Italia finalizon marrëveshjen me kërkesë azilin për emigrantët e bllokuar me 5 kombe të Bashkimit Europian

31 Korrik 2019, 22:00Bota TEMA

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini tha se kishte arritur një marrëveshje me Gjermaninë, Francën, Portugalinë, Luksemburgun dhe Irlandën për të marrë në kërkesë azilin për 116 emigrantët që u shpëtuan në det javën e kaluar.

Anijes së emigrantëve ju dha leje qëndrimi në ujërat Italianë por jo ankorimi në port.

Autoritetet siciliane hapën një hetim për mirëqenien e emigrantëve duke nisur një grup mjekësh në anije.

Vetëm fëmijët u lejuan të zbrisnin pasi ministri i brendshëm i Italisë Matteo Salvini kishte refuzuar të lejonte të tjerët të dilnin nga anija, derisa të arrinte një marrëveshje me vendet e tjera europiane.

Ajo që sugjeron Salvini është se duhet bërë rishpërndarja e emigrantëve në vendet e tjera europiane pasi sipas tij të gjithë po i mbajnë sytë nga Italia gjatë gjithë kohës.

Qeveritë e BE-së kanë kërkuar një mekanizëm zyrtar për shpërndarjen e emigrantëve, por me sukses të kufizuar.

1 komente në “Italia finalizon marrëveshjen me kërkesë azilin për emigrantët e bllokuar me 5 kombe të Bashkimit Europian”

  1. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    NBC jep mandaten e keqe per sunitet shqipfoles: vritet birazeri Hamza ben Laden!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje