Njihuni me qytetin që jep licencë edhe për të… lypur

6 Gusht 2019, 14:11Lifestyle TEMA

Në qytetin jugor suedez, Eskilstuna njerëzit që kërkojnë lëmoshë në rrugë tani duhet të marrin licencë duke paguar tarifën e 21 eurove.

Sipas gazetës britanike ”Guardian”, qyteti Eskilstuna ka vënë në praktikë një rregullore sipas së cilës, personat që duan të kërkojnë lëmoshë në rrugë duhet të marrin një leje tremujore dhe në rast të mungesës së dokumenteve të nevojshme, ata do të gjobiten me 342 euro.

Organizatat joqeveritare kanë kritikuar këtë praktikë, duke argumentuar se ajo legjitimon kërkimin e lëmoshës dhe do t’i bënte edhe më të pambrojtur njerëzit në nevojë që kërkojnë, shumica e të cilëve janë nga vende si Rumania dhe Bullgaria.

Lypja e paautorizuar tashmë është ndaluar në disa qytete suedeze, që kur Gjykata Supreme miratoi ndalimin në qytezën Vellinge.

Sipas kanalit shtetëror suedez SVT, në Eskilstuna deri më tani janë dhënë tetë licenca.

2 komente në “Njihuni me qytetin që jep licencë edhe për të… lypur”

  1. Kaonia says:

    Kokopifqe me rigon , ashtu thonin dhe per norvegjine qe festoi 100 vjetorin qe nuk eshte vjedhur po kur vajten shqiptaret pas 90 pane qe pakistanezet dhe turqit qene bere zot te vendit me vjedhje e droge .Kishin we ne vitet 60 qe benin kerdine e tani jane bere buznesmene te ndershem gjoja.Po lenani me keto perralla me mbret se na i shpifet ,na bejne perfektin keta kur vete s kane le gje pa bere.

  2. mik says:

    Nqs kan biografi kriminale nuk perfitojne licence per lypje, e ne mungese te saje, do paguajne gjoben prej 342 Euro.
    Nqs nuk paguajne, do i sekuestrohet pasuria.
    Nganjehere edhe vendeve te zhvilluara i kercen damari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje