“5 mijë euro ose të vrava”, arrestohet “tmerri” i biznesmenëve në Korçë

5 Gusht 2019, 12:27Kronika TEMA
“5 mijë euro ose të vrava”, arrestohet

Foto ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale E.L., 37 vjeç, nën akuzën e kanosjes kundrejt përfitimit të një shume monetare.

Mësohet se i ndaluari, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”, ka kërcënuar me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 euros.

Sipas Policisë, 37-vjeçari është person që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Deklarata e policisë: 

Goditet një rast në fushën e gjobëvënies.

Kanos me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes.

Autori me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi. (TemA)

8 komente në ““5 mijë euro ose të vrava”, arrestohet “tmerri” i biznesmenëve në Korçë”

  1. ilir hoxha says:

    epo garip nga korca , edhe kete nuk e kishim degjuar

    futini dajak sa te dhjese ne breke haleja

    1. Hoxhe Mulliu says:

      E vertete Ilir. Sa me injorante shoqeria qe e rrethon individin aq me shume garripa prodhon… Nje here ne kaq kohe doli edhe nje nga Korca, por edhe ky ka shume mundesi eshte me prejardhje nga qyteti tend!

  2. Moisi Golemi says:

    Denuar per vrasje me paramendim dhe verdallisej i lire???

  3. banana shtet says:

    Ky bastardi eshte 37 vjec. Ka qene i denuar per vrasje me paramendim dhe eshte i lire. Sa vjet burg ka bere per vrasjen?

  4. TOMAS says:

    PERSE JEPNI INICIALE.JEPENI EMRIN E PLOTE QE TE MBURET FAMILJA PER KETE TRIM.

  5. Populli says:

    Rasti ne fjale eshte flagrant.Aresyeja eshte:kudo neper bote ,nje person hajtut apo vrases ,jepen te dhena te menjehereshme mbi identitetin e tij,emer mbiemer si dhe foto. Nderhkohe policia shqipetare jep vetem inicialet E.L. te ketij keqberesi.Pyetje si popull: si mund te ruhemi nga keta njerez,kur nuk i dime te dhenat per te !!!???? Nderhohe policia jep me emer mbiemer e foto ose te demtuarin ose te perdhunuarin !!!???

  6. Lani says:

    Duhet futur ne burg gjykatesi qe e ka lene te lire.

  7. korcari usa says:

    Ne pyll jetoni ju? Si ne cdo qytet edhe ne Korce ka pasur dhe ka banda dhe garripa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje