SHISH zbardh prapaskenat, ja si do përgjohen pushtetarët dhe bosët e krimit pas ngritjes së SPAK

7 Gusht 2019, 09:03Politika TEMA

Shërbimi Informativ Shtetëror ka zbardhur teknikat dhe procedurat që ndiqen për përgjimin e personave të korruptuar dhe me rrezikshmëri të lartë. Sapo përmendet SHISH, të gjithëve u shkon mendja te përgjimet. Por në raportin vjetor të publikuar së fundmi, Shërbimi u ka dhënë një përgjigje të gjithëve, duke deklaruar se në asnjë rast nuk ka përgjime jashtë kuadrit ligjor, shkruan gazeta sot.

Sipas raportit, përgjimi i komunikimeve elektronike mbështetet në ligjin nr. 9157, datë 4. 12. 2003. “Ligji përcakton procedurat që ndiqen për përgjimin e komunikimeve elektronike nga institucione shtetërore informative të krijuara me ligj për realizimin e detyrave të tyre, si dhe procedurat që ndiqen nga personat e ngarkuar për përgjim.

Parimet bazë për përgjimin e komunikimeve elektronike janë respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, nevojshmëria dhe proporcionaliteti, sekreti dhe objektiviteti në kryerjen e tij. Asnjë institucion publik, të cilit i lejon ligji përgjimin e komunikimeve, nuk mund të paraqesë kërkesa të tilla për çështje apo veprimtari të papërcaktuara nga ligji si fusha të detyrave apo veprimtarisë së tyre gjurmuese.

Miratimi/refuzimi i kërkesës për përgjimin e komunikimeve elektronike kryhet nga Prokurori i Përgjithshëm, ose prokurori i autorizuar prej tij”, thuhet në dokument. Por SHISH ka treguar dhe ndryshimet që do të ndodhin me ngritjen e SPAK. Sipas raportit, të drejtën për të dhënë autorizime për përgjime do e ketë Gjykata e Posaçme e Apelit.

Por kjo tregon se SPAK do ketë vetë në dorë përgjimin e pushtetarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit. “Me krijimin e Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërkesa për përgjim depozitohet pranë Kryetarit të Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhënia e së drejtës për përgjim, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim, miratohet ose refuzohet nga Kryetari i Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose nga zëvendëskryetari i saj”, thuhet në raport.

Sipas SHISH, asnjë qytetar në Republikën e Shqipërisë nuk mund të jetë objekt përgjimi i komunikimeve elektronike, pa miratim nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Informimi i SHISH

Në raportin e SHISH për vitin 2018, jepen detaje dhe nga puna që ka kryer institucioni. Aty është bërë një bilanc i informacioneve të mbledhura ndër vite. Për 2016-ën, SHISH-i ka prodhuar në total 2944 informacione për klientët brenda e jashtë vendit.

Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: 378 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. 289 informacione për ministritë e linjës 826 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit.

Për 2017-ën, SHISH-i ka prodhuar në total 3146 informacione për klientët brenda e jashtë vendit. Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: 267 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. 274 informacione për ministritë e linjës. 1.060 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit. Për 2018-ën, SHISH-i ka prodhuar në total 3601 informacione për klientët brenda e jashtë vendit.

Për klientët brenda vendit, produkti informativ i SHISH-it ka shërbyer për informimin e institucioneve të larta të shtetit me: 521 informacione për Presidentin e Republikës, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Kuvendit. 302 informacione për ministritë e linjës. 1099 me destinacion Agjencitë e hetimit dhe të zbatimit të ligjit.

4 komente në “SHISH zbardh prapaskenat, ja si do përgjohen pushtetarët dhe bosët e krimit pas ngritjes së SPAK”

  1. ndershmeria.com says:

    Sa e bukur godina e shishit.Te dashur analfabete funksionale, duhet ta filloni nga vetja dhe se pari nga parate e amerikaneve qe u vodhen nga i pandjeri Kujtim e keshilltari presidencial Shaqiri. jo vetem ne kete ndertim ,por ne te gjitha ndertimet e restaurimet e godinave te shishit neper rrethe.

  2. spata says:

    Pergjoni por mos harxhoni kohe te pergjoni fukarenjte.Ndryshoni paisjet se ju kuptojme kur na pergjoni.

  3. kujdes says:

    PO mire, nje pyetje qe e di q s’marre pergjigje: Kush i ka autorizuar pergjimet qe nxierr Lulezim Basha, perse nuk falimentojne societete dhe ti denojne me burg te perjetshem per shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut gjithe ata drejtues dhe operatore qe i shesin pergjimet telefonike ku u do qejfi, me keq se prokuroret dhe gjyqtaret e plepave? Ndihem i skandalizuar nga shteti demokratik (çfare shteti me president Ilirin) per jeten time dhe shoqerise qe e kane kthyer ne diktaturen me te rrezikshme menyren e pergjimemeve duke i nxjerre vetem per kunderpergjigje ne momentet qe u vjen veza me te dale. Dhe e fundit; a ka mundesi ligjore te rregullohen keto gjera sa me shpejte e mundur me ligj te percaktuar sakte, e zeza mbi te bardhe, se kush pergjon, kush jep autorizim dhe kur shkelet kush mban pergjegjesi edhe me jete se mund tu kushtoje jeten te tjereve?. Apo do te lihet ne vazhden e çthurjes totale qe ka perfshire gjithe vendin per ti zgjidhur me vetegjyqesi, e vetmja rruge me e drejte deri me sot ne keto 28 vjet!

  4. Ai says:

    Kujt i sherben me shume sot SHISH-ja,
    UDB-se apo ASFALISE?
    Kush ka me shume spiun ne SHISH
    serb , greku apo rusi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje