PD sjell një gjerman në Tiranë dhe e shet si këshilltarin e Merkelit, CDU: Nuk e njohim fare…

6 Gusht 2019, 16:25Politika TEMA
PD sjell një gjerman në Tiranë dhe e shet si këshilltarin e

PD ka dërguar një shtetas gjerman me emrin Martin Henze te Teatri Kombetar, duke pretenduar se ai është këshilltar i kancelares Angela Merkel.

Aktori Nertitan Liçaj, nisur nga qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike shprehet se ai është këshilltari kryesor i kancelares.

Ndërkohë para disa kohësh, vetë CDU përgënjeshtroi lajmin ku publikoi një reagim që tregonte se nuk kishte asnjë kontakt me këtë person. 

Nën/zëdhënësi i CDU, zoti Bülend Ürük bëri kërkimet e nevojshme dhe tha se Dr. Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.

“I nderuar zotëri,

Ju falenderojmë për kërkesën tuaj. Zoti Martin Henze është i panjohur për CDU Gjermani.

Ai nuk është një këshilltar i CDU, aq më pak i Annegret Kramp-Karrenbauer, lidere e Unionit Kristian Demokrat, apo i Presidiumit, apo i Bordit Kombëtar Federal të CDU.

Ne nuk e njohim këtë person” – është përgjigja e CDU në Berlin  për JavaNews. (TemA)

 

3 komente në “PD sjell një gjerman në Tiranë dhe e shet si këshilltarin e Merkelit, CDU: Nuk e njohim fare…”

  1. Genti says:

    Jashte shtetit po te prezantohesh si dikush tjeter qe nuk je arrestohesh ne vend.Policia jone nuk i njeh ligjet dhe eshte qesharake.Ky gjerman muti duhet arrestuar dhe cuar para gjyqit.Me e pakta qe mund ti ndodhe eshte debimi i menjehershem nga territori i Shqiperise dhe ndalimi i hyrjes per nje kohe te caktuar.Po ketu tallin bythen kushdo se ketu nuk ka shtet.

  2. ERI says:

    Niveli intelektual i Neritan Licaj te le per te deshiruar.Por edhe drejtshkrimi i tij qe pashe ne fb.Do ishte me mire te mesonte abetaren nga e para

  3. Alidemsi vjeter says:

    A ka norma ligjore per keto mashtrime apo trukime politike ? Cfare ben qeveria kundrejt ketyre mashtrimeve publike…..mos na vjen dhe “sekretarja personale” e Trampit , i sensibilizuar per ngjarjet e Teatrit …….?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje