Nga Mentor Kikia
Besoj e keni ndjekur çpo ndodh në Hong Kong? Qyteti, ish koloni dhe demokraci britanike, është në luftë me qeverinë e Pekinit, pasi qytetarët kërkojnë të ruajnë standardet e demokracisë britanike, por Pekini do ta kinezërojë sa më shpejt.
Në Tiranë, Partia Demokratike reagoi e alarmuar sot se qeveria do të pushtojë Kamzën dhe të vendosë sa më parë dikaturën edhe aty, pasi prefektja ka kërkuar konstituimin e këshillit bashkiak nesër dhe jo në datën 14 siç ishte paralajmëruar.
Unë nuk jam mbështetës i PD-së, as i PS-së, por jam opozitar i përhershëm, me çdo qeveri. Por kjo lufta e PD-së për të penguar kryetarët e rinj të marrin zyrat, aty ku bashkinë e ka patur PD-ja, më duket lufta më e pakuptimtë.
Pasi nuk u pengua dot mbajtja e zgjedhjeve, apo votimeve në 30 qershor, si do mund të pretendosh të mos dorëzosh çelësin e derës tani?
Si është e mundur të bëhet opozitë duke zënë derën e bashkisë së Kamzës apo Devollit?
Ja e zëmë se Kamza do të rezistojë dhe z.Mziu nuk do ta dorëzojë zyrën, çfarë fitoi kauza e opozitës? Si është e mundur që gjithë ajo kryengritje qytetare të përfundojë në luftë për zyrën e bashkisë së Kamzës?
Në 30 qershor nuk pati zgjedhje, por ai proces nuk rrëzohet duke mos dorëzuar çelësin e zyrës së bashkisë.
Ai reagim i madh qytetar prodhoi frymëzim dhe unë jam një ndër ata që ende besojne që aksioni opozitar ta detyrojë qeverinë për të pranuar një sërë reformash të thella, duke filluar nga përmbysja e sistemit zgjedhor.
Por, nëse në vend të platformave konkrete reformuese, do të bëhen sherre tek dera e zyrës së Xhelal Mziut, atëherë ajo lëvizje mund të përfundojë në një lëvizje Haxhiqamilse.
Po pse ,o Mentor, me keqardhje po te them : ku ke qene deri tani ? Po pse ato protestat pa ide ,apo si thote populli pa buke, nuk jane levizje Haxhiqamiliste ?
E po kur krahasojne me boten Albanistanezet, t’iken truni vockel….
Asht njilloj me than, Ruci e Tualet Palla jane heronjt e demokracise….lol!
Bathore Kryeqytet-“heronjte e demokracise” i keni te gjithe ne Bathore dhe tek Astiri, ku “Albaniastanezet” e Saliut kane ndertuar shtepite ne tokat e vjedhura prej shqiptareve paqesore tironas. lol!
Vetem “Albaniastanezet” e Saliut e kane kuptuar demokracine si: “te vjedhi kush te mundet” dhe “sa me shume te vjedhesh, aq me i nderuar do jesh”. lol!
O Mentor o debil! Ajo qe ti quan “kinezerim”, eshte as me pak as me shume se ZHVILLIM I JASHTEZAKONSHEM , do apo s’do ti o kokbole ?
Shume von e more vesh ti , Mentor , qe kjo eshte levizje Hqamiliste . Zgalem
Kjo oppzite Kikia te ha mune.
Shume mire e ka zoti Kikia.Xhelal Mziu te mos shesin shume pordhe,(se vetem Basha ja blen),te dorezoi zyren dhe te ikin si qeni rrahur me bishtin nder shale.Ndryshe do kercas goditja e rende e drejtesise,1 vit burg.Ku e gjeti trimerin ky mut qe na beka te fortin.Shteti,qeveria,jane me te forte dhe jo ky mut muti qe nuk do te lere zyren.Ta prvoj njehere dhe te shikoi se ku do te futet,ne verin e semes nga ka dale.
Zoti Mentor, zgjedhjet u bene ne 30 qershor. Kush desheronte te merrte pjese, mori dhe po keshtu, kush desheronte te votonte, votoi.