Trajneri i Sherifit: Partizani na ka studiuar, ja si do luaj kundër shqiptarëve

31 Korrik 2019, 18:48Sport TEMA

Trajneri i Sherifit të Tiraspolit, Zoran Zekiç, doli ditën e sotme në konferencë për mediat, para ndeshjes së nesërme ndaj Partizanit.

NDESHJA E KTHIMIT – Falë Zotit fituam, por ndeshja e parë ka mbaruar tani. Nesër kemi një ndeshje të vështirë, dhe nuk mund të luajmë dot të qetësuar. Partizani me siguri e ka bërë analizën e ndeshjes, ashtu si ne, dhe ka gjetur pikat e dobëta. Duhet të bëjmë sa më pak gabime. Ne luajmë në shtëpi dhe shpresojmë që tifozët të na mbështesin sa më shumë. Kemi disa lojtarë të dëmtuar, dhe disa pikëpyetje në formacion. Nuk do bëj publik ndonjë emër tani. Do e shoh edhe në stërvitjen e fundit, për të vendosur kush do luajë.

STRATEGJIA – Mund të them se në Tiranë, luajtëm vetëm pjesën e parë ashtu si donim. 0-1 është një rezultat i rrezikshëm. Mendoj se edhe nesër, do luajmë me të njëjtën taktikë si në Tiranë. Të gjithë duhet të bëjnë detyrat e tyre, në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Duhet të sulmojmë shpejt, dhe të bëjmë presion që në fillim. Tani në konferencë, unë mund të flas shumë, por kryesore është t’i tregojmë nesër në fushë. Ka shumë faktorë që do ndikojnë në ndeshje, por besoj se do luajmë në sulm dhe në mbrojtje.

PARA TIFOZËVE – E vërtetë, ndeshjen e kaluar ndaj Saburtalos, ne u mundëm në shtëpi, para tifozëve, edhe pse nuk e prisnim atë rezultat. Luajtëm keq. Por, ata kanë 3-4 vite që luajnë bashkë, dhe për këtë ekipi gjeorgjian ishte më i fortë se ne. Nesër, dua të luajmë mirë para tifozëve tanë. Pas kësaj ndeshje, do mendojmë edhe më mirë për takimet e radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje