FIFA 20 Ultimate Edition, Zidane në kopertinë

31 Korrik 2019, 15:58Sport TEMA

FIFA 20 aq e shumëpritur këto kohë, po pasurohet gjithnjë e më shumë me elementë të rinj.

Electronic Arts, pasi përzgjodhi Eden Hazard dhe Virgil van Dijk si imazhe të kopertinës – respektivisht në versionet ‘Standart’ dhe ‘Champions’, ka zbuluar edhe fytyrën e radhës që do të jetë prezente në kopertinën e Ultimate Edition, atë komplete dhe të pajisur me nje sërë opsionesh ekstra të tjera: do të jetë Zinedine Zidane.

Trajneri aktual i Real Madrid (klub që ka një marrëveshje ortakërie me EA Sports), do të kthehet të veshë në botën virtuale e Blancos si futbollist, 13 vjet pas lënies së futbollit dhe nga prezenca e tij e fundit ne videolojëra.

Francezi do të jetë një nga yjet e së shkuarës në dispozicion të përdoruesve.

FUT 20 ICON do të jetë në dispozicion së bashku me atë të ish-kampionëve të tjerë të mëdhenj duke filluar nga Andrea Pirlo e Didier Drogba, te Ian Wright e Ronald Koeman. Dhe përveç tyre pritet të shtohen të tjerë emra të mëdhenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje