Nga Olta Xhaçka
I nderuar z. president,
jam njohur përmes shkresës, datë 29.07.2019, me shqetësimin e ngritur nga ju, lidhur me rrezikun që i kanoset vendit tonë dhe mbarë rajonit, nga një tërmet i përmasave apokaliptike që pritet të godasë së shpejti, jo vetëm Shqipërinë por mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Përfitoj nga rasti për t’ju informuar ju, e përmes jush edhe mbarë opinionin, pas konsultimeve me Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), se aftësia për të parashikuar vitin, datën e orën kur do të godasë një tërmet, apo fuqinë me të cilën do të godasë shkon përtej mundësive të shkencës. Tërmetet për fat të keq janë të paparashikueshëm. Ky është një fakt që e konfirmojnë sizmiologët tanë dhe çdo sizmiolog kudo në botë. Për më tepër, e konfirmon edhe vetë sizmiologu i njohur Tselentis, fjalët e të cilit janë bërë shkas për shqetësimin tuaj.
Besoj që jeni informuar, që në një reagim të tij ndaj alarmit tuaj, ai është shprehur disi i çuditur mbi lajmin e rremë, siç e quan ai duke thënë se, “nuk mundem dhe asnjëherë nuk kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete”. Shpresoj që përgjigjja e sizmiologut të sipërcituar, e cila përputhet edhe me qëndrimet e sizmiologëve shqiptarë e sizmiologëve në mbarë botën, i jep një përgjigje ezauruese arsyes së shqetësimit tuaj: tërmetet janë të paparashikueshëm.
Sidoqoftë, përfshirja juaj në debatin lidhur me përgatitjen e Shqipërisë për t’u përballur me emergjencat e fatkeqësitë natyrore është e mirëpritur. Kjo është një çështje, së cilës edhe Qeveria e Shqipërisë, dhe institucioni që unë drejtoj i kemi kushtuar vëmendje maksimale.
Unë nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria është sot më e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, sesa në çdo moment tjetër gjatë 30 vjetëve të fundit. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i burrave dhe grave që mbulojnë këtë sektor është i jashtëzakonshëm dhe koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë. Mënyra sesi i përballuan pasojat e tërmetit në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona.
Ndërkohë, shprehja më e qartë e seriozitetit të punës sonë është ligji “Për Mbrojtjen Civile”, që pret sot dekretimin nga ana juaj. Është një ligj i hartuar me ekspertizën e mbështetjen e ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, dhe që do të transformojë qasjen e vendit tonë ndaj emergjencave duke e zhvendosur fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut.
Unë besoj që duke dekretuar këtë ligj, pa humbur kohë, ju do të jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit tonë për t’u përballur sa më mirë, e me sa më pak dëme me çdo lloj fatkeqësie natyrore, përfshirë edhe tërmetet, të cilat, pavarësisht dëshirës sonë, në fund, mbeten të pakontrollueshme e të paparashikueshëm.
Pergjigje e Sakte po Ai i Gjori ndjek keshillat e Shvejkut dhe i qendron thenies se Pare.Hajde President me Demek!!!.Po shpejtoni Proceduren e Shkarkimit sa pa bere ndonje te PABERE.Cfare nuk pritet nga BUrI (me r te VOGEL) i Mona Baxhelles.
Jo jo jo,ligjin nuk e dekretoj,se mua nuk me plas fare ne se bie termet apo jo,se mua mire me ben,se me aq para sa klam fituar une,jetoj me mire ne hene!
Ishalla bie,qe te lahem me ju per te gjitha!
Thone se ka humbur Monika. Nuk e gjen gje gjene e keqe. Do jete diku per te fshehur gjene e vjedhur, ato qe mund te fshihen. Se pikturat I ka deklaruar Lord Cepani, nje pjese e te cilave Jane dhurata. Po dhuratat nuk kane limite?
.
Meta kerkon te tregoj qeedhe ai eshte aty,ka dhe ai per te thene diçka,se e shikon qe s ja var kerkush,as Monika me sa duket.
Vertet nje pergjigje e SAKTE, por llogjike, e argumentuar. Zoti President mesa duket as shkolle te mesme spaska mbaruar, ku te pakten merr njohuri fillesatrae per termetet si te paparashikueshem etj,,,,,,,
Ju lumte Zonja Ministre!!!
Bravo Olta! Krenar per ju figure e ndritur e kombit.
A rofsh moj bijë,
Tani që më sigurove moj znj ministre bukuroshe , po i mbaj ca të holla edhe për nesër,
se që kur tha metja se o shkojmë për lesh , i kam bërë lekët qershi e kumblla..mish e oriz …
He se s’ka faj Likja, ja ka thene filxhani i Monikes
Edhe une jam i atij mendimi zhdukja e Mones po fshef pasurine.
Presidenti yne i nderuar,nuk e ka fjalen vertete per termetet,por per ndonje termet qe do bej ai ne Shtator sipas mendjes se tij.Basha si kelysh dhe Berisha si qen i madh plak, Monika si bushter,jane gati qe t’i vene flaken shqiperise me thirrjen qe do t’ju bej Meta.Eshte e thelle kjo.Ka mendje te mprehte presidenti yne qe e paçim sa malet.
Nje pergjigje koncize,shteruese;leksion per t’u kuptuar nga te gjithe.Nje pergjigje aq e bukur sic je edhe vete z. Ministre!M
Filxhani nuk rren ilir muta ka të drejt. E ndjen tërmetin që po vjen si puna e minjve të haleve. Koha mrapsh ka fillu. Paç komen e mar mister.