. Por tani shqiptarët i kanë pushtuar shqiptarët që i drejtojnë dhe po i sundojnë me paratë që iu kanë grabitur. Këta grabitës kuptohet se nuk duan të tërhiqen, duke luftuar kundër politikës së madhë perëndimore që po kërkon të rikthejë Arbërinë. Por, çfarë na duhet të bëjmë?

ll.Na i ka thënë poeti kombëtar shumë saktë:

Asnji punë s’na shkon për s’marit.

Se, sa nisim nji pune t’re,

Të parët që e prishim, jemi ne!

Gjergj Fishta

Më saktë nuk ka ku shkon.

Ja pra, tani kemi “nis nji punë të re”, një inisiativë perëndimore për ribashkimin historik të Arbërisë, që po duan të na i prishin ata që e kanë prishur ngaherë: sunduesit e korruptuar dhe të shiturit në Shqipëri.

Por e kanë kot. Reforma e nisur tani ka marrë karakter të plotë perëndimor, dhe drejtohet nga forca e politikës amerikane. Dhe shqiptarët duhet të kujtohen, se, kur kemi humbur territoret e Arbërisë, 2/3 e politikës perëndimore i kemi pasur kundër. Sot, në mbështetje të politikës amerikane dhe asaj gjermane, njëqind përqind e politikës perëndimore janë me shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, dhe rikthimi i Arbërisë është çështje kohe. Dhe Kjo politikë amerikane do të shkojë deri në fund, dhe shumë shpejt. Pse, pasioni i kancelares gjermane Merkel për mosprekjen e territoreve të Kosovës, ishte një kërkesë e izoluar? Jo, ajo ka të bëjë më bashkimin e Arbërisë.

E shikoni sesa histori të hidhur kemi? Ka tre vjet që krerët e Shqipërisë nuk lejojnë zhvillimin për bashkimin e Arbërisë historike, dhe po luftojnë me çdo mjet kundër Shqipërisë, pasi e kanë vjedhur dhe e kanë zhveshur atë.

Por, tani, është krimi i tyre korruptiv që po iu sillet netëve si hija e Bankos.

lll.Jam i sigurt kur them se individëve të korrupsionit shqiptar ka një vit që iu shfaqet netëve hija e Bankos. E ndiejnë që janë të pashpresë. Dhe kjo i hodhi në sulm për të destabilizuar Shqipërinë. Por dështuan si pasojë e forcës që politika amerikane ushtroi kundër tyre.

Prandaj tani gjithçka po shkon sipas skemës së politikës amerikane. Ajo që bie në sy është fakti që politika amerikane dhe politika gjermane janë në unison për qëndrimin kundrejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, deri tani, të dyja këto politika kanë gjetur pengesë te lidërshipi politik shqiptar, të të gjithë të korruptuarit të cilët do të jenë objekt i reformës antikorrupsion në Shqipëri.

Por një gjë është e sigurt: shumë shpejt këta do të ikin nëpër proceset e tyre penale. Nuk kanë më asnjë shpresë. Rreptësia me të cilën i goditi dhe po i godet politika amerikane të korruotuarit e Shqipërisë tregon hapur që Reforma në Drejtësi në Shqipëri do të jetë drastike.

Reforma antikorrupsion, që e ka qëndrën e vet të Reforma në Drejtësi, tani është e strukturuar plotësisht. Sot u mbyll i gjithë kuadri ligjor, dhe ajo që do të kërkohet, sigurisht duhet të jetë vëmëndje e plotë e opinionit publik ndaj kësaj Reforme, sepse te kjo Reformë është mbështjellë dhe jeton e gjithë e ardhmja moderne dhe në zhvillim e Shqipërisë. Të kjo reformë e përfunduar me sukses qëndron vetë ngritja e personalitetit të shtetit shqiptar dhe e dinjitetit kombëtar, i cili tani është krejt e krejt i nëpërkëmbur, nëpërkëmbje kjo që iu ka bërë shumë dëm shqiptarëve.

14 komente në “Reforma në drejtësi në Shqipëri po shkon sipas planit Perëndimor, anti-amerikanët të pashpresë”

  1. Ashtu kot says:

    Eshte nje shkrim plot te verteta dhe genjeshtra. Ne thelb ato shprehin shpirtin e Ngjeles, qe mendon se ci thote bytha e thote dhe goja sepse ai eshte kompetent.
    Te barazosh politiken amerikane dhe ate gjermane
    ne ceshtjen tone kombetare eshte nivitet.
    Te thuash qe qendrimi gjerman per mos ndryshimin e kufijve midis Kosoves dhe Serbise, behet me qellim qe ne te nashkohemi ne teritoret tona etnike. Te mos shikosh ndryshimin e kesaj politike me ate amerikane, ke nje mendje qe deshiren e merr si te vertete.
    Qe te mos zgjatem shume theksoj qe Gjermani nuk do te zgjodhet ky problem, sepse do forconte si Shqiperine ashtu dhe Serbine. Indirekt do rritej influenca Ruse dhe amerikane ne Ballkan….

  2. Ilia says:

    Jeni i madh i qarte largpames zagorit i nderuar!

  3. Arber iliri says:

    Shkelqyeshem ngjela.

  4. alphade says:

    Nje koment grotesk qe fyen avokatin e nderuar Ngjela ! Race e ndyre !

  5. ALBAN DEGA says:

    KUSH E KRUAN ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES….?

    … e han leshin e Marikes !

    – I nderuat me mosndotjen e emrit te tyre te ndritur sot 9 dite !

    – Per vizat e nje lugati po ia hiqni vizen edhe nje opozite malukate .

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    Tash e mesove ore Dritan preshi me K…ryepreshin e Lushnjes ne tru.
    Thuaja Presihorit te Lalezit dhe opozites suaj qe per here te pare ne historine e Shqiperise nuk ftoi ambasadorin e Italise dhe te kryealeatit tone strategjik SHBA ne Tirane ne takimin me ambasadoret e huaj me Tirane.
    Thuaja Krye….k…tarit te Partise tende Salikratike qe ka 10 dite qe nuk permendi asnjehere as emrin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne protesten e 21 qershorit dhe ne asnje deklarate te tij per shtypin.
    Beri 21 thirrje zecjerra e laringshqyera ne ate proteste shetitore te Tiranes
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    Po nuk thirri as edhe nje here te vetme Kryekushtrimin e aspirated shqiptar te viteve 90-te
    -E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Kishte det flamujsh evropiane deri edhe té Maltés e falenderime per Pieter Tiede Gebelsin e Bild-in me hallate perjashta ne ate proteste, po nuk e di a ishin 2 flamuj amerikane apo jo…
    Korit tuaj te qyqeve iu bashkua edhe Presidenti i Opozites e Presihori i Marikes.
    E nderuat SHBA- ne me mosndotjen e mosfelliqjen e emrit te ndritur te Shteteve te Bashkuara te Amerikes me lehjet tuaja prej koneje te Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putaninit !
    Po a e dini ju kokat pa tru te opozites Babale se pa SHBA edhe sot Evropa do te ishte nen kryqin e thyer te mustaqecjapit apo nen Draper Cekanin e mustaqekuqit gjeorgjian !?
    Po a e dini ti dhe qehajai e cifligari i Partise suaj Demosaliste dhe Presihori i Republikes se 95 per qind e shqiptareve jane proamerikane.!?
    Po aq jane properendimore !?
    A e dini ju se simboli i Perendimit eshte pikerisht SHBA- ja!?
    Atehere sa per qind e shqiptareve i mbeten Evropes kur dihet se cdo shqiptar e qenie njerezore kane vetem nje zemer .
    E per cfare !
    Per vizat e nje lugati po ia hiqni vizen edhe kesaj opozite malukate .
    Te pyes ty sepse ke qene student e shkelqyer por dole politikan e shkerdhyer dhe sepse po te pyes Lulush Karabushin 7 x 6= 49 do te pergjigjet 200 per qind!?
    E jo pa te drejte, por per shkak te padrejtedive, racizmit, albanofobise greko-serbo- ruse, per shkak te Shen Stefanít, Berliniit, Londres e per pak edhe te Versajes, Jaltes dhe Parisit … po te mos kishte qene SHBA-ja, Wodrow Wilsoni, Xhorxh Bushet, Klintonet e Trumpi sot !
    Mos e kruani me Ameriken !?
    A e dini pse !?
    Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes!
    Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
    Sepse Shtetet e Bekueme te Amerikes, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
    Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe. Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…
    Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
    “ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
    A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opinionesh e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetare me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:

    “Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: -Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.

    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
    – Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “

    Ky dokument monumental u be frymezim per poezine shkruar ate dite :

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu!
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine
    si Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    I Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !
    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes!
    God bless USA !

    From: Alban Dega
    Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT

  6. Lasgushi says:

    Spartak Ngjela,kreshendo ka aritur në këtë shkrim.Mevlerë absolute.Por shërben për shpjegimin e thjeshtë dhe të thell të thjeshtë e KONCIZE për drejtuesit e administratës amerikanë,së çfarë duhet të bëjnë ata për ekzistencën e Shqipërisë,me të cilën ju përputhen interesat strategjike 100%.Bravo Tani.

  7. Kosta says:

    Faleminderit qe na jep shprese avokat Ngjela.Shkrimet tuaja i lexojme me kenaqesi.

  8. Indinjata says:

    Ngjala kerkcenon e godet bukur me pistoleten bosh ,si gjithnje!Kur e pyet per kryekrimin e Shqiperise ai thote:Sali Berisha nuk e ka shkelur ligjin asnjehere,se une e kam gjykuar vetepor nuk i kam gjetur asnje shkelje ligjore!Pra ketu tregohet ose dashakeqes ose i urdheruar nga ata qe e kane trajtuar kete bishe si kane dashur e qe Ngjala nuk ia ka enda ti permende!Problemi i dyte eshte se eshte ne breg te detit e i bie anes detit pa futur kembet ne uje !Nuk na the ndonje gj per Cezarin o Ngjale!Qe pa skenarin e tij ky vend do te vazhdonte te shkonte keq e me keq,nuk na the qe Cezari i futi ne rresht keta hora me iniciativen e tij per te bene shtet ne Shqiperi e ti si zakonisht asnje fjale!Jepi Cezaritç’ka i takon Cezarit e leri perallat me gjinkalla!Sot do apo s’do tie soji yt Shqiperia ka ne krye te ketyre puneve nje njeri te mençur qe do hyje ne histori e qe llumi e baltosja juaj prej mese 15 vjeçare jo vetem qe si beri dot gje por perkundrazi zgjuarsia e ketij populli ndau miellin nha himet !Gjithkush qe ka dy mend ne koke e sheh qe Shqiperia po rimekembet fale meçurise ,urtesise e vizionit te nje politikani te nivelit te larte Europian e me gjere qe dijti te hyje ne loje ,dijti te tribloje ne menyre te persosur e sot te jete kapiten skuadre ku doni apo s’doni ju qe jeni ne bankine eshte me i miri i fushes!Ndaj mos e kap veshin e semur te djahte me doren e majte por kape direkt me doren e djathte!Edi Rama ngado ka shkuar ka gjetur dyer te hapura e kudo ku ka hyre ka ngritur ne piedestal emrin Shqiperi !Respektohemi sot neermjet punes se tij sepse Shqiperia ka patur ne drejtim edhe si Saliu edhe si ti or Spartak Ngjala,si pianeci Nano dhe sikokepalari Mete,si Lulashi dhe Balashi por kurr si kalibri i Edi Rames!Ndaj mos levizni nga m…qe gatuat keto 20 vite por rrijini mbi te se po levizet bini ere te qelbur te tere!

  9. Jovan Reposh Stanish says:

    O Avokat Anglosaksoni Osmanet cuan per Lesh Car Llazarin nese Nuk do ta Benin, Kosova e Ramush haradinaj do Ishe Komplet e Serbizuar.Arberit me Osmanet moren Kostantinopojen Dhe Ishin shkuan nga Yemeni ne Hungari, Nuk eshte Historia e Arbereve Vetem me Skendermena,Dhe figuren e Skendermenit Osmanet e beren Gjeneral Dhe Luftetare.Ik Tashti se e Hengre supen per Sot

  10. Drejtesi says:

    Vonon por s’harron…

  11. Krio says:

    dje Kico Ngjela dhe pinolli tij Spartaku ishin antiamerikan. u zin me Enverin se s jua duroj pordhet dhe i flaku ne plehra. Enveri nuk te denonte kot shoket e tij.
    Sot na del amerikan i betuar. biles shok i ngusht i Trampit.
    e dyta flet edhe per gjera qe si di: konkretisht ben historianin. 4 milion shqiptar ne kohen e Skenderbeut pra para 500 vjetesh. posi ore derzi kur mbas luftes 2 botrore s ishim as 800 mije.

  12. H says:

    Zoti Ngjela , ju vërtet Shpresoni të bëni arbërinë me atë lukuni hajdutësh dhe të korruptuarish ? Ju përgëzoj për optimizmin. Ju ngushëlloj për deziluzionin e pashmangshëm.

  13. Doni me per Belulin.. says:

    Prit gomar, qe te mbije bar..
    Me kullotat e njoma e fatzeza,
    u nginjen Berisha, Meta e Rama,
    me breza,
    te gjithe me radhe..
    Ate qe mbeti,
    po e han Francesco Becchetti.
    Edhe fare pak silazh,
    ka per avokatet me stazh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje