Xhelal Mziu insiston se është ende ai kryetari i Bashkisë së Kamzës. Edhe pse sot në shkollën “Hillary Clinton” konstituohet këshilli i ri bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe betohet kryebashkiaku i ri Rakip Suli, Mziu deklaron se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë pasi më 30 qershor nuk pati zgjedhje të ligjshme.
Sipas tij, Rakip Suli nuk përfaqëson askënd pasi në këto votime morën pjesë vetëm 6% të zgjedhësve.
“Vazhdoj funksionin për të cilin jam mandatuar. Zoti Suli përfaqëson një proces farsë ku morën pjesë në votime vetëm 6% të banorëve të Kamzës.
Nuk besoj se pati zgjedhje më 30 qershor. Suli mori 4 herë më pak vota se kandidati i mëparshëm i PS në Kamëz.
Ky është një uzurpim i institucioneve, ia kalojnë dhe kohës së Enver Hoxhës. Kemi një qeveri, parlament të një partie. Kush e njeh demokracinë e di se në 30 qershor nuk pati zgjedhje.
Do vazhdojë detyrën sot deri në orarin zyrtar dhe nesër në orën 08:00 do kthehem sërish” u shpreh Xhelal Mziu për A2 CNN.
Merreni zvarre kete maskara! E ka mbushur kupen me kohe ky qen berishist.
Eh te ishte enver hoxha,ti more legen do lepiheshe dhe do duartrokisje dhe do te dilte kurrizi si saliu nga servilizmi.
Kujton se nuk e njohim rracen tuaj te ndyre para 90tes.
Do te mallkonte veten ai qe shpiku kopjuterin nese do te shikon kete idjot perpara tij.
Vazhdo detyren ti, mo u merzit. Veprimet ne thesar mund te kalojne vetem me firmen e Sulit kurse ti mba karrigen se pse as mund te kalosh paga, as gje prej gjeje ne shtet vetem nqs u jep pagat nga xhepi
Jo Z.Mziu, nuk te ka hije ty te veprosh me dhune. Nuk eshte faji yt qe ti duhet te dorezosh zyren. Edhe ti e ke te qarte se loja e kujt eshte kjo. Ti nuk ke aresye te behesh lolo e Lyrezim Bashes. Po te kishte nje cike ndjeshmeri Basha, te pakten ty e disa kryetar te tjere te djathte duhet tu lejonte te kandidonit si te pavarur.
Beso se kjo ishte rruga per t ju hequr nga vathi i PD-se e per te vene Basha njerezit e vet.
Ne se nuk je ne gjendje te besh kete, ti shume lehte neser mund te behesh tabele e ligjit te dekriminalizimit gje qe i intereson vetem Lyrezimit.
Ne nje pale zgjedhje lokale te parakoheshme te jesh i sigurte se pas nje vendimi gjykate pro Sulit, ti nuk ke asnje shans te rikandidosh ne se zbaton urdherat e Lyrezimit.