Partizani i ka dhënë lamtumirën Ligës së Europës me një barazim 1-1 në Tiraspol ndaj Sherif vendas, por këtë radhë të kuqtë kanë zhvilluar një lojë shumë më të mirë se në ndeshjet e kaluara dhe vetëm një moment i diskutueshëm i ka hequr kualifikimin.
Ekipi i Lerdës ka kërkuar me ngulm golin që në minutat e parë dhe e ka gjetur me Asanin duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë të duelit.
Në të dytën, vendasit u zgjuan disi duke rrezikuar portën e Hoxhës, por barazimi do të vinte mes polemikave, pasi goli i vendasve fillimisht u anulua nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje e pastaj u kthye nga kryesori.
Në fund, Partizani provoi me çdo mënyrë të gjente golin e barazimit, por nuk ia doli, duke mbyllur këtu aventurën e kësaj vere në Europë.
Paska qon Ballist ay Albitri kriesor, hahaha;Gzuar partizoni vogèl Velo-ija , hahaha ha ha
Pse albiter skandaloz, mos duhej vene Erjon Brace te kualifikonte Partizanin. Goli eshte dukshem i paster por ai miu i Lozhanit e ka mendjen te kruhet me Andi Lilen pse ka mare sindikaten e sportit.
Më këto arsyetime sofiste Partizani del Kampion Evrope dhe Shqipëria Kampione Bote.??