Sherri i Ilda Bejlerit me Dritan Shakohoxhën dhe një lidhje me kritikat e Muç Nanos për... gjoksin

6 Gusht 2019, 09:00Lifestyle TEMA
Sherri i Ilda Bejlerit me Dritan Shakohoxhën dhe një lidhje me

Ilda Bejleri nuk është menduar shumë për të replikuar kur ka dëgjuar deklaratën e komentatorit Dritan Shakohoxha për largimin e saj.

Edhe pse në Greqi duke shijuar pushimet, Ilda duket se nuk e ka kursyer një replikë që ka për t’i djegur jo pak Shakohoxhës.

“Nga puna të marrin dhe të heqin pronarët dhe jo komentatorët e ndeshjeve,“-shkruan Ilda teksa shkel syrin.

Pak momente më parë i ftuar në “Pushime on top”, Shakohoxha tha se ishte ai që e kishte futur Ildën në televizion dhe po ai vendosi që të kalonte në një kanal tjetër.

Ndërkohë, mjaft ndjekës në rrjetet sociale aludojnë se përplasja ka nisur fill pas kritikave të analistit Mustafa Nano i cili në një nga monologët e tij deklaronte se veshja e moderatores Ilda Bejleri linte shumë për të dëshiruar.

Madje Nano shkonte më tej, kur kërkonte që ajo mos shfaqej më në ekran duke komentuar gjoksin e zbukuar të gazetares sportive.

Debati i zgjatur në media, mesaduket ka ndikuar në imazhin e kompanisë mediatike ç’ka thuhet se ka nxitur Shakohoxhën drejt këtij vendimi.

2 komente në “Sherri i Ilda Bejlerit me Dritan Shakohoxhën dhe një lidhje me kritikat e Muç Nanos për… gjoksin”

  1. Petriti says:

    Nuk ju vjen keq per lexuesit qe vazhdoni te merreni akoma me kete lope te çmendur dhe shemtake?

  2. Hahaha says:

    Merruni me Ilden ju, me paret qe ka fituar po bene qender per masazhe vip mbas institutit te arteve. Sa shume para paskan tironsit … si Ilda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje